Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje në Lezhë për shkak të përmbytjeve. Një grua e moshuar ka ndërruar jetë, por për shkak të motit të keq, familjarët nuk kanë mundur ta përcjellin në banesën e fundit ditën e djeshme. Kjo pasi rruga që lidh fshatin Torovicë me fshatin Malecaj në Njësinë Administrative Balldren është e bllokuar nga uji dhe nuk mund të kalohet me mjete të vogla. Në këto kushte, familjaret kërkuan ndihmën e emergjencave për të përcjellë në varreza të ndjerën. “Uji ka arritur në 70 cm dhe lëvizja është e pamundur. Në këto kushte ju bëmë kërkesë…
Author: tirana
Imazhi i tij është mjaft popullor për ekranin. Po flasim për bateristin e njohur Roland Fusha. Landi është prej 18 vitesh pjesë e Top Channel, ku fillimisht e kemi parë në orkestrën e Top Show dhe më pas në “Portokalli” me të cilin lidhet së fundmi edhe imazhi i tij. Por nëse sot është “tullaci” me te cilin edhe identifikohet, 31 vite më parë ai ishte nje djalë me flokë të gjata, pjesë e grupit te rock-ut “Albatros”, tipike me pamjen e një pjesëtari orkestre rock.
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar një masë të dytë sigurie ndaj Alqi Bllakos, për inceneratorin e Elbasanit. SPAK-u i është drejtuar gjykatës me kërkesë për një masë sigurie ndaj Bllakos dy javë më parë, por gjykata e ka refuzuar kërkesën e SPAK. Nga ana e tij, SPAK-u e ka ankimuar këtë vendim, duke iu drejtuar Apelit të Posaçëm për miratimin e kësaj kërkesë dhe caktimin e “arrestit me burg” ndaj Bllakos, për akuzën e korrupsionit. Hetimet e SPAK për inceneratorin e Elbasanit kanë rënduar pozitat e ish-deputetit Alqi Bllako, ku përveç akuzës së “shpërdorimit të detyrë”, kryer në bashkëpunim, Prokuroria…
Në mes të debatit të fortë politik, në seancën e së enjtes së shkuar në Kuvend, deputeti Belind Këlliçi kërkoi një minutë heshtje për 38 intelektualët e vrarë më 16 nëntor 1944 nga komunistët, në vigjilje të çlirimit të Kryeqytetit. Drejtuesja e seancës, deputetja e PS-së Ermonela Felaj iu përgjigj se “do të ishte më respektuese edhe ndaj njerëzve për të cilët ju kërkoni që të mbahen një minutë heshtje, edhe ndaj deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë këto të mos vijnë si elementë surprizë dhe respekti të bëhet në mënyrën e duhur”. Në ato momente deputetët e opozitës janë ngritur…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e quan Rusinë “shtet terrorist” që bën “terror dhe vrasje”, pasi një foshnje u vra në një maternitet, pas një sulmi me raketa në një spital në pjesën jugore të Zaporizhjas. “Edhe një herë, armiku vendosi të tentojë ta arrijë përmes terrorit dhe vrasjeve atë që nuk ka qenë në gjendje ta arrijë që nëntë muaj dhe që nuk do të mund ta arrijë”, tha Zelensky në Facebook, pas sulmit që ndodhi në spitalin e Vilnyansk. “Në vend të kësaj, kjo do të shërbejë vetëm si dëshmi për të gjithë të keqen që i është sjellë…
Është vetëm 23-vjeç, por Kejdi Spahiu do të kandidojë për primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Beratit. Në një deklaratë nga seli blu 23-vjeçarja nënvizoi se tani ka ardhur koha jo vetëm e përgjigjeve boshe, por e veprave. Në fjalën e saj, ajo nuk i kurseu kritikat ndaj qeverisë. “Mendoj se ka ardhur koha jo vetëm e përgjigjeve boshe, por e veprave. Prandaj vendosa të marr përsipër këtë detyrë dhe me fjalën detyrë nënkuptoj atë ndaj qytetarëve beratas. I dimë plagët e Beratit: papunësia, largimi drejt kryeqyteti e sidomos vendeve të huaja dhe lufta e përditshme për të siguruar…
