Author: tirana

Pas pjesës së parë të mbyllur në barazim pa gola mes Portugalisë dhe Ganës, “luzitanët” kanë zhbllokuar rezultatin në të dytën. Cristiano Ronaldo është treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 65, duke u bërë kështu lojtari i parë në histori që shënon gol në 5 botërore. CRISTIANO RONALDO SCORES FROM THE SPOT. pic.twitter.com/NeeqgsTMu9— Fast GøaIs (@i6astv) November 24, 2022

Read More

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili nuk është penduar për gjuhën që përdori sot në parlament drejt Taulant Ballës, duke e quajtur “skizofren dhe idiot”, etiketime këto që i sollën përjashtimin me 5 ditë nga sekretariati i Kuvendit. Në një intervistë për Euronews Albania, Vasili deklaroi se është provokuar, ndërsa shtoi se nuk habitet që fjala e lirë të ndërpritet në parlament. “Nuk e kam kuptuar, por është plotësisht e qartë dhe e shpjegueshme sepse standardi i këtij parlamenti maskarenjsh është që lejon vetëm që të hapet gropa septike e Edi Ramës që lëshon vetëm pisllëk të pafund, qoftë në…

Read More

Faqja e famshme Terrible Maps ka publikuar një hartë me mbiemrin më të zakonshëm dhe të përhapur në të gjitha vendet evropiane. Sipas këtyre të dhënave, rezultatet për rajonin tonë janë si më poshtë: mbiemri më i zakonshëm në Shqipëri është Beqiri, në Kosovë është Hoxha, në Mal të Zi ka më së shumti persona me mbiemrin Popoviç, ndërsa mbiemri më i zakonshëm në Serbi është Jovanoviç. Harta u publikua dje në llogarinë në Twitter të Terrible Maps dhe i referohet të dhënave të vitit 2022, ku për Shqipërinë të dhënat përkojnë dhe me vitin 2021. Most popular last names…

Read More

Një laborator kokaine është zbuluar në Fratar të Fierit. Operacioni i urdhëruar nga SPAK në një laborator kokaine në Fratar të Fierit është mbyllur këtë të enjte, pas më shumë se tre muajsh përgjime dhe vëzhgime nga ana e SPAK-ut, Dea-s dhe Forcës së Ligjit. 15 persona janë arrestuar deri tani, ndërsa dyshohet se droga është transportuar përmes plehut kimik. Sipas informacioneve, ngarkesa e drogës ka ardhur nga Kolumbia.

Read More

Një sasi e madhe kokaine është sekuestruar gjatë një aksioni të policisë malazeze dhe asaj shqiptare. Sipas të njëjtave informacione, kokaina ishte e fshehur në thasë me dhe. Ajo u zbulua nga policia malazeze në korrik, me ndihmën e Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave, pasi dërgesa mbërriti në Portin e Tivarit. Inspektorët e Sektorit Kundër Krimit atëherë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit edhe me autoritetet nga Shqipëria, vlerësuan që ta mbanin nën vëzhgim dërgesën, derisa të vinte porositësi për të, gjë që ndodhi pikërisht sot. Sipas informacioneve, janë arrestuar disa persona dhe në territorin e Shqipërisë, në afërsi…

Read More

Por tani kompania Bayraktar dëshiron të bëjë një hap më tej, që mund të ndryshojë përgjithmonë konceptin e superioritetit ajror në betejat e së ardhmes. Bëhet fjalë për modelin Kizilelma, një dron bombardues që sipas projektuesve mund të shohë fluturimet e para vitin e ardhshëm. Me një kapacitet fluturimi që shkon deri në 900 kilometra në orë, droni emri i të cilit do të thotë “mollë e kuqe” mund të mbajë me vete më shumë se një tonelatë armatime. Risia e këtij modeli, padyshim më i kushtueshëm se paraardhësit e të njëjtës kompani, është fakti se ai do të ketë…

Read More

Shkaqet kryesore të rrudhave të ballit përfshijnë: Ekspozimi ndaj diellit UV, forca e dobët e muskujve të ballit dhe e muskujve të fytyrës, shprehi të përsëritura të fytyrës, stresi, lëkurë e thatë dhe grumbullim i qelizave të vdekura të lëkurës, zakonet e stilit të jetesës dhe gjenetika. Ndërsa nuk ka asnjë zgjidhje magjike për kujdesin e lëkurës që i rregullon menjëherë për mirë rrudhat e ballit, ka disa gjëra që mund të bëni për të minimizuar pamjen e tyre dhe për të parandaluar formimin e rrudhave të reja. Bëhu i zgjuar nga dielliNuk ka asgjë të keqe të argëtoheni në…

Read More

Katër persona humbën jetën gjatë një sulmi me armë zjarri në një qendër tregtare në Rusi. Agjencitë shtetërore ruse të lajmeve raportuan se personi i armatosur që hapi zjarr ishte mes katër të vdekurve. Në rrjetet sociale është publikuar një video në të cilën shihet një person i armatosur teksa qëllon me armë pranë makinave të parkuara.

Read More

Portugalia luan kundër Ganës në sfidën e dytë të grupit H, në “Stadium 974”. Përpara fillimit të sfidës, Kristiano Ronaldo u përball me fëmijët në tunelin e stadiumit dhe reagimi i këtyre të fundit ishte padyshim fantastik. Të gjithë ata zgjatën dorën që të takonin yllin portugez duke thirrur “Ronaldo, Ronaldo”. 37-vjeçari i bëri qejfin të gjithë fëmijëve duke i takuar një për një.

Read More

Gjykata e Apelit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për 49-vjeçarin Ilir Paja, 49-vjeçarin, i cili u arrestua në Laprakë më 3 nëntor për llogari të autoriteteve italiane. Paja rezulton i dënuar në itali për veprën penale të vrasjes në bashkëpunim, ku dhe ka marrë një dënim prej 24-vitesh. 49-vjeçari njihet ndryshe me nofkën “Ufo”, për aftësinë e tij për të “avulluar” papritur nga burgjet ose kudo që ndodhej i ndaluar. Në vitin 2007, ikja e tij nga një ambulancë në të cilën ndodhej i shtruar, u bë e famshme dhe bëri bujë në media. “CV”-ja e tij…

Read More

Një përplasje fizike mes deputetëve u shënua në parlamentin e Sierra Leones. Ata po debatonin një ndryshim të propozuar në sistemin zgjedhor për të lejuar përfaqësimin proporcional në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Në pamjet video, përfaqësuesit e Partisë Popullore të Sierra Leone (SLPP) në pushtet dhe partisë opozitare Kongresi i Gjithë Popullit (APC) shihen duke u përleshur me grushte dhe karrige. Sipas raporteve lokale, policia ka ndërhyrë për të qetësuar skenën e trazuar dhe për të dëbuar deputetët nga dhoma.

Read More

52-vjeçari shqiptar që goditi me thikë ish-bashkëshorten jashtë shtëpisë së tij në Itali korrikun e vitit të kaluar, doli sot para Gjykatës së Sulmonës. Shqiptari u gjend sot përballë ish-gruas dhe djalit të madh. “Ai donte të më vriste”, përsëriti gruaja para trupit gjykues. 52-vjeçari ishte zhvendosur të banonte në një shtëpi tjetër, pasi ai dhe ish-bashkëshortja e tij ishin në proces ndarjeje. Ditën e ngjarjes, ai e kishte pritur atë poshtë shtëpisë, duke e sulmuar me mjet mprehës dhe duke i shkaktuar dy goditje.  Djali i rritur i çiftit, i pranishëm në këtë rast së bashku me dy vëllezërit…

Read More