Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysa ka publikuar video nga përmbytjet në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku ka prezencë uji ka në disa banesa. Por kryeministri Edi Rama mendon ndryshe, edhe pse pamjet flasin vetë. Ai përmes një postimi në Twitter, pohon se kryetarja e bashkisë Durrësit në krye të detyrës, pranë njerëzve me tërë punonjësit. “Mjerë kush hyn në këto kanale, lexon e kujton se informohet, po veç helmohet me gënjeshtra të trasha, jashtënxjerrje e neveritshme e helmit që verbon e nxit urrejtjen. Kryetarja e bashkisë Durrësit në krye të detyrës, pranë njerëzve me…
Author: tirana
Këtë të martë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e njësisë numër 8, pra të 5 majit. Meta tha se u ka garantuar se askush nuk do të hedhë gaz në shtëpitë e tyre dhe se nuk ka për t’i nxjerrë njeri në mes të katër rrugëve. “Në takimin me përfaqësues të Njësisë Nr.8 në kryeqytet i garantova se koha e nëpërkëmbjes së të drejtave të tyre dhe pronave do të marrë fund shumë shpejt e përgjithmonë. Askush nuk do të guxojë t’u hedhë gaz në shtëpitë e tyre për t’i nxjerrë dhunshëm…
Këtë të martë, Argjentina debuton në Botërorin “Katar 2022” në sfidën përballë Arabisë Sauditë, që që zhvillohet në “Lusail Iconic Stadium”. Në fushë që nga minuta e parë, shtatë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi, i cili luan Botërorin e pestë me shpresën se mund ta fitojë këtë trofe madhor, i vetmi që i mungon palmaresit të tij. Si sulmues të parë Scaloni ka zgjedhur Lautaro Martinezin e Interit, ndërsa forca të tjerë në fazën sulmuese do të jenë edhe Di Maria e Papu Gomez.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka përshëndetur përvjetorin e Kongresit të Manastirit. Nikolla thekson se Abetarja e unifikuar është një hap i madh drejt fuqizimit të rolit të shkollës dhe Alfabetit në konsolidimin e gjuhës, kulturës dhe qytetërimit shqiptar. “Unifikimi i Alfabetit kontribuoi në mbrothësinë dhe zhvillimin e gjuhës shqipe si një tipar thelbësor i kombit shqiptar, si një organizëm bashkues dhe faktor i identitetit dhe kohezionit kombëtar”. Mesazhi i plotë Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit, i cili u mbajt nga 14-22 nëntor 1908, ishte sa produkt logjik i ngjarjeve, ashtu edhe paraprirës i zhvillimeve të pritshme të…
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, ka deklaruar se SHBA-ja është e zhgënjyer me liderët e Kosovës dhe Serbisë, pas dështimit të negociatave në Bruksel. Në një deklaratë në faqen zyrtare të DASH-it, Price bëri thirrje që kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç të bashkëpunojnë me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Borell dhe përfaqësuesin Special të BE-së Lajçak për të arritur një kompromis. DASH shton se Kurti dhe Vuçiç do të duhet të bëjnë lëshime për të siguaruar paqen e fituar me dekada të vështira. “Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera që liderët e…
Kush e mori zemrën e Saimir Sulës në Spanjë, dhe pse kufoma në Shqipëri erdhi pa disa organe në trup? Motra e tij, Majlinda Sula e cila prej 2 vitesh nuk rresht së kërkuari drejtësi, këtë të martë së bashku me disa persona të tjerë me pankarta në duar, protestuan para Kryeministrisë. Ajo thotë që kur kanë bërë një autopsi të dytë të vëllait kanë konstatuar dhe mungesën e disa organeve, përveç zemrës. E motra e Saimirit kërkon që drejtësia shqiptare të mos zvarrisë dosjen dhe të veprojë. Thirrja e saj është që kryeministri Edi Rama dhe ministri i Drejtësisë,…
Një 19-vjeçar kishte veç tre javë që kishte dalë nga burgu, dhe do të shkojë sërish. Kjo pasi i riu i cili qarkullonte me armë zjarri me vete. “Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për mbajtjen nën kontroll të personave me precedentë kriminalë, bazuar dhe në inteligjencën informative se një shtetas me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, po qarkullonte me armë zjarri me vete, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Delikti”, si rezultat i të cilit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi: -Xh. S., 19 vjeç, banues në Sukth, Durrës, për veprën…
Tirana shndërrohet në kryeqytetin e muzikës xhaz me eventin më të madh të këtij zhanri në Shqipëri në datën 24 nëntor 2022. “Tirana Speaks Jazz” vjen me edicionin e dytë të saj dhe këtë herë në 12 lokacione të ndryshme brenda një nate. Me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe Creative Industries dhe nën kujdesin e kryebashkiakut të natës, Rezart Cenaj, festa të shumta janë organizuar në ambiente të hapura dhe të mbyllura. Sheshi Bukureshti përballë bar Hemingway dhe Fusha Ali Demi do të shndërrohen mbrëmjen e 24 nëntorit, në skena për koncertet me performanca live nga artistë dhe banda…
Personazhet e botës së krimit në vendin tonë kanë mënyra sesi të mos kapen nga drejtësia, dhe një nga ato është që përdorin vajzat e njohura të showbizz-it për të devijuar hetimin e prokurorisë. Gazetarja Glidiona Daci, e ftuar në emisionin “Good Morning Albanians”, tha se “kemi vajza pafund të showbizzit, ku personazhe të botës së krimit përdorin vajzat e ekranit në mënyrë që të kamuflohen dhe të fshihen pas tyre për të bërë të devijuar hetimin e prokurorisë. Janë rastet e fundit pa diskutim, ku personazhet e njohur të botës së krimit i kanë frikë. Personazhet e showbizzit përdoren…
Me përkeqësimin e motit në ditët e fundit, në rrugë ka borë dhe disa akse janë përmbytur si pasojë e rreshjeve të denduara të shiut. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka treguar se si është situata me rrugët në vend. ARRSH shkruan se sot ka pasur një rënie të intesitetit të shirave. Në Malësinë e Madhe vetëm aksi Dedaj-Razëm vazhdon devijimin për në rrugën alternative. ARRSH u ka bërë apel shoferëve që të udhëtojnë me kujdes dhe të ulin shpejtësinë. “Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë vendin duke sjellë…
Botërori Katar 2022, vijon me super ndeshje edhe sot. Hervé Renard, trajneri i Arabisë Saudite, ka deklaruar në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së sotme ndaj Argjentinës, se skuadra që ai drejton nuk do ta kalojë grupin C, ku bëjnë pjesë edhe Meksika e Polonia. “Na pëlqen kur ekspertët e futbollit nuk na konsiderojnë fare. Na shikojnë si ekipin më të vogël, por nuk na intereson. Janë të justifikuar po të shikojmë renditjen FIFA. Edhe unë nuk mendoj se do ta kalojmë këtë grup, por do të luftojmë që të hedhim poshtë parashikimet”, tha Renard.
Në Iran prej kohësh po mbahen protesta, dhe Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, ka reaguar pas trazirave të raportuara. “50 fëmijë janë humbur jetën në trazirat publike në Iran”, ka raportuar UNICEF. Në një deklaratë zyrtare, UNICEF ka bërë me dije se situata është shqetësuese. Kjo vjen pasi trazirat në Iran kanë vazhduar për më shumë se dy muaj. “Në Iran, UNICEF-i mbetet thellësisht i shqetësuar nga raportet e fëmijëve që vriten, plagosen dhe ndalohen”.