Author: tirana

Regjizori me fame botërore Quentin Tarantino ka folur hapur për planet e tij për t’u larguar nga karriera e tij filmike, shkruan faroutmagazine.co. Tani, regjisori i ”Pulp Fiction” ka shpjeguar arsyet se pse po largohet nga Hollywood-i pas filmit të tij të radhës, i cili do të shënojë filmin e tij të 10-të artistik. “Unë e kam bërë këtë profesion për një kohë të gjatë … e kam bërë këtë për 30 vjet. Është koha për të përfunduar shfaqjen. Unë jam një argëtues, dua t’ju lë të dëshironi më shumë. Unë nuk dua të bëhem ky plaku që është jashtë…

Read More

Mat/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Mat, pas kallëzimit nga shtetasi Sh. B., 66 vjeç, banues në fshatin German, Burrel, për vjedhjen pa thyerje, të shumës 170 000 lekë të rinj, në banesën e tij, kanë kryer veprimet hetimore për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Si rezultat i veprimeve hetimore është identifikuar dhe shoqëruar një shtetas i mitur 12 vjeç, si autor i dyshuar i vjedhjes së shumës së parave, në banesën e 66-vjeçarit, më datë 16.11.2022. Kjo ngjarje është publikuar në web-in zyrtar të Policisë së Shtetit, më datë…

Read More

Një 28-vjeçar është arrestuar pasi u kap duke vendosur baste sportive në telefon. Policia e Tiranës bën me dije se Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit të koduar “Fati i lojërave”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur 1 rast i kësaj veprimtarie. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi: T. X., 28 vjeç, banues në…

Read More

Ish ministri i jashtëm socialist, Ditmir Bushati shprehet në një intervistë për BBC-në se Shqipëria humbet shumë nga largimi i qytetarëve. I pyetur se përse po emigrojnë drejt Britanisë të rinjtë, ai thotë se rrënjët e këtij fenomeni janë te modeli ekonomik i vendit. Intervistë në BBC rreth fenomenit të largimit të të rinjve drejt Mbretërisë së Bashkuar. Pyetje BBC: Partia juaj ka drejtuar vendin për 17 vjet në 25 vitet e fundit. Ndërkohë kjo është vala e katërt e emigrimit dhe të rinjtë vijojnë të largohen nga vendi. A është kjo për të ardhur turp? Ditmir Bushati: Ekziston gjithmonë…

Read More

A është arritur kulmi i inflacionit? Çmimet e prodhimit kanë rënë, por ende kërkohet durim. Si reflektohet kjo në çmimet e konsumatorëve? Në tetor kanë rënë çmimet e prodhimeve për herë të parë në dy vjet e gjysmë. Zyra Federale e Statistikave njoftoi të hënën (20.11) se çmimet e prodhimit kanë rënë në tetor mesatarisht me 4.2 për qind krahasuar me muajin e kaluar. “Kjo ishte rënia e parë e çmimeve krahasuar me muajin e mëparshëm që nga maji 2020.” Në shtator kishte një rritje të prej 2.3 për qind. Rënia është një surprizë e madhe. Ekonomistët e anketuar nga…

Read More

Pas BBC-së një tjetër media ndërkombëtare i ka kushtuar vëmendje dështimit të negociatave mes Serbisë dhe Kosovës të ndërmjetësuara nga BE. “The Guardian” shkruan se mosmarrëveshja mes dy vendeve mund të shkaktojë trazira dhe dhunë. Artikulli: Përplasjet mbi targat e makinave në Kosovë po kërcënon të shpërthejë në trazira të hapura dhe një nga krizat më serioze gjatë këtyre viteve, ndërsa tensionet midis Serbisë dhe Kosovës, vazhdojnë të rriten. BE, SHBA dhe NATO kanë shprehur alarmin pasi më shumë se tetë orë bisedime të thirrur nga një takim urgjent në Bruksel, nuk arritën të zgjidhin mosmarrëveshjen mbi planet e Kosovës për të…

