Portugalia luan kundër Ganës në sfidën e dytë të grupit H, në “Stadium 974”.
Përpara fillimit të sfidës, Kristiano Ronaldo u përball me fëmijët në tunelin e stadiumit dhe reagimi i këtyre të fundit ishte padyshim fantastik.
Të gjithë ata zgjatën dorën që të takonin yllin portugez duke thirrur “Ronaldo, Ronaldo”. 37-vjeçari i bëri qejfin të gjithë fëmijëve duke i takuar një për një.