Lufta ruse në Ukrainë, që është në ditën e 274, po lë tashmë me miliona njerëz në një krizë për ujë dhe energji elektrike. Autoritetet në Kiev po punojnë për të kthyer furnizimet, por ndërkohë banorëve u duhet të qëndrojnë në radhë për ujë, ose të mbledhin ujin e shiut nga kanalet e kullimit. Ata që kanë mbetur pa energji, mes temperaturave të ftohta të Kievit janë drejtuar në kafene për ngrohtësi dhe energji elektrike. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se rreth 60% e kryeqytetit ukrainas ishte ende pa energji elektrike teksa temperaturat mbeten shumë nën zero.…
Author: tirana
Në Botërorin e Katar 2022, po luhet me shpirt. Brazili prezantoi kandidaturën për titullin kampion mbrëmjen e djeshme, me një fitore bindëse ndaj Serbisë në ndeshjen e parë të grupit, por gëzimi i brazilianëve nuk ishte i plotë. Neymar pas një ndërhyrjeje të Milenkovic, u dëmtua në kavilje dhe doli nga fusha duke qarë. Në pritje të vizitave, fotot tregojnë një fryrje të kaviljes së brazilianit të PSG. Pas ndeshjes, trajneri i Brazilit, Tite u shpreh se është optimist. “Kam bindjen e plotë se Neymar do të vazhdojë të jetë me ne. Besoj se do të luajë ndeshjet e ardhshme.…
Ish-zv-kryeministri dhe deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe propozoi një amendament ditën e djeshme në seancën plenare, por që nuk ka gjetur mbështetjen e kolegëve të tij të maxhoarncës. Amendamenti i tij gjeti mbështetje tek opozita, por ishin vetë kolegët e grupit socialist që e rrëzuan. Ai propozoi që mbështetur në nenin 75, pika 3 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë në projektligjin ‘Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, të bëhet shtesa e mëposhtme: Pas pikës 40, të nenit 56 Përjashtime të veçanta në import,…
14 orë zgjati seanca plenre e së enjtes në Kuvend, dhe në mesnatë deputetët dhe ministrat votuan projektligjet dhe marrëveshjet sipas rendit të ditës. Përpos lajmit se kryeministri Edi Rama mungoi në sallë dhe nuk voti as marrëveshjen për Portin turistik të Durrësit, lajm tjetër që nuk u pa në mesnatë, është vota e deputetes së PD-së, Dhurata Çupi. Ajo është e vetmja nga opozitarët që voti buxhetin 2023, edhe pse në foltore foli kundër. /Tirana News/
Rrugët në Shqipëri janë vdekjeprurëse ku në 10 muaj janë 134 jetë të humbura, por që shoferët po sillen shumë në mënyrë të përgjegjshme. Kështu e sheh situatën drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në një raport për periudhën janar-tetor 2022, thekson se përgjatë 9 muajve ka pasur 33% më pak aksidente në krahasim me vitin 2018 për të njëjtën periudhë kohore si edhe më pak humbje jete. Po ashtu përgjatë kontrolleve të policë rrugore, është vëne re se ka një ndërgjegjësim të drejtuesve të rinj, ata që sapo janë pajisur me patentën e drejtuesit të mjetit, por…
Edhe pse e mbrojti me shpirt dje në sallën e Kuvendit, në një seancë që zgjati 14 orë, dhe u bë qullë në djersë, kryeministri Edi Rama nuk e votoi marrëveshjen për portin turistik të Durrësit. Por mëngjesin e kësaj të premteje, Rama teksa ka postuar një video të këtij projekti, thekson se do të jetë një motor i jashtëzakonshëm ekonomik. “MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë e hapjes me votën e mbrëmshme PRO të rrugës për ndërtimin e Portit të Turistik, që do të jetë një motor i jashtëzakonshëm ekonomik për Durrësin e mbarë Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan…
Dashi Ju mund të keni ndjenjën se një mik i juaji po ju zhgënjen në një farë mënyre. Shikoni situatën më nga afër dhe do të zbuloni se nuk është kështu. Ky person thjesht është ai që është. Demi Bukuria juaj dhe mënyrat e të folurit do t’ju futin në çdo derë që dëshironi të kaloni. Ju jeni në zjarr. Shakatë po ju derdhen nga gjuha pa mundim. Qëndrimi juaj i lumtur dhe fëmijëror po i bën të gjithë rreth jush të ndihen mirë. Binjakët Rezistojini dëshirës për të pastruar dhe organizuar gjithçka që ju del përpara duke përfshirë tavolinat…
Këtë të premte, vendi ynë do të përfshihet nga masat ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin gjatë orëve të para të ditës alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në ultësirën perëndimore. Pjesa e dytë e ditës do të sjelli shpeshtim të vranësirave në pothuajse gjithë territorin, por nuk priten reshje. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 15°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në…
Parlamenti ka miratuar pas një seance maratonë që ka zgjatur mbi 14 orë miraton projektin e Portit të Durrësit! Projekti u votua me 76 vota pro dhe 35 kundër, ndërkohë që kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm.
Një kapitull i veçantë i librit “Republika e Parë” e Mero Bazes, trajton me hollësi zhdukjen e shqiptarit nga Kosova Remzi Hoxha, i cili u rrëmbye nga SHIK e nuk u kthye më kurrë tek familja e tij. Në librin e tij, gazetari Mero Baze e trajton këtë çështje që në origjinën e ngjarjes, ku tregon për biseda me thuajse të gjithë piramidën e shtetit të asaj kohe. Pikërisht nga mënyra se si janë përgjigjur krerët e shtetit, duke nisur nga Sali Berisha e Bashkim Gazidede, kuptohet shumë për këtë ngjarje. Ndërkaq, për këtë tragjedi të rëndë, udhëheqja e Kosovës…
Moderatorja e njohur Dojna Mema dhe partneti i saj, këngëtari Vlashent Sata janë bënë prindër të një djali. Nolan Sol e ndryshoi jetën e çiftit përgjithmonë. Dojna është mjaft aktive në Instagram duke postuar pjesë nga përditshmëria, e tashmë edhe me vogëlushin që i ka ‘ndriçuar’ jetën. Dojna shpesh poston foto dhe video nga përditshmëria e saj dhe e familjes së saj. Së fundmi bukuroshja na ka treguar edhe diçka tjetër që nuk e dinim rreth saj. Me anë të postimit të fundit Dojna ka pranuar se nuk di të gatuaj asgjë tjetër përveç një ushqimi, që janë makaronat dhe…
Brazil – Serbi është ndeshja e fundit e ditës së sotme. Skuadrat janë pjesë e Grupit G, aty ku momentalisht kryeson Zvicra e shqiptarëve pasi mposhti ditën e sotme minimalisht Kamerunin. Brazili është ekipi pretendent për fitimin e trofeut, ndërsa Serbia është një skuadër e cila është gati të bëj “dëm” sapo t’i vija mundësia, pasi ka në organikën e saj lojtarë më shumë potencial. Tite ka prefuar në portë yllin e Liverpoolit, Alisson, ndërsa qëndrën e mbrojtjes e plotësojnë Thaigo Silva dhe Marquinhos, duke lënë kështu në stol Militaon. Krahët e mbrojtjes, të cilët duket se janë pika më…