Author: tirana

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda ra pre e një telefonate të rreme natën që një raketë goditi një fshat afër kufirit ukrainas. Personi që e telefonoi pretendonte se ishte presidenti francez, Emmanuel Macron. Në një regjistrim 7 minutësh të thirrjes së postuar në internet nga komedianet rusë Vovan dhe Lexus, presidenti polak Andrzej Duda dëgjohet teksa komunikon në anglisht me telefonuesin. “Emmanuel, më beso, jam tepër i kujdesshëm. Nuk dua të kem luftë me Rusinë dhe më besoni, jam tepër i kujdesshëm, tepër i kujdesshëm”, i thotë Duda telefonuesit. “Pas shpërthimit të raketës në Przewodow, gjatë telefonatave të vazhdueshme me…

Read More

Kryeministri Edi Rama armikun e tij në përmbytjet që kanë pushtuar vendin, ka cilësuar kryedemokratin Sali Berisha. Në rrjetet e tij sociale, Rama sot ka nxjerrë deklaratat ndër vite të Berishës lidhur me përmbytjet në Shkodër, duke i dedikuar edhe një koment personal me ofendime ndaj tij. “Pyetja nuk është se si mund të ketë kaq rrjedhje robi, po si mund të ketë akoma rob që shkojnë pas një rrjedhjeje të tillë?!,”-tha Edi Rama. Pyetja nuk është se si mund të ketë kaq rrjedhje robi, po si mund të ketë akoma rob që shkojnë pas një rrjedhjeje të tillë?! pic.twitter.com/jR9yXNrSaZ—…

Read More

Fjoralba Ponari ka treguar se prej disa kohësh është e lidhur me një djalë të panjohur për publikun, i cili quhet Françesko. Dyshja i pëlqejnë shumë udhëtimet dhe zgjedhin që herë pas here të “arratisen” nga Shqipëria. E njëjta gjë ka ndodhur së fundmi. Çifti kanë shkuar në Itali dhe moderatorja nuk ka nguruar të ndajë në Instagram një foto nga një muzeum në Firence. View this post on Instagram A post shared by Fjoralba Ponari (@fjoralba.ponari)

Read More

Një 26-vjeçare nga Kosova, me banim në Austri, është proceduar penalisht, pasi u kap në aeroportin e Rinasit me 15 mijë paund të padeklaruara. E reja me iniciale E.S. ishte kthyer nga Anglia, kur gjatë kontrollit në aeroportin e Rinasit, në valixhe iu gjet shuma, të cilën ajo nuk e kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore. Ajo është proceduar në gjendje të lirë për mosdeklarim të të hollave dhe sendeve me vlerë. “Në vijim të veprimeve u sekuestrua shuma e parave dhe u referuan materialet në prokurori, në ngarkim të shtetases E. S., 26 vjeçe, lindur në Kosovë dhe banuese në…

Read More

Leonard Bashaliu, i cili akuzohet për vrasjen e Ylber Xhahysës pas një konflikti për makinën, është dënuar me 18 vjet burg nga Gjykata e Shkallës së parë të Elbasanit. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale: “Vrasje me paramendim”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Autori deklaroi gjykatë se nuk kishte qëllim për ta vrarë Xhahysën, ndërsa pretendoi se viktima e kishte dhunuar dhe fyer. Ngjarja ndodhi më 8 qershor të vitit 2021 në fshatin Gjoçaj të Peqinit. Autori dhe viktima Ylber Xhafhysa kanë qenë të përfshirë në një konflikt…

