Akuza të forta ka lëshuar nga salla e Kuvendit, kreu i PD-së, Sali Berisha ndaj Taulant Ballës, ku tha se është i akuzuar për vrasjen e avokatit Ravik Gurra në Elbasan. Pjesë nga debati Sali Berisha: Je akuzuar për vrasje, shko përballu me akuzat, je i akuzuar për vrasje, është hera e dytë që akuzohesh për porosi vrasjesh. Mos përdor imunitetin, shko dhe jep llogari. Nuk e lan dot me asgjë porosinë për vrasjen e Ravik Gurrës. Taulant Balla: Kërkoj masë përjashtimi, kërkoj masë. Sali Berisha: Shko në Prokurori, je i akuzuar për vrasje Albana Vokshi: Jepi fjalën, ose nuk…
Author: tirana
Skënder Krasniqi, i cili akuzohet për vrasjen e 82-vjeçari Novruz Likometaj apelon për drejtësi. Përmes një letre të bërë publike, drejtuar institucioneve të drejtësisë, dhe shoqërive civile apo dhe mediave, Krasniqi, i dënuari nga gjykata e rrethit gjyqësor Fier me 20 vite burg, i mëshon fort faktit se është i pafajshëm. Ai pohon se prej 22 muajsh qëndron në qeli padrejtësi për vrasjen në 2015 të të moshuarit me sende të forta, shkruan BW. Sipas tij, autori i krimit është i lirë, ndërsa ai akuzohet padrejtësisht. Mes të tjerash i akuzuari për vrasjen e Likometajt, paralajmëron se do të vrasë…
Emigrimi i të rinjve në vendet e BE-së dhe në Mbretërinë e Bashkuar tashmë është kthyer në një fenomen që ka tërhequr vëmendjen e mbarë mediave botërore, institucioneve apo televizione të ndryshme. Ata emigrojnë për një jetë më të mirë, në kërkim të një të ardhme të re dhe një jetë të sigurt. Kjo është dhe historia e një të riu shqiptar, i cili është arrestuar në Madrid, Spanjë pa vulë Shengen dhe pritet të deportohet drejt vendit nga ku iku. Ai dërgohet në rajonin e Policisë ku dhe merret në pyetje nga efektivët e Policisë dhe të emigracionit. Me…
Situata në Kuvend është e tensionuar, aq sa kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla ka kritikuar kryetaren e Kuevndit, Linidita Nikollën, për shkak të Sali Berishës. “Të ankohesh se nuk të jepet kohë në Kuvend, është sa qesharake edhe tallje me publikun, për një turp që ky parlament duhet të ndalet për ti’ dhënë fund kësaj tragjedie për Kuvendin, që një non grata të vijë këtu e të bëjë pis rregulloren e kuvendit. Vendimmarrja është ekskluzivitet i konferencës së kryetarëve. Kërkesë për procedurë nga përfaqësuesi i botës së përtejme nuk pati. Mezi e kemi pritur këtë diskutim sot,…
Siç edhe pritej, në seancën plenare në Kuvend ka tension. Kreu i PD-së, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit, ka hedhur akuza ndaj qeverisë për Portin e Durrësit. Sali Berisha e ka cilësuar si plaçkitjen më të madhe, ndërsa akuzoi Ramën se ai po kërkon të shndërrojë Portin e Durrësit si një pronë të vetën. Pavarësisht kësaj, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, nuk pranoi t’i jepte fjalën për replikë Berishës. “Mos bëni viktimën kot, nuk ka asnjë shans që ta bëni këtë. U dhanë argumentat pro dhe kundër e tani do të vazhdojmë me seancën plenare. Nuk mund ta merrni…
Ndahet nga jeta para kohe Gafur Bistri, mësuesi i arsimit fillor në shkollën ‘Gustav Mayer.’Në tavolinën e mësuesit, krahas librave të klasës ku jepte mësim, ishte vendosur këtë enjte dhe një buqetë me lule, homazh nga kolegët.59 vjeçari humbi jetën pas një komplikacioni shëndetësor disa ditor.Gafur Bistri, me origjinë nga Gjirokastra, ka dhënë mësim në disa shkolla në Kryeqytet. Dita e fundit kur e bëri diçka të tillë ishte e hëna e 21 nëntorit.
