Author: tirana

Si dy adoleshentë që shpëtojnë planetin, dashurohen, është ajo çfarë tregon filmi për fëmijë “Strange world”, i përkthyer “Botë e Mrekullueshme” dhe që do të transmetohet në kinematë e vendit. Por ky film ka nxitur kundërshtimin e organizatës “Pro familjes dhe jetës” me preteksin se po promovohet homoseksualiteti në mosha të vogla. “Filmi ka përmbajtje homoseksuale dhe gay. Është për fëmijë. Filmi ‘Strange World’ i mëson fëmijët që të jesh gay është gjëja më normale e mundshme. Në shqip është përkthyer botë e mrekullueshme. Nuk bën sens. Duket që ka diçka me kleçkë. Kemi filluar prindi një dhe pirndi dy.…

Read More

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bashkimi Europian(BE) po rrisin mbështetjen për bizneset e vogla dhe të mesme nëShqipëri përmes Programit të BERZH për Konkurueshmërinë e SME-ve që ofron mundësi të reja financimi për bizneset në vend.Programi u prezantua sot në Tiranë dhe përfshin hua nga BERZH dhe incentiva në formëgrantesh nga BE për bizneset e vogla në partneritet me bankat në vend.SME-të do të mund të aplikojnë për investime nëpaisje dhe makineri të reja dhe investimeme qëllim rritjen e produktivitetit, uljen e shpenzimeve operacionale, rritjen e efiçencëssë energjisë dhe përafrimin me standartet e BE. Krahas huave,bizneset do…

Read More

Një gjyq për çështje pronësie ka përfunduar me rrahjen e një avokati në gjykatën e Fierit. Ngjarja ka ndodhur pranë gjykatë së Fierit në përfundim të një seance gjyqësore. Pasi kanë dalë nga godina e gjykatës, palët janë konfliktuar me njëra-tjetrën, duke përfunduar në sherr, të cilit nuk i ka shpëtuar edhe një avokat. Identiteti i këtij të fundit nuk bëhët i ditur, ndërsa mësohet se nuk është pjesë e Dhomës së Avokatisë Fier, por vinte nga Tirana. Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë edhe për persona të shoqëruar në mjediset e policisë së Fierit, ndërsa ende nuk ka një njoftim…

Read More

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Valdete Mamaj në Fier në shkurtin e këtij viti nga bashkëshorti i saj Petrit Mamaj. Dosja në ngarkim të autorit për këtë ngjarje do të dërgohet për gjykim. Rasti u paraqit si vetëvrasje, por vetë Mamaj ka pranuar autorësinë e krimit të rëndë. Autori rrezikon të dënohet jo më pak se 20 vite burg. “U pendova për çfarë kisha bërë. Pas ngjarjes, unë dola nga shtëpia, ku derën e jashtme e mbylla nga jashtë, vajta në këmbë në restorant afër Gjendjes Civile për të ngrënë mëngjes dhe më pas jam kthyer po në këmbë në…

Read More

Finalizohet operacioni i koduar “Drini i Zi”. Në kuadër të këtij operacioni uniformat blu kanë arrestuar një 33-vjeçar, pasi u kap duke transportuar kundrejt 150 eurove katër emigrantë. Gjithashtu bëhet me dije se janë sekuestruar automjeti më të cilin transportoheshin emigrantët. Njoftimi: Kukës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Drini i Zi”, i zhvilluar nga shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës. Arrestohet në flagrancë një 33-vjeçar që u kap duke transportuar kundrejt 150 eurove për person, 4 emigrantë, për të kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme. Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe…

Read More

Ministrat e Energjisë të vendeve të Bashkimit Evropian kundërshtuan të enjten propozimin për vendosjen e një çmimi tavan për gazin prej 275 eurosh për megavat orë. Zyrtarët argumentuan efikasitetin në atë nivel dhe ndikimin tek furnizimet dhe stimujt për të ulur konsumin. Mosmarrëveshjet e gjata po pengojnë politika të tjera për të zbutur krizën e thellë energjetike, si fillimi i blerjeve të përbashkëta të gazit nga BE-ja dhe një proces më i shpejtë për dhënien e lejeve për burime të rinovueshme. Diplomatët thanë se 27 vendet e BE-së ranë dakord në parim për dy objektivat e fundit, por shtynë miratimin…

