Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani deklaron se SPAK-u po arreston njerëz pa patur asnjë provë në lidhje me çështjen e inceneratorëve. Gjatë një intervistë në emisionin Zona Zero, Manjani tha se SPAK-u është duke bërë drejtësi popullore në lidhje me çështjen e inceneratorëve duke kënaqur popullin, pasi sipas tij, për Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon nuk ka asnjë provë që i lidh ata me korrupsionin. Manjani shtoi më tej se Lefter Koka është arrestuar dhe po mbahet në burg kot për interesa te Ilir Metës, duke qen kundërshtari i tij. Sipas tij, Ambasada amerikane dhe SPAK kanë degraduar sistemin e…
Author: tirana
Prezantuesja dhe aktorja Deborah Secco, e cila bëri bujë me veshjen e saj gjatë prezantimit të Kampionatit Botëror në kanalin brazilian SporTV, iu është përgjigjur komenteve negative që ka marrë nga shumë ndjekës, të cilët e konsideruan paraqitjen e saj tepër provokuese dhe aspak të përshtatshme. “A është një shfaqje mode apo Kampionati Botëror”, shkroi një shikues. “Je e mrekullueshme, padyshim, por ne duhet ta respektojmë dhe të vishemi siç duhet për një ngjarje sportive. Aq më tepër kur ngjarja është në Katar”, shkroi dikush tjetër. “A jeni njohur me atë kulturë? Krejt ndryshe nga ajo që jeni mësuar”, ishte një…
Një telefonuese e programit “Shije Shtëpie”, ka ndarë për emisionin historinë e saj të tradhtisë. Ajo ka rrëfyer se ka dy vite e divorcuar për shkak se ish-bashkëshorti e tradhtoi atë me shoqen e saj. Por sikur të mos mjaftonte tradhtia, dita që ajo e zbuloi ka qenë dita e ditëlindjes së saj. Pikërisht ndërsa ishte duke festuar 30-vjetorin ajo mori këtë zhgënjim nga njeriu që siç thotë e kishte dashur. Katerina Trungu: Cili është një mendim që ke për temën?Telefonuesja: Mendoj se më shumë tradhtojnë burrat. Jo jam e divorcuar prej dy vitesh dhe mendoj se burrat tradhëtojnë më…
27 Nëntori është data më ideale për të filluar të vendosni pemën dhe dekorimet tuaja. Pse? Pikërisht sepse tradita e do katër të diela para ditës së Krishtlindjes. Dhe këtë vit përkon me datën 27 Nëntor. Data për të hequr pemët e Krishtlindjeve është gjithmonë mjaft strikte. 5 janari, nata e dymbëdhjetë nga dita e Krishtlindjes nga Kisha në Angli, është koha e këshilluar për të vendosur dekorimet përsëri në papafingo.
Trajnerja personale e Shakirës, Anna Kaiser zbuloi se një nga arsyet që artistja kolumbiane ka një trup të mrekullueshëm në moshën 45-vjeçare është mëngjesi i saj, i cili gjithmonë përfshin dy ushqime Njëra prej tyre janë vezët e ziera, të cilat janë të pasura me proteina dhe e ndihmojnë atë të ruajë masën muskulore. E dyta janë copat e avokados, ideale për ruajtjen e yndyrave të shëndetshme që i nevojiten trupit. Përveç kësaj, Shakira përfshin në dietën e saj gjithashtu domatet, kripën e detit, pak vaj ulliri dhe pi një smoothie me fruta të kuqe.
