Author: tirana

Gjithmonë e më shumë prova po dalin në dritë se rojet bregdetare franceze nuk i janë përgjigjur siç duhet thirrjeve për ndihmë të një varke me 33 emigrantë që po mbytej në La Mansh nëntorin e kaluar. “BBC” shkruan se vetëm dy persona i mbijetuan fatkeqësisë. Transkriptet e thirrjeve të emergjencës të bëra ekipeve franceze, të cilat “BBC” ka arritur ti shohë, tregojnë se emigrantëve të dëshpëruar u ishte thënë vazhdimisht që të telefononin rojet bregdetare britanike, pavarësisht se kur kërkuan fillimisht ndihmë, ata ishin në ujërat franceze. Një hetim i policisë franceze, i publikuar nga gazeta Le Monde, lë…

Read More

Në përfundim të një seance të tensionuar gjyqësore në Fier, një avokat është dhunuar. Palët janë konfliktuar me njëra-tjetrën dhe pre e dhunës ka rënë dhe avokati. Për pasojë, katër persona mësohet se kanë përfunduar në Polici.

Read More

Zvicra e nis me këmbën e mbarë Kupën e Botës, duke marrë një fitore minimale 1-0 ndaj Kamerunit. Skuadra helvete do të realizonte golin e vetëm në fillimin e pjesës së dytë. Xherdan Shaqiri shërbeu një asist për Embolo, i cili bëri detyrën duke i dhënë tri pikë Zvicrës. Tashmë kombëtarja helvete pret e qetë rezultatin e ndeshjes së mbrëmjes mes Brazilit dhe Serbisë.

Read More

Pas 6 orësh negociatash, mbrëmjen e së mërkurës, dy kryenegociatorët e Serbisë dhe Kosovës ranë dakord për zbatimin e një marrëveshjeje me ndihmë të shefit të diplomacisë së BE-së, Borrell. “Një fitore të vogël taktike që do të çojë në presion edhe më të madh”, e ka konsideruar presidenti serb Aleksandar Vuçiç. Në konferencën për mediat, Vuçiç tha se targat KM “do të mbeten dhe do të mbijetojnë” derisa negociatat janë duke vazhduar. Ai konfirmoi se përfaqësuesit serbë janë të gatshëm të kthehen në institucionet e Kosovës, pasi të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Për formimin e Asociacionit…

Read More

Pas më shumë se 1 orë e gjysëm fjalim nga kreu i qeverisë në Kuvend, te karrigia e kryeministrit Edi Rama pasi mbaroi fjalën, shkoi deputeti i PD-së, Dashnor Sula me një letër në dorë. Menjëherë u afrua Garda, por Rama zgjodhi që t’i largojë dhe të debatojë me të. Pas diskutimit i dhanë dorën njëri-tjetrit. Kujtojmë që Rama sot foli me tone të ashpra, madje nuk i kurseu as ofendimet ndaj opozitës. Pak kohë më parë kryeministri Rama, u përplas me deputetin Sula duke e quajtur atë “gjel deti i Peqinit”.

Read More

Blair Underwood është fejuar. Aktori 58-vjeçar ka zbuluar përmes rrjeteve sociale se është fejuar me Josie Hart, shoqen e tij prej shumë vitesh. “Personi më i mahnitshëm, brilant, i bukur, gazmor dhe mendjemprehtë që njoh, e cila vazhdimisht e jeton jetën me zë të lartë”, shkroi aktori krahas një fotoje. “E ardhmja është një vajzë e çmendur dhe e ndritshme. Askush nga ne nuk e di se ku do të na drejtojë Zoti në shtigjet tona. Ajo më ka mbështetur që para se të bëhesha aktor. Kur një miqësi 41-vjeçare të godet pas kokës dhe të lulëzon në romancë, ti…

Read More

Botërori “Katar 2022” është tema kryesore në mediat sportive e jo vetëm në mbarë botën. Pagat e arbitrave janë suçer të larta. Arbitri kryesor shpërblehet me rreth 5000 euro për ndeshje në fazën e grupeve dhe 10 000 euro për çdo ndeshje që drejton në fazën me eliminim direkt. Në rastin e anësorëve dhe gjyqtarit të katërt të çdo ndeshjeje, fitimet e tyre janë sa gjysma e kryesorit, pra 2500 dhe 5000 secili. VAR-i është një tjetër element i rëndësishëm i Kupës së Botës. Teknologjia tashmë është aplikuar në Botërorin “Rusi 2018” dhe shfaqet sërish në Katar. Gjyqtarët e VAR-it,…

Read More

Nga salla e Kuvendit, akuzave për portin e Durrësit, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur duke thënë se porti i Durrësit do të jetë një motor ekonomie që do të sjellë një vlerë prej mld euro në PBB. Sipas Ramës, akuzat nga opozita për kompaninë e vëllezërve Karriç dhe pakti me Lulzim Bashën, nuk ekzistojnë. “Ka 110 vjet që lodër është e shkreta Shqipëri për anadollakët që ndryshojnë fytyrë e emra dhe vazhdojnë akoma me ato. Po na marrin portin thonë, portin antik, me partnerë në taksa fiskale, kompania e vëllezërve Karriç, me Lul Bravën që pastron paratë e të…

Read More

Nga seanca e tensionuar në Kuvendin e Shqipërisë, ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, thotë se akuzat e bëra nga opozita për Portin e Durrësit janë të pa vërteta. Për të është investimi më i madh i bërë ndonjëherë në Shqipëri. Akuzat ministrja e cilësoi si një tymnajë dashakeqëse. “Kam privilegjin të prezantoj investimin më madhor në Shqipëri, të një investimi të huaj. Marrëveshjen për Portin e Durrësit, debatin e kam ndjekur dhe me keqardhje si qytetare shoh se ky nuk është një debat por dashakeqësi. Një tymnajë me gjysmë me të pavërteta. Si biseda kafenesh”. Nga ana tjetër, Ibrahimaj tha…

Read More

Kërkesa e PD-së është që të shpallet emergjenca për përmbytjet, por kryeministri Edi Rama, gjatë replikës së tij me deputetin e PD-së, Ferdinand Xhaferaj, tha se gjendja e emergjencës natyrore nuk mund të shpallet në Shkodër, pasi banesat që kishin prezencë uji, tani nuk kanë më. “Mund të nxirrni këtu banorë sa të doni, të cilëve u keni nxjerrë kamerën përpara. Me kamera mund të bëhet një luftë e tërë. Çështja është te faktet dhe po të përsëris faktet nga Bashkia e Shkodrës, jo nga Partia Socialiste. Për çfarë ta shpallim emergjencën natyrore? Për 30 banesa që kishin prezencë uji…

Read More