Author: tirana

Një protestë e madhe ka shpërthyer në fabrikën më të madhe për prodhim të telefonave amerikanë iPhone, në qytetin kinez, Zhengzhou, sipas disa pamjeve që kanë qarkulluar në rrjetet sociale. Në video janë parë qindra punëtorë duke marshuar dhe me raste ata janë përballur me zyrtarët policorë. Kompania prodhuese e telefonave iPhone, Foxconn, ka thënë se do të punojë më stafin dhe qeverinë lokale për të parandaluar dhunën e mëtejshme. Ajo ka thënë përmes një deklarate se disa punëtorë kanë pasur dilema për pagesën, mirëpo ata do të paguhen sipas kontratave. Nëpër rrjete sociale ka pasur edhe thashetheme se punëtorëve…

Read More

27-vjeçari Klisman Nikolli, efektiv i Policisë së Lezhës, u arrestua në Itali, pasi akuzohet si autor i 18 grabitjeve së bashku me Viktor Bilani dhe Flor Koca. Pas prangosjes, Policia e Shtetit e përjashtoi nga radhët e uniformave blu dhe sqaroi se ai është djal dëshmori Policie. Babai i të riut, Mark Nikolli, efektiv dhe rapsodi i njohur në Lezhë u vra në vitin 2003, vetëm 100 metra larg Policisë së Lezhës. Mark Nikolli, 46 vjeç në atë kohë, ka qenë duke ecur në këmbë në rrugë në momentin që autori Martin Pjetri, i vënë tashmë në pranga, e ka…

Read More

Sarah Sands, nënë e pesë fëmijëve vrau me thikë një pedofil të moshuar që kishte abuzuar me tre djemtë e saj sapo zbuloi identitetin e tij të ri. Ajo shkoi në shtëpinë e 77-vjeçarit Michael Pleasted, të cilin e kishte fqinj në lindje të Londrës, dhe e qëlloi tetë herë me thikë në 2014. Pleasted kishte abuzuar me tre nga fëmijët e saj dhe djem të tjerë në zonë, pasi ishte dënuar më parë për më shumë se 20 sulme seksuale ndaj të miturve. Më vonë u kuptua se ai kishte ndryshuar emrin nga Robin Moult për të fshehur dhjetëra sulme…

Read More

Mjeku Ilir Alimehmeti, kandidati i Partisë Demokratike për primaret e bashkisë së Tiranës është shprehur se nëse ai do të votëvesohet për të qenë qytetari i parë i kryeqytetit objektivi i tij do të jetë puna për qytetin dhe jo karriera e tij politike. Ai tha se do të punojë me ndershmëri dhe do të jetë aty për punë dhe jo për ta përdorur bashkinë si një trampolinë për në nivele më të larta. “Është shumë e thjeshtë, duhet të ndërrojmë model, duhet të sjellim një model ndershëmërie dhe transparenc, duhet të shkojmë tek puna. Duhet të kemi një model…

Read More

Shtatë persona kanë humbur jetën pas disa të shtënave me armë zjarri në një market në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Autori ishte menaxheri i marketit, i cili raportohet se pas vrasjeve i ka dhënë fund edhe jetës së tij. Ai hapi zjarr ndaj punonjësve të tjerë në momentin që këta të fundit kishin mbyllur turnin dhe ishin mbledhur tek dhoma e ndërrimit, duke i lënë të gjithë të vdekur. Shtetet e Bashkuar vitet e fundit po përballen me sulme masive me armë zjarri qe kane shkaktuar dhjetëra viktima. Sipas statistikave të mbledhura nga Northeastern University që gjurmon…

Read More

Organizimi i samitit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, që do të zhvillohet më 6 dhjetor në Tiranë, përveç se i bën krenar shqiptarët pasi është hera e parë që në vendin tonë zhvillohet një samit i përmasave të tilla, do i kushtojë shqiptarëve 50 mln lekë nga buxheti i shtetit. Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të qeverisë, ku thuhet se efekti financiar për menaxhimin e samitit, prej 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekësh, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2022.

