Author: tirana

Kreu i PD-së, Sali Berisha mbështet protestën kombëtare të “Lëvizja Universitare”, që do të mbahet ditën e nesërme (24 nëntor), kjo pak kohë pasi pedagogët u tërhoq nga nisja e një greve urie dhe të disa protestave të përditshme. “Universitetet në protestë kombëtare! Të gjithë në mbështetje të universiteteve!”, ka shkruar Berisha në rrjetet sociale. Stafi akademik ka paralajmëruar protestë pikërisht para seancës plenare ku pritet që të votohet edhe buxheti për vitin 2023. Ata kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në mënyrë që të politikanët të ndryshojnë qëndrim ndaj arsimit të lartë.

Read More

Pas inspektimeve të djeshme në tre qarqet (Durrës, Shkodër dhe Lezhë) më të prekura nga moti i keq, këtë mëngjes kryeministri Edi Rama e ka nisur me një mesazh falënderimi për të gjithë ekipet e emergjencave të angazhuara në zonat e prekura nga reshjet e shiut dhe përmbytjet. Përmes një postimi me foto në Facebook, kreu i qeverisë tregon përmes fotove punën në shërbim të komunitetit për të përballuar situatën. Reshjet e fundit të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit, ku më problematike situata i paraqit në qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës. “MIRËMËNGJES dhe me krenari…

Read More

Dashi Për ata që janë beqarë parashikohen emocione të mëdha. Sepse priten risi në fushën sentimentale. Por edhe në nivel profesional, të lindurit e kësaj shenje po rikthehen fuqishëm në lojë. Demi Jeni të fokusuar në problemin e një personi të dashur që mund t’ju pengojë t’i kushtoni vëmendje gjysmës tuaj. Në punë nuk duhet të ekspozoheni shumë, bëjini gjërat me qetësi. Binjakët Nuk është koha për t’u përqendruar te dashuria, duket se duhet ta përqendroni vëmendjen diku tjetër. Duhet t’i merrni gjërat më lehtë në vendin e punës, nuk është koha për të shkuar shumë larg me veprimet tuaja.…

Read More

Pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, se shkak për përmbytjet në Shkodër është bërë keqqeverisja ka ardhur dhe reagimi i ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut. Në llogarinë e saj në “Facebook”, Balluku ka risjellë përmes një video deklaratat se si në 2010 Berisha “shfajsohej” nga përmbytjet në Shkodër. Duke risjellë deklaratat kontradiktore të Sali Berishës, ministrja shkruan se meqënëse “i ka vdekur burrëra, nderi dhe fjala”, atëhere kjo video i rifreskon memorien kur në mënyrë kriminale në 2010 shkarkonin më shumë se 107% të prurjeve të kaskadës së Drinit, duke përmbytur 14. 280 hektarë, e nxjerrë në rrugë…

Read More

Paralajmërimet e ish-ambasadorit të NATO-së për median britanike The Sun kanë qenë shqetësuese dhe konkrete. “Pushtimi katastrofik i Ukrainës nga Rusia mund të çojë në gjakderdhje të re evropiane, në Ballkan” paralajmëroi Ekziston frika se lufta brutale e Vladimir Putin mund të bëhet sfondi për një valë dhune midis Kosovës pro-evropiane dhe Serbisë së lidhur me Rusinë. Bisedimet e paqes nuk arritën të qetësojnë një grindje të ashpër mbi targat në veri të Kosovës, duke e lënë rajonin “në prag konflikti”. Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell paralajmëroi se dështimi për të zgjidhur çështjen e gjatë mund…

Read More

Policia e Shtetit ka përjashtuar nga radhët e policisë së Shtetit efektivin Klisman Nikolli, i cili u arrestua nga policia Italiane pasi ishte përfshirë në vjedhje. Sipas policisë ai kishte marrë leje pa të drejtë page, nga data 1 nëntor deri më 31 dhjetor. Kjo leje, sipas policisë i është miratuar nga eprori i tij, për dalje jashtë shtetit, pas kërkesës së bërë nga vetë punonjësi, për arsye shëndetësore. ‘Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit, në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me homologët, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve dhe të paligjshmërive në përgjithësi, ka…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç mbrëmjen e kësaj të marte. Nga informacionet paraprake raportohet se janë përplasur dy automjete, ku kanë mbetur të plagosur 5 persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. Personat e plagosur janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor. Sakaq policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Read More

E gjithë Italia është përfshirë nga moti i keq për shkak të ciklonit “Poppea”. Reshjete dendura të shiut dhe dëborës, bashkë me temperaturat e ulëta dhe erërat e forta, kanë bërë që shumë rajone të aktivizojnë gjendjen e emergjencës. Venecia ka shpëtuar pa përmbytje falë sistemit të digës “Moisiu”, pavarësisht dallgëve tepër të larta deri në 180 centimetra. Situata me motin e keq pritet që të përmirësohet në të gjithë Italinë duke nisur nga e mërkura.

Read More

Një zyrtar i lartë i shërbimit të sigurisë ukrainase, Andrij Naumov, i cili u arrestua më 7 qershor të këtij viti në pikën kufitare të Preshevës, ka kërkuar zyrtarisht statusin e refugjatit dhe azilin në Serbi. “Serbia ka një marrëveshje me Ukrainën që rregullon dhënien e ndihmës dhe marrjen e statusit të refugjatit në rast lufte dhe ka disa arsye për dhënien e statusit të refugjatit dhe dhënien e azilit për Naumov. Meqenëse nuk kemi një marrëveshje dypalëshe që rregullon ekstradimin, zbatohet Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila thotë se paraqitja e kërkesës për azil përfundon procedurën…

Read More

Ilir Meta ka publikuar videon e një qytetarit, për të cilin thotë se është dhunuar nga policia bashkiake, ditën e sotme gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Sukth të ri në Durrës. Sipas Metës, Mithat Hazbiu nga Sukthi, është ndaluar në shkelje të ligjit vetëm sepse i kërkoi kryeministrit të mos bënet propagandë me zonat e përmbytura. Meta shton se ai ndodhet i shtruar në urgjencë, ndërsa i bën thirrje prokurorisë që të nisë hetimet. ‘Dënoj me ashpërsi sjelljen banditeske të punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj qytetarit Mithat Hazbiu nga Sukthi i ri, i cili është ndaluar sot…

Read More