Read More

Sipas kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmbytjet në vend nuk erdhën nga shiu dhe Perëndia, por veç nga korrupsioni i qeverisë “Rama 3”. Meta theksoi se kjo erdhi nga korrupsioni i keqmenaxhimit të energjisë elektrike dhe kaskadave në vend. Për të hidrovoret nuk kanë qenë në punë për shkak të ndërprerjes së energjisë. Meta tha se e vetmja rrugë për vendosjen e llogaridhënies është referendumi dhe paralajmëroi disa të tillë. “E vetmja rrugë për vendosjen e llogaridhënies është ajo e referendumit dhe unë në bashkëpunim me forcat e tjera opozitare, shoqërinë civile dhe grupet e interesit shumë shpejt…

Read More

Përmes zëdhënëses Floriana Garo, Partia Demokratike denoncon implikimin e Taulant Ballës në aferat dhe aktivitetet e bandave të Elbasanit, konkretisht me Gentian Sharrën, që sipas tyre, ekzistojnë qindra biseda telefonike. PD i bën thirrje SPAK-ut që të hapë dhe të hetojë dosjen e avokatit Ravik Gurra. “Në Parlamentin shqiptar, një deputet i Rilindjes, emrin nuk e ndërron kurrë si disa kolegë të tij, por mbiemra ka disa. Ndryshe nga personazhi i filmit artistik shqiptar “Taulanti kërkon një motër”, Taulanti-deputet kërkon një mbiemër. Herë na shfaqet si Balla, herë Bego, herë si Gurra, e herë tjetër si Xibraka. Emri i tij,…

Read More

Kryeministri Edi Rama nga rrjeti social Twitter, reagon pas çdo akuze që vjen nga PD-ja në lidhje me përmbytjet në vend. Rama shkruan se në fakt ata e kanë mirëmenaxhuar situatën. Këtë gjë e tregojnë të dhënat e publikuara nga Bashkia Shkodër. Bazuar në shifra, Rama shton se në vitin 2010 kur kryeministër ishte Sali Berisha, në Shkodër kishte 2580 banesa nën ujë, ndërsa sot janë vetëm 5. “Ja se ç’i bëjnë opinionit kamerat me objektiv të ngushtë e gjuhët me llapje të gjerë, gjithnjë për të njëjtin qëllim, nxitjen e urrejtjes, teksa faktet nga i njëjti burim, bashkia Shkodër(!),…

Read More

Arabia Saudite ka shkaktuar surprizën e madhe të Botërorit në Katar, duke mundur Argjentinën me rezultatin 2-1. Leo Messi shënoi i pari me 11-metërsh, që u fitua nga Paredes. Më pas, dy gola të anuluar për pozicion jashtë loje për Argjentinën, e cila u shua, duke i lënë terren sauditëve. Pjesa e dytë nisi me golin e barazimit të Al Shehri, i cili goditi me të majtën duke mposhtur portierin argjetinas. Perla erdhi 5 minuta më vonë, me Al Dawsarin që me të djathtën shënoi një gol fantastik, të ngjashëm me ato që jemi mësuar t’i bëjë Messi.

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë një pasqyrim të plotë të situatës në qarqet ku ka probleme nga përmbytjet. Ai tha se ka prani uji vetëm në 4 banesa nga 24 që ishin dje, dhe se aktualisht janë vetëm 26 familje me 99 anëtarë të evakuuar, nga 52 familje dhe rreth 318 banorë që ishin dje. “Të gjitha bashkitë kanë patur dhe kanë në dispozicion fondin e emergjencave prej 10 mln euro, i ndarë në proporcion me buxhetet e bashkive. Fond i cili është parashikuar edhe në buxhetin e vitit të ardhshëm”. Deklarata e plotë Gjatë orëve të fundit…

Read More