Read More

Mario, vëllai i binjakëve Romeo dhe Donald Veshaj feston sot datëlindjen dhe urimet për të në këtë ditë nuk kanë munguar si nga të të dashurit e tij, ashtu edhe nga ndjekësit dhe admiruesit e vëllezërve. Romeo zgjodhi që të publikonte një foto me të, teksa e uronte publikisht: “Me sa fat jam që të kam Edhe 100 vjeç @mario.veshaj Të dua më shumë!”. Nga të gjitha komentet e bëra në këtë postim, ai që tërhoqi menjëherë vëmendjen ishte ai i moderatores, Bora Zemani. “Edhe 100 me i bukuri familjes”, ishte urimi i Borës. View this post on Instagram A post…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një makinë ka përplasur një këmbësor në rrugën “Inajete Dumi”. Ky është momenti kur makina ka përplasur këmbësorin pasi ka qenë duke lëvizur me shpejtësi në një rrugë lagjeje, ku kalojnë shumë qytetarë. Pasi ka përplasur këmbësorin që po ecte, makina është përplasur edhe me murin që ndodhej pranë rrugës. Pas aksidentit, qytetarët që po kalonin janë mbledhur për t’i dhënë ndihmën e shpejtë të plagosurit, ndërsa drejtuesi i mjetit është arrestuar. View this post on Instagram A post shared by tirananews.al (@tirananews)

Read More

Një vajzë e mitur u rrëmbye për disa orë në provincën Barletta-Andria-Trani, në Itali. Mediat italiane shkruajnë se një burrë akuzohet se e rrëmbeu të miturën sapo doli nga ambientet e shkollës, duke e çuar në një shtëpi dhe duke e detyruar të pinte alkool dhe drogëra të tjera, për ta abuzuar më pas me të. Pas dhunës, burri dyshohet se ka detyruar vajzën të hipë në automjet, duke e lënë para hyrjes së spitalit të një qyteti të ndryshëm nga ai ku e kishte rrëmbyer. E mitura deklaroi se ishte përdhunuar nga një person i panjohur, çka bërë që autoritetet…

Read More

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar në rrjetet sociale pas miratimit nga KLP të 3 kandidatëve që synojnë të marrin drejtimin e SPAK. Ambasadorja thotë se është e rëndësishme që procesi të jetë transparent dhe pa manipulime nga ata që kërkojnë të bllokojnë apo ndikojnë në drejtësi. Sipas saj, drejtuesi i ardhshëm i SPAK duhet që të jetë i kualifikuar, i aftë dhe i vendosur për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Tani që kandidatët për kreun e ardhshëm të SPAK janë konfirmuar, është thelbësore që procesi të jetë transparent, që kreu i ri…

Read More

Me rastin e 114 vjetorit të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, deklaruar sot se “gjuha shqipe është gjuha e vëllezërve të mi”. Në fjalën e tij në Akademinë Solemne, Kovaçevski u shpreh se pranimi i gjuhëve në shtet është vlerë evropiane. “Sot jam këtu para se të gjithash, i vetëdijshëm se sa gjuha maqedonase dhe alfabeti kanë rëndësi për mua dhe çfarë nderi kam kur pranohet gjuha ime, për këtë të njëjtin nder e tregoj çdo herë dhe për çdo gjuhë që nuk është gjuha e ime anëtare. Gjuha nuk është vetëm…

Read More

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të pranojnë propozimin për kompromis në çështjen e targave ilegale serbe, të formuluar nga Bashkimi Evropian. Përmes një postimi në Twitter, ambasadori francez ka thënë se thirrja vlen veçanërisht për Kosovën. “Franca mbështet plotësisht ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, që duhet të mundësojë përparimin drejt marrëveshjes ligjërisht obliguese mes Kosovës dhe Serbisë dhe që të dyja shtetet të lëvizin drejt perspektivës evropiane”. Deklarata e tij vjen një ditë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk kanw arritur marrëveshje për çështjen e targave, në…

Read More

Zorra jonë quhet mendja e dytë. Ju mund ta besoni apo jo, por trakti tretës punon krah për krah me sistemin tuaj nervor. Nuk është një situatë e panjohur, kur ju përjetoni një stomak të turbullt kur futeni në një provim apo shkoni në një takim të rëndësishëm. Në një sasi e caktuar stresi është e rëndësishme për funksionimin tonë të përditshëm, por kur ai kalon pragun e shëndetshëm, efekti i tij mund të shihet jo vetëm në shëndetin tuaj psikologjik, por edhe në shëndetin tuaj fizik. Stomaku dhe zorrët tuaja gjithashtu ndikohen nga stresi. Për shembull diarreja dhe kapsllëku…

Read More