Author: tirana

Jashtë sallës plenare ku vijojnë diskutimet për Portin e Durrësit dhe përmbytjet në vend, kreu i PD-së Sali Berisha foli për mediat, ku tha se kandidatët që do të shpalli Enkelejd Alibeaj për zgjedhjet lokale të 14 majit, janë të Edi Ramës. Berisha akzon se kryeministrin se kërkon që të zhdukë opozitën dhe PD-në, por tha se përgjigjen Rama do ta marri. “Çdo kandidat që del është në emër të Edi Ramës kjo është shumë e qartë. Ne e kemi përcaktuar Ramën armikun numër të PD si njeriu që kërkon të zhdukë opozitën dhe PD dhe do të marrë përgjigjen…

Read More

Në Kuvendin e Shqipërisë, po diskutohet për përmbyjet në vend dhe deputetë të PD-së kanë kërkuar interpelancë me kreun e qeverisë. Edi Rama i përgjigjet opozitës me referuar e Bashkisë se Shkodrës, kjo për përmbytjet në kohën kur vendi qeverisej nga Sali Berisha, duke i krahasuar me ato të ditëve të fundit kur vendi u përfshi nga moti i keq. “Se ku është çeta e kusarëve do e jap të plotë sot. Sa i përket çështjeve të ngritura prej jush në parantezën e bërë, lexova që shqetësimi juaj kryesor dhe pyetja juaj kryesore ishte pse nuk shpallet gjendja e emergjencës.…

Read More

Deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferraj në fjalën e tij në Kuvend, pyeti kryeministrin Edi Rama se ku është çeta e kusarëve, kjo sipas tij për përmbytjet në veriun e vendit. “A kishte informacion qeveria lidhur me reshjet dhe cilat janë investimet kjo është shumë e rëndësihsme. Cilat janë investimet konkrete që qeveria shqiptare ka kryer në këto 9 vite për parandalimin e përmbytjeve, në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës. Kërkojmë përgjigjet e kryeministrit ku është çeta e kusarëve, është përmbytur dhe do të stërpërmbytet”,-tha deputeti. Pyetjet e deputetit

Read More

Kuvendi ka rinisur seancën plenare. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tha se është miratuar kërkesa që çdo deputet do të mund të flasë 10 minuta në lidhje me projektin e Portit të Durrësit. Vendimi erdhi nga Konferenca e Kryetarëve, pas debateve të forta mes opozitës dhe maxhorancës. Kreu i PD-së, Sali Berisha kërkoi që çdo deputet të flasë 10 minuta dhe pasi nuk iu miratua fillimisht, bllokoi foltoren.

Read More

Afganët po u japin fëmijëve të tyre të uritur qetësues dhe valium, të tjerë kanë shitur vajzat dhe organet e tyre për të mbijetuar. Në dimrin e dytë që kur talebanët morën pushtetin dhe fondet e huaja u ngrinë, miliona njerëz po vuajnë nga uria. “Fëmijët tanë vazhdojnë të qajnë dhe ata nuk flenë. Ne nuk kemi ushqim,” tha Abdul Wahab. “Kështu që shkojmë në farmaci, marrim kokrra dhe ua japim fëmijëve që t’i vëmë në gjumë,” tha ai. Ai jeton pak jashtë Heratit, qyteti i tretë më i madh i vendit, në një vendbanim me mijëra shtëpi të vogla…

Read More

Zvicra do të nisë në orën 11:00 ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Kupës së Botës Katar 2022, ku përballë do të ketë Kamerunin. Trajnerët Yakin dhe Song kanë vendosur për formacionet si do e nisin këtë përballje, ndërsa Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do e nisin këtë përballje nga minuta e parë, ndërsa Jashari do e nisë takimin nga stoli.

Read More

Është anuluar granti i Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor për portin e Durrësit. Kështu tha për Radion Evropa e Lirë, zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë. Shkak për këtë vendim është bërë edhe modifikimi i projektit. “Si rezultat i modifikimit të projektit dhe ndryshimit të përdorimit të portit aktual, BE-ja ka anuluar grantin e mbetur të WBIF (Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor) për investimin për projektin e mëparshëm të portit. Ne jemi duke u konsultuar me përfaqësuesit e Qeverisë edhe për prioritetet e investimeve”, thuhet në përgjigjen e tyre. Vlera e këtij granti ishte 28 milionë euro. Projekti…

Read More

Një 41 vjeçar me iniciale J.S banues në fshatin Nartë u arrestua nga policia e Vlorës pasi u kap në flagrancë duke ushtruar dhunë fizike mbi babain e tij. Si pasojë e dhunës së ushtruar i ati, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Vlorës, njofton policia e Vlorës. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin J. S., 41 vjeç, banues në fshatin Nartë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babit të tij, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ndodhet nën kujdesin mjekësor, në spitalin e Vlorës.

Read More

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në seacën e sotme në Kuvend, ka kundërshtuar kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën për kohën e përcaktuar për opozitën në diskutimin që do bëhet për Portin e Durrësit. Alibeaj i tha se janë në shkelje të Kushtetutës dhe rregullores dhe i kërkoi që t’iu japë kohën e duhur deputetëve për të folur mbi aferën e portit. “Të jemi të drejtë me fakte dhe po ua kujtoj me qetësi. Në konferencën e kryetarëve është vendos në mënyrë të njëanshme koha e debatit. Për të pasur debat të limituar duhej kërkesë me shkrim,…

Read More

Pak kohë pasi konfirmoi ndarjen nga Afrona Dika, Blero duket se ka nisur një romancë të re. Ishte vetë këngëtari që shtoi dyshimet me një foto që publikoi disa javë më parë, ku shfaqej krah një vajze misterioze. Ai publikoi një foto me një bionde, fytyrën e së cilës e fshehu për publikun. Mediat kosovare raportuan se e dashura e re është një vajzë shqiptare që jeton në Gjermani por nuk është fytyrë publike. Ndërkohë, së fundmi, këngëtari ka publikuar një tjetër imazh, në të cilin nuk e zbulon portretin e vajzës, por shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Read More

Në Kuvendin e Shqipërisë, është mbajtur nga deputetët dhe qeveria një minutë heshtje për viktimat nga moti i keq që përfshiu vendin. Kërkesa erdhi nga deputeti i PD-së, Ramadan Likaj, i qarkut të Shkodrës. Të dielën, Pjetër Rushaj dhe djali i tij 14 vjeçar humbën jetën pasi makina me të cilën udhëtonin u mor nga rrjedha e ujit të përroit në Malësinë e Madhe.

Read More