Author: tirana

Në të gjitha qarqet e vendit shërbimi i autoshkollës do të vendoset në raport me numrin e popullsisë. Marrëveshja e arritur ndërmjet Shoqatave të Autoshkollave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Tranportit Rrugor e publikuar në Fletoren Zyrtare konsiston në disa rregulla. Në një qark me të paktën 500 mijë banorë do të respektohet raporti një autoshkolle për çdo 15 mijëbanorë. Për qarqet nga 200 mijë deri në 500 mijë banorë do të jetë raporti një autoshkollë për çdo 12 mijë banorë. Ndërsa për qarqet nga 100 mijë deri në 200 mijë banorë do të jetë rregulli një autoshkolle…

Read More

Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja, pronarët e tre koncesioneve të inceneratorëve kanë mohuar çdo akuzë të ngritura nga prokuroria e posaçme. Përmes avokatëve mbrojtës, ata pretenduan nga arratia se në kushtet kur vendi ishte në një emergjencë mjedisore, përshpejtimi i procedurave për të fituar koncesionet nuk nënkupton përfshije në evasion fiskal, pasi procedurat janë kryer konform ligjit me vendime të këshillit të ministrave. E në këto kushte ata kërkojnë gjykim të shkurtuar, pra gjykim me faktet e deritanishme që prokuroria speciale ka grumbulluar. Ndërkohë, në lidhje me inceneratorin e Elbasanit, Gjykata e Posaçme ka marrë të pandehur edhe…

Read More

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu nuk do të jetë i pranishëm në protestën që Partia Demokratike do të zhvillojë më 6 dhjetor, në të njëjtën ditë kur në Tiranë do të zhvillohet Samiti BE-Ballkani Perëndimor. Në një intervistë për Euronews Albania, Mediu u shpreh se atë ditë, do të jetë në Uashington, në një takim të Internacionales Demokratike. Mediu nënvizoi se në lidhje me këtë protestë, opozita duhet të konsultohet me partnerët e saj, si Partitë Popullore Europiane dhe Partitë Konservatore Europiane. “Unë padyshim e vlerësoj që protesta është një nga elementët më të domosdoshëm politik, në mënyrë të…

Read More

Vitamina D ndoshta sjell në mendje rrezet e diellit dhe kockat e shëndetshme dhe të forta dhe kjo nuk është e gabuar. Dr. Jad Sfeir, një endokrinolog dhe geriatër në klinikën Mayo, tha se vitamina D është thelbësore për përthithjen e mineraleve në zorrën tonë. Është çelësi për përthithjen e kalciumit dhe fosforit pa vitaminën D këto minerale nuk absorbohen në nivelin që trupi ka nevojë për zhvillimin e një skeleti të shëndetshëm. Në përgjithësi, dozën ditore të vitaminës D mund ta merrni nga dielli, por ka përjashtime. Megjithëse sasia e saktë e kohës që ju duhet të kaloni në…

Read More

Për sportistët elitarë do të ketë grada honorifike. Ky është vendimi që është marrë gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministriave.Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bëri me dije se në mbledhjen e sotme, qeveria miratoi projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin 59 të vitit 2014 për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Sipas tij, ky projektligj është i shumëpritur nga komuniteti i sportistëve.Peleshi u shpreh se, bëhet fjalë për vendosjen në ligj të gradave honorifike për sportistët elitarë. “Ka një renditje dhe nivele të ndryshme gradash, nga grada kolonel, nënkolonel dhe deri në nivelin e…

Read More

Gjermania e nisi Botërorin 2022 me ndeshjen kundër Japonisë. Lojtarët gjermanë kanë pozuar në foton para ndeshjes duke vendosur dorën në gojë, në shenjë proteste kundër FIFA-s dhe shtetit të Katarit. Gjithçka lidhet me mungesën e të drejtave të njeriut në vendin organizator. Te Gjermania kërkonin të mbanin shiritin e kapitenit me ngjyrat e LGBT, teksa FIFA nuk e ka lejuar diçka të tillë. Kësisoj gjermanët kanë pozuar me gojën të mbyllur.

