Rreth orës 13:00, në fshatin Rrotull, Shijak, shtetasi B. B., rreth 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me trafikndarësen e rrugës. Si pasojë e përplasjes, shtetasi B. B. ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Author: tirana
Këtë të mërkurë, Gjykata e Apelit në Tiranë ka dënuar me tetë vite burgim, Klajdi Shundin, i cili vrau kunatin e tij në janar të 2021. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 1 janarit, 2021 në një banesë në rrugën “5 Maji” në Tiranë. Viktima dhe autori u konfliktuan me njëri-tjetrin për motive të dobëta dhe më pas Shundi e qëlloi kunatin Vladimir Zvezhda. Ky i fundit, edhe pse u dërgua në spital nuk mundi t’u shpëtojë plagëve. Klajdi Shundi kishte ftuar për vitin e ri burrin e motrës Vladimir Zvezhda 42-vjeç. Ato kanë festuar deri në…
Dita e enjte, do të jetë një seancë maratonë në Kuvendin e Shqipërisë. Partia Demokratike ka përgatitur 23 amendamente për buxhetin 2023, kur të diskutohet nesër nen për nen në seancën parlamentare. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, Sali Berisha tha se kërkojnë rritje me 25% për pagat dhe ulje e TVSH për dritat në 6%. “Kemi në mbledhje pune shumë të rëndësishme për shkak të rendit të ditës tepër të veçantë. Janë buxheti i shtetit për të cilin deputetët e PD-së kanë përgatitur 23 amendamente, kanë thirrur në interpelancë Edi Ramën. Amendamentet e paraqitura përbëjnë një përmbysje reale të planifikimit…
Rikonstruksioni i dy godinave të tjera në “Qyteti Studenti”, rrezikon të lërë pa strehë 150 studentë. Një përfaqësi e tyre ka protestuar mëngjesin e së mërkurës duke kërkuar zgjidhje nga Bashkia e Tiranës. Të rinjtë thonë se afati I fundit për largimin nga godinat 14 dhe 4, është 30 nëntori, por ende nuk u është ofruar një mundësi tjetër strehimi. Në mbështetje te studenteve ka dalë dhe shoqëria civile. Drejtues të Qëndresës Qytetare akuzojnë drejtuesit e “Qytetit Studenti” për heshtje dhe neglizhencë ndaj strehimit të 150 studentëve. Bashkia e Tiranës, deklaron se 150 studentët do të sistemohen në godina të…
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim është takuar me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për progresin e Reformës në Drejtësi. Kim vendos sërish theksin tek lufta ndaj korrupsionit që konsiderohet si kërcënim për sigurinë dhe barazinë ekonomike. “Yuri Kim u takua dje me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për të shqyrtuar progresin në zbatimin e reformës në drejtësi dhe rëndësinë e saj për aspiratat e Shqipërisë në BE. Ambasadorja përsëri theksoi se Presidenti Biden në qershor 2021 identifikoi luftën kundër korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare sepse kërcënon sigurinë, barazinë ekonomike, zhvillimin dhe demokracinë. Takimi i paraprin pjesëmarrjes së…
Maroku dhe Kroacia janë ndarë në barazim gjatë kësaj sfide të sotme e cila startoi në orën 11:00. Kroatët ishin favorit në letër për këtë ndeshje, por Maroku ka mundur t’i bëj ballë Modric dhe shokëve të tij të ekipit. Pjesa e parë nuk ishte shumë intensive, ku të dyja ekipet tentuan nga 4 herë secila për të provokuar golin, gjë e cila nuk erdhi. Pjesa e dytë ishte një dominim total nga kroatët, ku edhe përqindja e mbajtjes së topit ishte dukshëm në favorin e tyre. Shumë tentative për të krijuar raste, por asnjëra nuk rezultoi efektiv.