Klisman Nikolli 27 vjeç, efektiv i Policisë së Lezhës, u arrestua në Itali së bashku me dy persona të tjerë Viktor Bilani 30 vjeç dhe Flor Koca 35 vjeç. Ata u arrestuan për vjedhje të banesave në zonat e Veneto dhe Friuli. Pas arrestimit në Itali, efektivi Klisman Nikolli u përjashtua nga Policia Shqiptare me urdhër të drejtorit Muhamet Rrumbullaku ditën e martë. Mediat italiane kanë publikuar të tjera detaje se si vepronte ky grup. Ato shkruajnë se 27-vjeçari Nikolli deklaroi përpara gjykatës në Itali se ai është polic. Me dy bashkëpunëtorët e tij ai u arrestua nga karabinierët italianë…
IPhone ka një grup aplikacionesh të fshehura të instaluara si parazgjedhje, shumica e të cilave funksionojnë prapa skenave. Megjithatë, ka disa aplikacione sekrete që tani mund t’i përdorni, të cilat me siguri do t’ju ndihmojnë! Shikoni cilat janë këto karakteristika: 1.AirPrint iPhone juaj është i pajisur me teknologjinë AirPrint dhe aplikacioni që kryen të gjithë punën quhet Print Center. Ndryshe nga dy aplikacionet e mësipërme, nuk ka asnjë mënyrë për të hapur drejtpërdrejt Qendrën e Printimit, por mund ta hapni atë nga Ndërruesi i aplikacioneve nëse një punë printimi është në radhë ose në mes të printimit. Për të gjetur…
Pas dëshimit të takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në Bruskel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se për çështjen e targave ka pasur 8 mundësi zgjedhjeje dhe fajëson Serbinë që nuk pranoi asnjërën prej tyre. Tre opsione ishin të përshtatshme për Kosovën dhe pesë jo fort të përshtatshme, është shprehur Kurti në mbledhjen e qeverisë këtë të mërkurë. “Të drejtat për pakica në kushtetutë të Kosovës nuk i gjen ne kushtetutë të Serbisë e as në vendet më të avancuara të BE-së. Përfaqësuesi i lartë fatkeqësisht e ndryshoi premisën e negocimit. Filloi të negociojë për një marrëveshje vetëm për…
Shqipëria është një nga vendet më të bukura të Ballkanit, por jo vetëm. Natyra e saj mahnitëse dhe kushtet e përballueshme të jetesës, e kanë bërë Shqipërinë të preferuar për shumë të huaj. Kështu nis shkrimi për vendin tonë në “ShengenVisa”, duke renditur 6 vendet europiane më të lira për të jetuar. Sipas saj, kostot e vlerësuara të jetesës për një person të vetëm në Shqipëri janë afërsisht 420 dollarë në muaj, pa përfshirë qiranë. Tirana konsiderohet një nga qytetet më të përballueshme ekonomikisht në Ballkan. Kryeqyteti është i njohur për baret, klubet dhe kafenetë, si dhe për muzetë dhe…
Këtë të mërkurë, në selinë blu po zhvillohet takimi mes kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe kreut të PD-së, Sali Berisha. Takimi bëhet për protestën që kërkohet të mbahet më 6 dhjetor 2022, ditë kur në Tiranë do të vijnë liderët e Europës për Samitin BE-Ballkani Perëndimor.
Këtë të mërkurë, KQZ-ja është mbledhur për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Drejtuesja e sektorit financiar në KQZ, Valbona Ballgjini gjatë fjalës së saj, ka ngritur një problematikë me të cilën haset KQZ-ja për partitë politike, ku më shumë se 50% e të cilave nuk kanë adresa të sakta dhe nuk dorëzojnë pasqyra financiare. “KQZ informohet nga gjykata sa parti politike ka në Shqipëri. Duhet që regjistrimi i pasqyrave financiare të bëhet brenda 31 vitit të vitit pasardhës. Ne marrim një listë të partive politike dhe të gjitha partitë duhet të dorëzojnë raportet financiare. Rezultojnë 131 parti të regjistruara…