Read More

Në këto momente po luhet ndeshja Gjermani-Japoni, ku rezultati është 1-0. Në fillim ishte Japonia ajo që shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë, por fatmirësisht për gjermanët, goli u anulua për jashtë loje. Gjermania ushtroi presion dhe pas disa rasteve të mira, përfiton penallti. Ishte portieri japonez që ndërhyri në mënyrë të gabuar. Nga pika e bardhë Gundogan nuk fali dhe 1-0 në minutën e 33-të. Score Gundogan Penalty 1-0 Germany!!pic.twitter.com/hAN7wUsbuM— 𝐉𝐨𝐚𝐨 🇦🇷🇶🇦 (@JoaoMiyo) November 23, 2022

Read More

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme masë sigurie “arrest në burg” për ish-deputetin e PS-së Alqi Bllakon për Inceneratorin e Elbasanit, por është refuzuar dy javë më parë. Pas refuzimit, SPAK i është drejtuar Apelit të së Posaçëm, teksa kjo e fundit shqyrton kërkesën të enjten në orën 08:30. “Çështja është regjistruar mbi ankimin e Prokurorisë, objekti është caktim masë sigurimi, dhe për shkaqe procedurale është shtyrë për nesër ora 8:30”, bëhet me dije.

Read More

Autoritetet italiane kundër narkotikëve besojnë se ‘Ndrangheta mbetet një nga organizatat kriminale më të fuqishme dhe më të rrezikshme në botë, pavarësisht kapjes së figurave si Assisi dhe Morabito. Megjithatë, klanet përballen me konkurrencë në rritje nga rrjetet e tjera evropiane të dedikuara për trafikun e kokainës. Aktorë të tjerë, veçanërisht rrjetet shqiptare, mësuan nga modeli ‘Ndrangheta’ dhe tani veprojnë pranë burimit , duke marrë kokainën nga lidhje më afër burimit të prodhimit nëpërmjet ndërmjetësve të pavarur. “Shqiptarët erdhën thjesht për të marrë ngarkesat nga A në B. Por ata u bënë ekspertë në logjistikën evropiane dhe ato rrjete logjistike tani janë kryesisht në duart…

Read More

Një çift në fshatin Braçaj të Devollit janë konfliktuar midis tyre. Sherri dyshihet se ka degraduar deri në ërdorimin e dhunë fizike dhe psikologjike nfaj njëri-tjetrit. Për pasojë Policia e Devollit ka nisur hetimet për bashkëshortët me iniciale D.T dhe A.T. Njoftimi i Policisë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D. T. dhe për shtetasen A. T.(bashkëshortë), banues në fshatin Braçanj, Devoll, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëri-tjetrit. Materialet i kaluan…

Read More

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka komentuar procesin e primareve të Sali Berishës. Veliaj tha se ky i fundit e ka caktuar se kush do e fitojë garën, duke iu referuar kështu Belind Këlliçit. Sipas tij, 6 kandidatët e tjerë lodhen kot, ndërsa shtoi se mezi po e pret fushatën. “Kur vjen cirku në fshat të gjithë klounët dalin ta përshëndesin. A më kanë ardhur fjalët e sharjeve, unë s’jam i njeriu u sharjeve. Nuk voton njeri aty, aty është vetëm Saliu. Ata flasin që të impresionohet vetëm një njeri. Një demokrat thotë, mos gënjeni kaq trashë. Ata duan vetëm një votë,…

Read More

Institucionet që kanë kaluar në “sitën” e Kontrollit të Lartë të Shtetit për periudhën janar-shtator janë gjetur në shkelje të shumta që kanë sjellë dëm ekonomik por edhe ndikim negativ në administrim të të ardhurave ose shpenzimeve. Në buletinin e fundit rezulton që ky dëm për të dy zërat të jetë 122 miliardë lekë (mbi 1 miliardë euro), 38% e të cilës vjen nga të ardhurat dhe shpenzimet dhe pjesa tjetër nga shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e administrimit të të ardhurave. Konkretisht KLSH nënvizon se në përfundim të auditimeve të kryera përgjatë periudhës janar – shtator 2022…

Read More