Facebook po heq disa fusha që përmbajnë informacione të profilit, duke përfshirë pikëpamjet fetare dhe politike. Facebook ka njoftuar përdoruesit se do të heqë katër fusha informacioni nga profili duke filluar nga muaji i ardhshëm. Këto fusha përfshijnë pikëpamjet fetare, pikëpamjet politike, adresat dhe fushën “të interesuarit”, e cila tregon orientimin seksual të përdoruesit. Ndryshimi do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor. Një zëdhënës i kompanisë tha se arsyeja e ndryshimit ishte për ta bërë rrjetin social më të lehtë për t’u përdorur. “Si pjesë e përpjekjeve tona për ta bërë më të lehtë navigimin dhe përdorimin e Facebook,…
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ka folur për situatën e përmbytjeve në veri, ku tha se situata në zonat e prekura po përmirësohet, dhe se reshjet po transferohen në jug. Peleshi tha se tani kanë mbetur vetëm 24 familje të evakuuara. “Kanë vazhduar reshjet me një intensitet mesatar në veri të vendit, problematika është ende prezentë edhe pse ¾ e sipërfaqes tashmë është liruar. Tashmë janë të evakuuara vetëm 24 familje nga 52 gjithsej, 83 persona nga 318 banorë që ishin në fillim. Po monitorojmë situatën edhe në jug, në Lumin Vjosë. Pritet të…
Në tetor kanë rënë çmimet e prodhimeve për herë të parë në dy vjet e gjysmë. Zyra Federale e Statistikave njoftoi të hënën (20.11) se çmimet e prodhimit kanë rënë në tetor mesatarisht me 4.2 për qind krahasuar me muajin e kaluar. “Kjo ishte rënia e parë e çmimeve krahasuar me muajin e mëparshëm që nga maji 2020.” Në shtator kishte një rritje të prej 2.3 për qind. Rënia është një surprizë e madhe. Ekonomistët e anketuar nga agjencia e lajmeve Reuters kanë pritur rritje të inflacionit prej 0.9 për qind, krahasur me muajin e kaluar. Krahasuar me të njëjtin…
Në Shqipëri do të ketë institucione të arsimit të lartë të pavarura. Lajmin e dha ministrja e Arsimit Evis Kushi, pas mbledhjes së qeverisë. Vendimi i sotëm sipas saj plotëson statusin e institucionit të arsimit të lartë në Shqipëri dhe rrit cilësinë e arsimit. Po ashtu Kushi u bëri thirrje studentëve të aplikojnë për bursa studimi në bazë të 3 kritereve të vendosura. “Morëm një vendim që plotëson kuadrin ligjor të arsimit të lartë për statusin e institucionit të arsimit të lartë në Shqipëri. Do të kemi dhe një formë të re që janë institucionet e arsimit të lartë publike…
Jeni mësuar ta shihni në ekran shpesh, në rolin e ndërmjetësueses që merret me problemet e të tjerëve. Por sot juristja Eni Çobani ka rrëfyer si rrallëherë nje “hall” të sajin. Në emisionin “Aldo Morning Show” avokatja ndau me shikuesit një moment të vështirë që kishte kaluar së fundmi. Ajo ka treguar se i është dashur të përballet me pabesinë e një personi të cilin e ka mbajtur shumë afër dhe e konsideronte si të familjes, por ky person i cili punonte me të i shkaktoi dëme të mëdha, ekonomike, por edhe shpirtërore. Eni Çobani është shprehur se pasi zbuloi…
Një humnerë e thellë në komunën rurale Chongqing në Kinë, ka zgjuar kureshtjen e studiuesve prej vitesh. U zbulua në vitin 1994, por gjeologët ende nuk janë të sigurt se si është formuar. Disa madje mendojnë se formacioni misterioz është rezultat i përplasjes së një meteori në Tokë. Të tjerë besojnë se u formua gradualisht gjatë 128.000 vjetësh, pasi uji që derdhej në lumenjtë nëntokësorë, gdhendi shkëmbinjtë gëlqerorë përreth saj. 660 metra thellësi, Xiaoxhai Tiankeng është gropa më e thellë dhe më e madhe në botë. Tiankeng do të thotë “Gropa qiellore”, ku strehohet një ekosistem i pasur me rreth…