Përballë Parlamentit po mbahet një protestë kombëtare nga pedagogët, të cilët nuk janë tërhequr nga qëndrimi i tyre për rritje të pagës. Lëvizja universitare, Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë kanë thirrur këtë protestë. “Ne i kemi kërkuar që më 24 tetor komisionit të edukimit që të ishim pjesë e diskutimeve në komision për buxhetin. Meqenëse ky komision nuk na thirri dhe pse ishim grup interesi dhe kërkonim rritjen e buxhetit për arsimin dhe shkencën ne sot kemi dalë të protestojmë”,- thanë pedagogët. Protesta mbahet në të njëjtën ditë kur parlamenti do të debatojë dhe miratojë buxhetin 2023. Deri…
Lvivi, qyteti ukrainas, u shpall dje Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2025, në ceremoninë e zhvilluar në Teatrin e Operas dhe Baletit. Titullin e dorëzoi kryebashkiaku Erion Veliaj, duke qenë se Tirana e mbajti këtë vit titullin Kryeqyteti Europian i Rinisë, ku u shënuan mbi 1000 aktivitete për të rinjtë. “Fqinjët kanë rëndësi! Ata kanë rëndësi për ne kur i kemi në pallat, janë ata që na rrethojnë në shkollë, në punë, por më shumë rëndësi kanë nëse janë shtete që na rrethojnë. Teksa ne përjetojmë një luftë në Europë, si kjo në Ukrainë, të gjithë po e kuptojmë…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u prit në një takim dypalësh nga homologu gjerman, prof. Karl Lauterbach gjatë vizitës zyrtare në Berlin. “U dakordësuam për një marrëveshje të re bashkëpunimi dhe për krijimin e një grupi pune të përbashkët mes institucioneve shëndetësore të Shqipërisë dhe Gjermanisë për mbështetjen e mëtejshme dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë”, tha Manastirliu. Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit në fushën e shëndetit publik dhe të farmakologjisë. “Bashkëbiseduam për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Institutit të Shëndetit Publik dhe Institutit “Robert Koch” si dhe agjencive të barnave të dy…
Tonino Picula, raportuesi i Parlamentit Europian për Strategjinë e Re të Zgjerimit, prezantoi Raportin mbi një rekomandim të Parlamentit Evropian për Këshillin, Komisionin dhe Zëvendëspresidentin e Komisionit/ Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë në lidhje me të re Strategjia e BE-së për zgjerim në seancën plenare të Parlamentit Evropian. Rezoluta shprehen rezerva të forta për çdo iniciativë rajonale të bashkëpunimit ekonomik që nuk përfshin të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nuk bazohet në rregullat e BE-së, siç është Open Balkan. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përshëndetur projektrezolutën e Parlamentit…
Një mashtrim përmes një call-centeri u zbulua nga Policia e Tiranës. Administratori i një call center-i në Tiranë dhe 5 punonjës të tij janë arrestuar në kuadër të një operacioni kundër krimeve ekonomike. Sipas autoriteteve policore, në veçanti Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, personat në fjalë mashtronin shtetas të huaj, nëpërmjet telefonit, për të investuar në bursa fiktive në Forex. Në arrest kanë përfunduar shtetasi E. N., 25 vjeç, banues në Tiranë, administratori subjektit, si dhe punonjësit e tij K. Gj., 25 vjeç, Sh. F., 26 vjeç, A. Sh., 20 vjeç, K. K., 20 vjeç dhe H.…
Përmbytjet në veriun e vendit për deputetin socialist Blendi Klosi, nuk krahasohen me ato që kanë ndodhur më parë, falë investimeve publike. “Aty janë bërë ndërtime pa fund dhe njerëzit mendojnë se nuk kthehet më uji. Opozita bën detyrën e saj për të bërë argument, por dokumentet janë aty. KESH dhe OSHEE i janë përgjigjur këtyre akuzave. Megjithëse shiu ka qenë i madh, investimet publike arritën të mbrojnë nga një sërë goditjesh të rënda”, u shpreh Klosi.