Read More

“Masat që mori qeveria po e mbrojnë ekonominë nga rritja e çmimeve. “ Në këtë konkluzion mbërriti Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Raportin e Tranzicionit 2022-2023.Më konkretisht, BERZH thekson se masat e qeverisë si Paketa e Rezistencës Sociale, subvencionet për grupet në nevojë, indeksimi i pensioneve, subvencionimi i energjisë apo rritja e pagës minimale kanë mbrojtur ekonominë e vendit nga pasojat e pashmangshme të luftës në Ukrainë. “Me nisjen e luftës në Ukrainë dhe rritjes së shqetësimeve për energjinë, qeveria shqiptare miratoi Paketën e Rezistencës Sociale në mars 2022. Paketa përfshin masa të tilla si: indeksimi i pensioneve,…

Read More

Një 30-vjeçar shqiptar ka përplasur me makinë një studente ne Selanik të Greqisë. Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit ia ka mbathur nga vendngjarja, duke e lënë 21-vjeçaren greke të plagosur. Mësohet se kjo e fundit ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën. Policia bën me dije se shqiptari, emri i të cilit ende nuk është zbardhur, ka qenë nën hetim nga policia greke për përfshirjen e tij në trafikun e drogës. Pronari i makinës ishte një 44-vjeçar, i cili pranoi se i kishte dhënë hua makinën e tij të riut shqiptar.

Read More

Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha është takuar sot me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në takim të pranishëm ishin edhe sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, si dhe kreun e grupit parlamentar të PL Petrit Vasili. Në një reagim të bërë në Facebook pas takimit, Berisha shprehet se palët diskutuan gjerësisht për koordinimin e përpjekjeve “për mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë nga regjimi i Edi Ramës”. Reagimi i Berishës: Së bashku me sekretarin e përgjithshëm të PD, Flamur Noka, zhvilluam një takim me kryetarin e Partisë së Lirisë, ish Presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e…

Read More

Nga Eduard Zaloshnja Ndër garat primare që do të zhvillojë PD-ja më 4 dhjetor, gara e Tiranës duket më interesantia, ngaqë janë futur në të plot 7 kandidatë (në Elbasan është vetëm Luçiano Boçi, në Shkodër vetëm Bardh Spahia, në Durrës është praktikisht e sigurtë që do fitojë Igli Cara, në Korçë, Ledina Alolli, e kështu me rradhë). Gara në Tiranë do të jetë e fortë, sepse 5 kandidatë janë të njohur gjerësisht në publik (për arsye politike, mediatike apo protestore). Sidoqoftë, dy politikanë karriere në këtë garë (Këlliçi e Bogdani), e fillojnë atë me një epërsi paraprake, për vetë…

Read More

Gazetari Arsen Rusta ka treguar një ngjarje të regjistruar rreth 4 vite më parë se si ish-kandidati për kreun e PD-së, Ibsen Elezi, e ka kërcënuar teksa ka qenë duke raportuar pranë Gjykatës në Kukës, në kohën kur protestohej për traun në Rrugën e Kombit. Në një postim në rrjetet sociale, Rusta e ka rrëfyer me detaje përplasjeje me Elezin dhe sipas gazetarit, ky i fundit kishte shpërthyer në akuza dhe ofendime ndaj tij duke e quajtur këlyshë të Edi Ramës dhe Carlo Bollinos. Rusta shton më tej se sot politikani demokrat, si për ironi të fatit duket se ka…

Read More

Botërori i Katarit vijon të jetë i mbushur me befasi. Gjermania humbi 1-2 me Japoninë në ndeshjen e parë të grupit E. Skuadra e Flick kaloi e para në avantazh me Gundogan në minutën e 33 të ndeshjes nga pika e bardhë e penalltisë. Në pjesën e dytë aziatikët kthyen gjithçka në avantazhin e tyre me Doan në minutën e 75 dhe Asano në minutën e 83.

Read More