Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka përshëndetur deklaratën e Komisionit Europian, që sipas tij, tregon se liderët e shteteve që do vijnë në Tiranë më 6 dhjetor për Samitin BE-Ballkani Perëndimor. Berisha tha se protesta e 6 dhjetorit ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm në Shqipëri, emigracion dhe kudo. “Protesta e 6 dhjetorit ka ngjallur një interes të jashtëzakonshëm në Shqipëri, emigracion, disaporë dhe kudo. Para se të adresoj thirrjen time, kam një falenderim të përzemërt për Komisionin Evropian, përfaqësinë e tij, me deklaratën e djeshme u dëshmuan shqiptarëve se ata vijnë këtu për mbështetjen e popullit shqiptar, vijnë këtu për…
Author: tirana
Ukraina po përpiqet të riparojë dëmet në infrastrukturën e saj energjetike, pas bombardimeve të shumta ruse dhe të rikthejë energjinë për miliona ukrainas. Sistemi energjetik i Ukrainës është në prag të kolapsit dhe miliona njerëz po vuajnë nga ndërprerja e energjisë elektrike gjatë javë të fundit, ndërkohë që ka edhe probleme serioze me ngrohjen me fillimin e dimrit. 🛰️ @NASA 📸 Ukraine before the full-scale war vs after the latest #RussiaIsATerroristState strikes on energy infrastructure. pic.twitter.com/O9iBOpILv7— Ukrainian Community in Ireland (@UkraineIreland) November 24, 2022
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, thotë se dhunimi i vlerave evropiane nga qeveria “Rama 3” është absolutisht faktori më themelor i shndërrimit të shqiptarëve për herë të dytë në 30 vite në njerëzit e gomoneve. Këtë Berisha e lidh edhe me protestën e 6 dhjetorit, ku në Tiranë po atë ditë do të mbahet edhe samiti i madh, për herë të parë i BE dhe Ballkanit Perëndimor, “Ju besoj se i patë statistikat e djeshme të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Shqiptarët tejkalonin me distancë sirianët dhe afganët. Është një rast për të shprehur me dinjitet, me civilitet, zërin tuaj,…
Prindërit shpesh shqetësohen për mënyrën e të ngrënit të fëmijës së tyre, aq sa harrojnë të pyesin për gjëra të tjera po aq të rëndësishme. Këtë herë dhe këshilla e Lir Gjikës është pikërisht kjo, se si duhet të silleni kur fëmijët kthehen nga kopshti apo shkolla: “Shpesh dëgjoj prindër që i drejtohen fëmijëve kur i takojnë: “a hëngre” ose “u ngope”, sikur fëmija është çuar në kopësht, vetëm për të ngrënë dhe jo për të mësuar. Këto pyetje janë si ajo thika me dy presa, që bën vetëm dëm. Natyrisht. që fëmija duhet pyetur edhe për ushqimin, por jo…
Pas kombëtares italianë të futbollit, Brazili është një shtet tjetër që gëzon mbështetje të madhe në Shqipëri. E teksa dje kombëtarja latine u përball me Serbinë duke e mposhtur me rezultatin 2 me 0, një episod i veçantë ka tërhequr vëmendje, dhe me siguri që do i bëjë shqiptarët akoma më të lidhur me Brazilin. Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet se si një i ri brazilian bën shenjën e shqiponjës dykrenore, përpara futbollistëve të Serbisë, të cilët janë afruar tek tifozët për t’i përshëndetur në përfundim të ndeshjes.
“Kompania “Eagle Hills” merr dritën jeshile për mega-projektin në Shqipëri”,-shkruan revista “Arabian Business”. Pas 14 orëve të seancës maratonë në Kuvendin e Shqipërisë marrëveshja u votua me 76 vota pro dhe 35 kundër për projektin e Portit të Durrësit. Biznesmeni Alabbar thotë se ka punuar shumë gjatë për këtë projekt. “Është ndryshim loje, diçka për të cilën ne kemi punuar shumë në prapaskenë për një kohë të gjatë. Unë me të vërtetë nuk mendoj se do të gjeni askund diçka të tillë”, tha Alabbar. I njohur si “Durrës Yachts and Marina”, porti i ri do të projektohet si një nga…
Vijojnë të dalin detajet nga megaoperacioni i Policisë në Fier, ku u zbulua një laborator kokaine. Zenel Çervanaku është porositësi i plehut ku ishte e fshehur kokaina në Mal të Zi. Lënda narkotike u magazinua në shtëpinë e vëllait të tij, Viktor Çervanakut. Të dy vëllezërit kanë rënë në pranga dhe bashkë me ta dhe tetë shtetas të tjerë të përshirë në këtë veprimtari të paligjshme: Denilson Çervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona. SPAK-u tregoi se porosia ishte bërë që në maj të 2022 dhe në plehun organik u…
“Pushtimi”, si e lexon situatën sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, është fakt, por negativ për qeverinë britanike. Emigrimi në këtë shtet është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Më shumë se gjysmë milioni njerëz (504.000) kanë hyrë në Britani, kjo shifër deri në qershor. Rekordi i mëparshëm ishte 390.000 në vitin 2015. Kur donte votat e qytetarëve, ish-kryeministri David Cameron premtoi të zvogëlojë emigrimin nga qindra mijëra në vit, në dhjetëra mijëra. Por ai kurrë nuk iu afrua qëllimit. media britanike “The Sun”, shkruan se edhe kryeministrat e tjerë si Theresa May, apo dhe Boris…
Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Arbana Osmani, e ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, foli për “Big Brother VIP 2”, që nis këtë dhjetor. “Do të nisë brenda këtij viti. Është përzgjedhur kasti. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere që njerëzit të afeksionohen pas tyre. Edhe në edicionin e parë, publiku e ndiqte sepse u pëlqenin personazhet, jo skandalet. Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të…
Për operacionin e bërë dje në laboratorin me drogë në Fier, SPAK-u thotë se porosia është bërë që në maj të 2022 dhe në plehun organik ishin 430 kg kokainë. SPAK nënvizon se plehu organik u porosit nga Shqipëria dhe do të transportohej me anije nga Kolumbia përmes Portit të Pireut të Greqisë ku u mor nga porositësi shqiptar. “Ky procedim është hetuar nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), në bashkëpunim me autoritetet malazeze, si dhe në koordinim të vazhdueshëm me disa nga agjencitë e huaja të zbatimit të ligjit, referuar informacioneve që disponoheshin…
GJKKO vendos t’i japë mundësi ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka të marrë trajtim mjekësor edhe jashtë mjediseve të paraburgimit për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Koka mund të dalë nga paraburgimi, i shoqëruar nga policia, sa herë të ketë nevojë për të marrë trajtim dhe në ambientet e QSUT. Lefter Koka kishte kërkuar masë sigurie më të butë se ajo e arrestit me burg, por Apeli i GJKKO e rrëzoi dje kërkesën e tij. Ndaj ish ministrit të Mjedisit është në fuqi edhe një masë tjetër “arrest me burg”, për akuzt e ngritura në lidhe me inceneratorin e Fierit,…
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, këtë të premte ka dhënë detaje në lidhje me operacionin antidrogë ku u zbulua laboratori i kokainës në Fier. SPAK-u bën të ditur se janë sekuestruar 430 kg lëndë narkotike kokainë me vlerë 40 milionë euro. Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe 15,910 euro, 3 kallashnikovë, 3 pistoleta, 108 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 18 telefona, 5 automjete, 2 lap topë, 2 armë gjahu dhe 20 paleta me 24 tonë pleh artificial.