Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin e sapozgjedhur të Internacionales Socialiste, kryeministrin e Spanjës Pedro Sánchez. Lajmin e bëri të ditur vetë Rama, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ku ka publikuar edhe foto nga takimi. “Me Presidentin e sapozgjedhur të Internacionales Socialiste, kryeministrin e Spanjës Pedro Sánchez”, ka shkruar Rama. Kujtojmë që Partia Socialiste e drejtuar nga Rama është pjesë e Internacionales Socialiste prej kohësh.
Author: tirana
Moderatorja Arbana Osmani zbuloi se edicioni i dytë i “Big Brother VIP” do të nisë brenda këtij viti. Teksa ishte e ftuar këtë të premte në “Wake up”, Osmani tregoi se konkurrentët e këtij edicioni do të jenë edhe më të njohur sesa emrat e vitit të kaluar. “Do të nisë brenda këtij viti. Është përzgjedhur kasti. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere që njerëzit të afeksionohen pas tyre. Edhe në edicionin e parë, publiku e ndiqte sepse u pëlqenin personazhet, jo skandalet. Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të…
Parlamenti i Sierra Leones në Afrikë është kthyer në një “ring” pas përplasjes së deputetëve me njëri tjetrin. Një ndryshim i propozuar në sistemin zgjedhor që do të lejonte përfaqësimin proporcional në zgjedhjet e vitit të ardhshëm duket se ka “ndezur” gjakrat. Në rrjetet sociale, po qarkullon një video ku deputetët shihen duke hedhur karrige dhe duke u përplasur me shkelma dhe grushta në Kuvend me njëri-tjetrin.
Sot, Gjykata liroi nga burgu tre infermierët që dhunuan të moshuarën pak ditë më parë në një azil në Pejë. Pas këtij vendimi, ka reaguar e bija e të moshuarës, Zhaneta Nira, e cila shkruan se plaga saj është thelluar edhe më shumë. “Vendimi për lirimin e të pandehurave nga paraburgimi ditën e sotme nga Gjykata Supreme e Kosovës, plagën tonë në zemër vetëm sa e ka thelluar. Shoku i shkaktuar nga pamjet e dhunës që i ushtrohet nënës time, për ‘Gjykatën Supreme’ paska qenë lehtë i gëlltitshim dhe me këtë veprim kjo gjykatë ‘dhunoi’ për të dytën herë nënën…
Një 42-vjeçare në Belsh ka denoncuar fqinjin e saj se ka abuzuar seksualisht me vajzën e saj 20-vjeçare, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik ndaluan shtetasin F. H., 69 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, pasi ka bërë kallëzim një 42-vjeçare, se shtetasi F. H. (fqinj i saj) ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj 20-vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Vijon puna për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.”, njofton Policia.
Një grua nga Gjirokastra është dërguar me urgjencë në Spitalin Infektiv në Tiranë pasi u sulmua nga një qen rruge. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Palorto në qytetin e Gjirokastrës ku 47-vjeçarja Vali D. është sulmuar nga një qen rrugë çka i ka shkaktuar asaj plagë serioze në të dy duart. Sipas të dhënave paraprake, gruas i janë dëmtuar rëndë kapilarët në të dy gjymtyrët dhe për këtë arsye është nisur drejt Tiranës në gjendje kritike për jetën.
Një 55-vjeçar, i cili ishte nisur nga Gjermania, është kapur në pikën kufitare të Preshevës me 59,000 euro, shumë të cilën e kishte fshehur nëpër çorape. Ai po udhëtonte i vetëm me një automjet tip BMW kur u ndalua për kontroll nga doganierët. Gjatë kontrollit të automjetit, doganierët gjetën një çantë udhëtimi me sende personale në sediljen e pasme të mjetit, brenda të cilës kishte disa palë çorape të mbushura me tufa me euro. Po ashtu, sasi të konsiderueshme parash u gjetën edhe në xhepat e pantallonave.
Open Data Albania ka publikuar të dhëna mbi funksionimin e Medias Televizive. Ky hulumtim evidenton numrin e licencave sipas kategorisë së medias televizive dhe subjektin tregtar që i zotëron këto ekrane. Të dhënat në hulumtim janë marrë nga Autoriteti i Mediave Audiovizive AMA dhe Qendra Kombëtare e Regjistrimit QKR. Në Shqipëri televizionet kategorizohen sipas mënyrës së shpërndarjes së sinjalit të mbulimit përkatës të territorit. Kategoritë janë: Subjekte audiovizive të pajisur me licencë private kombëtare transmetimi audioviziv dhe Subjekte audiovizive analoge private. Televizione Private Kombëtare që operojnë aktualisht janë Tv Klan, Top Channel, Media Vizion, Digitalb dhe ADTN. Televizioni Klan (J71413001L) , Shoqërisë Tregtare…
Në Durrës ka mbërritur “Perla e zezë”, një nga jahtet më të mëdha dhe më të bukura në botë.Superjahti ka mbërritur në portin e Durrësit për të përfituar nga lehtësitë që ofron vendi ynë për furnizimin me karburant dhe hyrjen në kufi për shtetasit e huaj.“Perla e zezë” do të qëndrojë deri në mbrëmje në portin më të madh të vendit dhe pasi të ketë kryer shërbimet për të cilat ka mbërritur, furnizimin me naftë në çmimin e bursës dhe ndërrimin e ekuipazhit, do të largohet për të vijuar lundrimin e saj.I ndërtuar në vitin 2018, superjahti me vela dhe…
Për të garantuar mbarëvajtjen e punimeve të Samitit të BE-së në Tiranë do të angazhohen më shumë se 1200 efektivë policie, që mes të tjerash do të shoqërojnë delegacionet nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” deri në qendër të kryeqytetit. Pas mbërritjes së tyre në Tiranë, përveç stafeve dhe personave të akredituar, do të jetë e pamundur të kalohet perimetri i sigurisë që nis nga Kryeministria në drejtim të Pallatit të Kongreseve dhe përreth stadiumit “Air Albania”. Pas pritjes zyrtare të delegacioneve nga kreu i qeverisë shqiptare, takimi me dyer të mbyllura është parashikuar të nisë rreth orës 10:30. Në këtë…
20-vjeçari Pjerin Lleshi që u arrestua në korrik të këtij viti pasi u kap duke transportuar drogë me makinë në Angli, u shpall fajtor dhe u dënua me 7 muaj e gjysmë burg nga Gjykata e Kurorës së Newcastle. Nga kontrolli i Audit, në bagazh u zbuluan dy çanta të mëdha me 9 kg kanabis në total, sasi e cila nëse do dilte në treg kapte vlerën e 42 mijë paundëve. Brian Mark, avokati mbrojtës i Lleshit ishte paguar rreth 400 paund për të drejtuar makinën dhe se “nuk i pa çantat, nuk e dinte sa kanabis kishte. Nuk e…
Sinoptikanët parashikojnë që këtë fundjavë të ketë mot të ndikuar nga masa ajrore të paqendrueshme. Moti do të mbizotërojë me vranësira shtresore të dendura që prej orëve të paradites së të shtunës, gjë e cila do të vijojë edhe të dielën. Reshjet lokale të shiut do të nisin të shtunën në mbrëmje dhe do të vijojnë gjatë gjithë ditës së diel. Reshjet e shiut do të jenë të herë pas hershme me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar në veri. Në relievet malore do te kete reshje dëbore. Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje e lehtë e mesatare në…