Policia e Librazhdit vuri në pranga dy persona, të cilët hodhën një granatë dore në verandën e një lokali në qytetin e Prrenjasit, në pronësi të Dhimitër Kokonozit. Nga veprimet hetimore të deritanishme rezulton se këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorët e dyshuar të hedhjes së një granate dore, në verandën e lokalit të shtetasit Dhimitër Kokonozi. Njoftimi i policisë: Nga hetimet rezultoi se në verandën e lokalit të shtetasit Dh. K., nuk është hedhur lëndë plasëse tritol, por një granatë dore. Identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetas, si autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje. Njëri…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar orën e protestës që do të mbahet më 6 Dhjetor në Tiranë, ditë kjo kur kryeqyteti shqiptar do të presë liderët e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor. “Do të jemi në shesh. Kësaj radhe më të mobilizuar se kurrë. Sepse ditë pune është, ora 12 është. Por kur të thërret koha nuk ka asnjë apel. Kohës i përgjigjesh gjithnjë pa apel. Është forcë madhore. Këto data janë caktuar nga të tjerë. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës, binzesnesmëve të Tiranës, të martën në 12:00 të gjithë në bulevard. Në rast se nuk vini…
Qyteti perëndimor i Lvivit ka mbetur pa energji elektrike, pas sulmeve të njëpasnjëshme ruse që janë raportuar në disa qytete, përfshirë kryeqytetin Kievin. Shteti fqinj, Moldavia, ka raportuar po ashtu ndërprerje të energjisë, ndonëse nuk është goditur drejtpërdrejt. Kryetari i Lvivit u ka bërë thirrje banorëve që të gjejnë vende strehimi, derisa zyrtarët e rajonit të Kievit kanë thënë se janë dëmtuar shtëpi dhe infrastrukturë kritike. Rusia ka shtuar së fundi sulmet ndaj rrjetit ukrainas të energjisë. Zëvendëskryeministri moldav, Andrei Spinu, ka thënë që më shumë se gjysma e Moldavisë ka mbetur pa rrymë. “Ndërprerje të mëdha të energisë në…
Spanja tregohet e pamëshirshme në ndeshjen e parë të Botërorit, teksa fitoi me goleadë 7-0 ndaj Kosta Rikës. Në Doha, siparin e golave e hapi Dani Olmo, që pas një lëvizje të bukur dërgoi sferën në rrjetë.Dyfishimi i shifrave erdhi nga Asensio, pas një asisti të Albas. Spanjollët fitojnë penallti dhe e shndërrojnë në gol me Torres. “Furia e kuqe” do vazhdonte me të njëjtin ritëm edhe në pjesën e dytë, ku do gjente golin sërish me Torres, sakaq në fund 18-vjeçari Gavi shënoi golin e parë në një botëror. Makthi nuk ishte mbyllur ende për djemtë e Suarez, pasi…
Nëna e 21-vjeçares greke, e cila u përplas me makinë nga një shqiptar në Selanik, tregoi se e bija ndodhet në gjendje të rëndë. “Vajza ime e vogël ishte në krahët e familjes deri në orën 11 të mbrëmjes dhe udhëtoi për në Selanik për të takuar vdekjen”, u shpreh nëna e vajzës 21-vjeçare. Për këtë ngjarje, foli edhe tezja e 21-vjeçares. “Kjo ishte rruga që ndoqi, sapo u kthye nga Chania. Ajo nuk donte të merrte makinën e saj në Selanik, të shkonte në një qytet të huaj dhe të na shqetësonte. Ajo nuk pinte, donte të ishte e sigurt. Tani shpresojmë për një…
Më poshtë kemi renditur disa zakone që ju nuk e dinit, por nëse i keni, ato po dëmtojnë pamjen tuaj. Kur i kapni flokët, ju tërhiqni rrënjën e tyre dhe kjo ndikon në rënien e tyre. Për t’i shpëtuar flokët tuaja, bëni mirë të mos i mbani gjithnjë flokët të kapura. Askush nuk thotë që ju duhet të hiqni dorë nga qumështi. Megjithatë, duhet të keni kujdes sepse nëse e konsumoni atë në sasi të madhe, efektet nuk do jenë pozitive. Kjo sepse qumështi përmban androgjenë që provokojnë një funksion më aktiv të gjëndrës së vajit. Si rezultat prodhon më…
Analisti Frrok Çupi thotë se në protestën e paralajmëruar nga opozita në 6 dhjetor fshihet dora e Rusisë. Në një intervistë për Euronews Albania, Çupi u shpreh se Rusia me luftën në Ukrainë qëllimin e saj të parë ka ndërhyrjen në BE, gjë që sipas tij mund ta arrijë me një vend si Shqipëria, shumë afër dhe që po organizon samitin më të madh të BE. Sipas Çupit, për shkak të ndërhyrjes ruse dhe iraniane, ekziston rreziku për agresion ndaj ndonjë prej liderëve të BE, çka sipas tij mund të ndizte një Luftë të Tretë Botërore në Tiranë më 6…