Author: tirana

Pas sherrit me aksioneren Lori Hoxha dhe largimit nga “Top Channel” e më pas shfaqjes në ekranin e “Report Tv”, Sokol Balla mund ta shohim tek një tjetër televizion. Burime për Tirananews.al bëjnë me dije se Sokol Balla ka qenë dje për rreth një orë tek “Abc News” ku flitet se mund të marrë drejtimin e këtij televizioni si Drejtor i Përgjithshëm. Aktualisht te ABC pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm është vakant, ndërsa drejtor informacioni është Andi Tela që përflitet se do lëvizë. Kujtojmë se Sokol Balla iku nga “Top Channel” pas gati 9 muajsh nga emërimi si drejtori i…

Read More

Falë Policisë së Pukës, këtë të martë një ngjarje u parandalua që të shkonte në tragjedi. Babë e bir po konfliktoheshin në banaesë, dhe se ky i fundit posedonte një armë zjarri dhe rrezikonte jetën e familjarëve të tij. Njoftimi i plotë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bugjon, Fushë Arrëz, po konfliktoheshin në banesë, babë e bir dhe se ky i fundit posedonte një armë zjarri dhe rrezikonte jetën e familjarëve të tij, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në kohë reale, në banesën ku po ndodhte konflikti. Falë ndërhyrjes profesionale të…

Read More

Pasi të hënën në Bruskel nuk u gjet zgjidhja mes presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit Albin Kurti, Italia kërkon të gjejë një zgjidhje për tensionet e fundit dhe çështjen e targave. Qeveria e Romës ka dërguar në një mision ministrin e Jashtëm, Antonio Tajani dhe atë të Mbrojtjes, Guido Crosetto në Beograd dhe Prishtinë. “Punojmë për të zbutur tensionet mes të dyja vendeve edhe falë prezencës së kontingjentit tonë ushtarak. Italia dëshiron të jetë protagoniste e paqes edhe në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Tajani në një njoftim. Ministri Italian i Mbrojtjes nënvizon se kjo vizitë e tyre në Kosovë dhe…

Read More

Ditën e sotme në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese u ngrit një çështje shumë e rëndësishme për të pranishmit. Ishte anëtari i komisionit, Ismet Beqiraj, ai i cili kërkoi që të merren masa për skuterat (mono-patinat). Duke vijuar po këtë çështje, kryetari i Komisionit, Arben Pëllumbi tha se ditën e djeshme për pak pësoi një aksident nga këto mjete. Ai shtoi se ky nuk është problem vetëm në Shqipëri, por dhe në vende të tjera. DEBATET NË KOMISION: Ismet Beqiraj: Ato të vijnë plumb, moto patinat. Nuk duhet ti trajtojmë kur ndodh vetëm aksident. Ne po ndërhyjmë në kodin ligjor. Do…

Read More

Pas raketave që ranë në Poloni, Gjermania është vendosur edhe më shumë këtij shteti. Qeveria polake do të vendosë lëshues shtesë të raketave Patriot pranë kufirit të saj me Ukrainën, pas një oferte nga Gjermania, tha ministri i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak. Në Twitter, ministri polak shkroi: “Gjatë bisedës së sotme me palën gjermane, unë do të propozoj që sistemi të vendoset në kufiri me Ukrainën”. “Gjermania i ka ofruar Varshavës sistemin e mbrojtjes raketore “Patriot” për ta ndihmuar atë të sigurojë hapësirën ajrore pas rrëzimit të një rakete në Poloni javën e kaluar”, tha ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht. Në…

Read More

Përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së u pajtuan me propozimin që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024. Pajtimi u arrit në një takim të këshilltarëve për viza të martën në Bruksel. Kjo datë ishte kërkesë e Spanjës, njërit prej pesë vendeve të BE-së që nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës. Republika Çeke e cila aktualisht udhëheq presidencën gjashtëmujore të BE-së, kërkoi që liberalizimi i vizave për Kosovën të fuqizohet më 1 dhjetor të vitit 2023. Por, ky propozim nuk kaloi në një takim të grupit punues të BE-së për vizat,…

Read More

Presidenti i Francës bëhet sërish protagonist i një ngjarje të pakëndshme në publik. Ai është goditur së fundmi me shpullë në fytyrë nga një grua. Në pamjet që kanë qarkulluar në Internet, në Twitter dhe Youtube, shihet teksa Macron mes badigardëve afrohet tek disa njerëz, kur një vajzë nis t’i flasë me qortim dhe më pas e godet me shpullë. Në atë moment, ndërhynë badigardët e Macron dhe e shrinë në tokë vajzën duke e neutralizuar. Kjo është hera e dytë që Macron qëllohet me shpullë në publik, ndërsa një vit më parë u godit dhe me vezë në kokë.

Read More

Kreu i bashkisë së Matit, Agron Malaj ndodhet në Selanik të Greqisë, nga ku thotë se po merr një përvojë të re për menaxhimin e mbetjeve. Përmes një postimi në Facebook, thotë se projekti W2E i zbatuar në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi synon të krijojë parakushtet për prodhimin e lëndëve djegëse alternative nga mbetjet urbane, tekstile dhe të gomës, e më tutje përdorimin e tyre nga industria lokale e prodhimit të çimentos. “Sot në Selanik pranë impiantit Nordeco, partnerët e projektit “Waste to Energy” po shohin nga afer modelin e bashkë-përpunimit të mbetjeve si Lëndë Djegëse Alternative (LDA)…

Read More

Këngëtari kolumbian Maluma, një nga këngëtarët e himnit zyrtar të Kupës së Botës në Katar, u largua nga një intervistë pasi gazetari e pyeti për përfshirjen e tij në turne pavarësisht shkeljeve të të drejtave të njeriut nga Katari. Gazetari iu drejtua duke thënë se këngëtarë si Shakira dhe Dua Lipa kishin refuzuar të merrnin pjesë në Katar për shkak të shkeljes së të drejtave në këtë vend, dhe përse ai kishte pranuar. “Po, por është diçka që nuk mund ta zgjidh. Unë thjesht erdha këtu për të shijuar jetën, për të shijuar futbollin dhe festën e futbollit”, tha Maluma…

Read More

Një nga lajmet më kryesore për mediat britanike janë shqiptarët. Media e njohur “BBC” u ka kushtuar një tjetër reportazh shqiptarëve që po largohen masivisht me gomone drejt Britanisë së Madhe. Për gazetarin britanik ka folur edhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku e cila ka argumentuar lidhur me shkaqet që po i shtyjnë shqiptarët po largohen nga vendi i tyre drejt Mbretërisë së Bashkuar. “Ata besojnë se sistemi në vendin tonë nuk është i drejtë. Meritokracia nuk ekziston. Ata nuk kanë shanse ekonomike. Është shumë e vështirë të kemi mobilitet social. Nëse ke lindur i varfër në Shqipëri mbetesh i…

Read More

Kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj bashkë me disa deputete të grupit të tij, ka kërkuar nga kryeministri Edi Rama, shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në 3 qarqet që janë prekur nga përmbytjet. Nga ana tjetër, nga deklarata për mediat nga kryesia e Kuvendit, Alibeaj bëri thirrje që të shmanget debati politik. “Duke parë zhvillimet e këtyre ditëve një pjesë e deputetëve tanë të PD-së, kanë iniciuar një kërkesë drejtuar kryeministrit me të cilën kërkohet shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në këto 3 qarqe. Situata e 3 ditëve të fundit ka shkaktuar problematika në 3 qarqet,…

Read More