Read More

Deputeti Edmond Spaho gjatë fjalës së tij në Kuvend, bëri një lapsus ku u shpreh se “gjithmonë ka vrarë veten” në vend që të shprehej “gjithmonë ka vrarë mendjen”. Vetë Spaho u shpreh se është një lapsus dhe kërkoi falje. “Unë Nolin dhe Konicën nuk e kam lexuar aq sa Elisa. Gjithmonë kam vrarë veten kur dëgjoja sharjet e kryeministrit. Kam vrarë mendjen, por mirë lapsus. Kërkoj ndjesë ju që po qeshni. Kam vrarë mendjen sikur Edi Rama te kishte jetuar në atë kohë, si do ia kishin vënë emrin? Gjel deti nuk ja vëmë dot se në Surrel nuk…

Read More

Ministrja Belinda Balluku duke iu përgjigjur akuzave të opozitës, theksoi se Durrësi dhe Shqipëria nuk do të mbeten pa port. Sipas saj, mazhoranca ka nisur një studim lidhur me portin dhe ajo që rezultoi në vitin 2020 ishte që Portit i ka ardhur koha të largohet për 3 komponentë. Balluku: Për shkak të mungesës së volumeve, për shkak të ndotjes që i bën qytetit të Durrësit dhe e treta, i gjithë problemi infrastrukturor që ky Port sjell brenda qytetit. Duke pasur parasysh këto komponentë kemi nisur një garë ndërkombëtare, e cila u hap më 8 qershor 2021. Morën pjesë shumë…

Read More

Është finalizuar operacioni i koduar policor “Shqiponja” për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Në pranga kanë rënë katër persona, tre prej të cilëve me precedentë kriminale. Bëhet me dije se janë arrestuar: Bledar Matoshi, 33 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje; Kid Koshena, 28 vjeç, i dënuar më parë për plagosje të rëndë; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Ndërsa Redion Meshi, 22 vjeç, drejtonte automjetin ku u gjetën armët. Sakaq automjeti ishte në pronësi të shtetasit Klajdi Vrioni (Kodra) Njoftimi: Finalizohet…

Read More

Kryeministri Rama ka publikuar një foto së fundmi, e cila sipas tij është shkrepur në zyrën e tij, fill pasi përfundoi fjalimin 48 minutësh në mbrojtje të projektit të debatueshëm për Portin e Durrësit. “Prapaskenë pas Kuvendit – I sapodalë nga zhytja në histori për #Durrësin2030”, shkruan Rama në Facebook, ndërsa shihet se është zbërthyer tërësisht, me këmishën e dalë dhe disa kopsa të saj të hapura. Bie në sy fakti se Rama nuk mban kanotiere poshtë këmishës.

Read More

Kur kemi të ftohtë, ne i drejtohemi menjëherë atyre metodave të njohura të trajtimit – antibiotikëve, aspirinë, fruta, supë të ngrohtë dhe çajra… Por mjekët thonë se ilaçi më i mirë i të ftohtit është në fakt shumë i thjeshtë dhe plotësisht falas. Është një pushim! “Është e njëjta gjë kur bëhet fjalë për temperaturë të lartë. Një pushim i mirë përmirëson imunitetin më mirë se çdo gjë tjetër”, raportoi revista mjekësore Naturatz. Mjekët thonë gjithashtu se pilulat për uljen e temperaturës përmirësojnë subjektivisht gjendjen, kështu që njerëzit ngrihen shumë shpejt nga shtrati dhe nuk pushojnë aq sa është e…

Read More

Kryeministri Albin Kurti, ka folur në seancën plenare në Kuvend për marrëveshjen në Bruksel për çështjen e targave. Kurti ka thënë se ajo që ndodhi mbrëmë nuk është marrëveshje, por dakordim dhe ndryshim i deklaratës së Përfaqësuesit të BE-së, Josep Borrell nga ajo që tha të hënën. “Të hënën në mbrëmje më është ofruar një dokument si dakordim i përbashkët që i ka pas 95 fjalë, dhe fjalët Francë e Gjermani s’kanë qenë askund, dhe nuk i referohet propozimit franko-gjerman apo propozim të BE-së, përveç çështjes së targave. Thuhet që do të zgjidhet çështja e targave sipas atij propozimi pa…

Read More