Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama ka hapur ditën e sotme kanalin e saj në “Youtube”, si dhe një website, platformë të cilën e cilëson si një portë të botës dixhitale mbi jetën e saj profesionale dhe qytetare. Fillimisht ajo e ka nisur duke shpërndarë një video prezantuese, ku ka shpjeguar edhe shkakun përse ka qenë e rezervuar në daljet e saj publike. Mes të tjerash, ajo ka përcjellë edhe një mesazh të shkurtër, ku iu uron mirëseardhjen të gjithë atyre që do ta ndjekin në platformën e saj më të re. “Nuk jam aktive në rrjetet sociale. Jam shfaqur në…
Author: tirana
Të dhënat e përpunuara nga CIES janë bazuar në listën e futbollistëve të grumbulluar nga secila prej 32 përfaqësueseve pjesëmarrëse. Në studim është vlerësuar paraqitja e tyre në ndeshjet e zhvilluara në 365 ditët e fundit. Aty merren parasysh minutat e luajtura, performanca në krahasim me shokët e skuadrës dhe kundërshtarët, si dhe lojtarët e tjerë me të njëjtin profil teknik. Brazili në këtë renditje ndiqet nga Spanja dhe kampionia në fuqi Franca. Anglia, Portugalia dhe Gjermania gjithashtu i kanë lojtarët që ëndërrojnë suksesin në Kupën e Botës. Katari dhe Kosta Rika janë ekipet me më pak mundësi. Rezultati është…
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier do të vizitojë Shqipërinë në datat 1 dhe 2 dhjetor. Lajmi është konfirmuar nga ambasada gjermane në Tiranë e cila bën me dije se presidenti Steinmeier do të udhëtojë nga data 29 nëntor deri më 2 dhjetor drejt Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kjo është hera e parë në 27 vite që një president gjerman viziton Republikën e Shqipërisë. Programi i vizitës së Steinmeier përfshin takim me homologun shqiptar Bajram Begaj, takim me kryeministrin Edi Rama si dhe mbajtjen e një fjale në Kuvend. Postimi i plotë i ambasadës gjermane: Presidenti Federal Steinmeier do të vizitojë…
Gjykata e Shkallës së parë të Elbasanit ka dënuar me 18 vite burg, Leonard Bashaliun, i cili akuzohet për vrasjen e Ylber Xhahysës pas një konflikti për makinën. Bashaliu akuzohet për veprat penale “Vrasjes me paramendim”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. I dënuari u arrestua menjëherë pas kësaj ngjarje të rëndë ndërsa që prej qershorit 2021 ai ka qenë nën masën e arrestit me burg. Ngjarja ndodhi më 8 qershor 2021 në fshatin Gjoçaj të Peqinit. Autori dhe viktima kanë qenë të përfshirë në një konflikt 5 vite më…
Partia Demokratike vazhdon betejën brenda vetes në dyert e gjykatave. Anëtarja e kryesisë së PD, Edit Harxhi ka kërkuar sot nga Gjykata e Tiranës që emri i Lulzim Bashës të hiqet nga regjistri i partive politike si kryetar i PD.Harxhi shfrytëzoi seancën gjyqësore për padinë që kishte bërë për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Demokratike në vitin 2021, për të kërkuar ndryshimin e objektit të padisë.Sipas Harxhit, është fakt publik se Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen në muajin mars. Për këtë arsye ajo i ka kërkuar gjykatës që emri i tij të hiqet nga regjistri i…
Shqipëria, përpos se është konsideruar një nga vendet më të bukura të Ballkanit prej natyrës mahnitëse, çmimet e lira dhe kushtet e përballueshme të jetesës e kanë bërë atë të pëlqyer për shumë të huaj. Kështu e nis shkrimin për vendin tonë “SchengenVisa”, që ka rënditur vendet europiane më të lira për të jetuar. Sipas medias, 420 dollarë në muaj janë të mjaftueshme për të jetuar në Shqipëri, pa përfshirë qiranë. Tirana konsiderohet një nga qytetet më të përballueshme ekonomikisht në Ballkan. Kryeqyteti është i njohur për baret, klubet dhe kafenetë, si dhe për muzetë dhe monumentet historike.Pas tij vjen…
Tableta do të zëvendësojë bllokun e gjobave të punonjësve të policisë, prej muajit dhjetor. Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato tha se të gjithë punonjësit do të pajisen me tableta, brenda muajit dhjetor dhe do të kenë mundësi të vendosin gjobat “online”, po ashtu edhe gjoba do të shfaqet online për qytetarët në momentin që vendoset. Por njëkohësisht kjo do të thotë se polici i cili vendos gjobën, do të shohë në kohë reale historikun e gjobave të shoferit. Kjo do i lejojë atij mundësinë të vendosë gjobën maksimale, nëse sheh në historik se shoferi është përsëritës në shkeljen përkatëse.…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, mesditën e sotme, zhvilloi një analizë pune me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat. Gjatë analizës, Drejtori i Përgjithshëm ka theksuar se pavarësisht se informacioni përmes të cilit u godit veprimtaria e organizuar e kultivimit të kanabisit në sera, në territorin e fshatit Rërëz, ishte tërësisht i strukturave të posaçme për hetimin e krimit të organizuar, në Policinë e Shtetit, mosevidentimi i kësaj paligjshmërie të hapur, nga vetë strukturat vendore të Policisë së Beratit, është tërësisht i patolerueshëm dhe i ndëshkueshëm. Në zbatim të urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm, Drejtoria…
Prokuroria e Posaçme anti-korrupsion ka përgatitur akuzat për disa nga personat e përfshirë në tjetërsimin e pronave në bregdetin e Durrësit, në zonën e Gjirit të Lalëzit. Bëhet fjalë për shtetasit Aleksandër Laho i njohur edhe si Pëllum Muharremi dhe avokatit të shtetit, Irgen Kërçuku, të cilët akuzohen për për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” kjo e fundit kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 259, 244, 248, 186, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.…
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 214 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 202 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 120 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi…
Kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj komentoi protestën e lajmëruar nga opozita për në 6 dhjetor, ditë që përkon me Samitin e madh kur në Tiranë do të vijne te gjithë liderët e Europës. Duke i krahasuar Metën dhe Sali Berishën me Esat Pashën, Veliaj deklaroi se këto janë lëvizjet e një njeriu të dëshpëruar. “Kur ka aktivitete të tilla, një samit ndërkombëtar, nuk është opozita e vendit që do të lajë hesapet në atë ditë. Së pari, i bie që është impotente në 364 ditët e tjera. Pra mezi pret ditën që të shaje vendin e vet tek të tjerët,…
Mesnatën e kaluar në një lokal në qytetin e Prrenjasit ka pasur një shpërthim që dyshohet se është shkaktuar me eksploziv, duke shkaktuar dëme materiale. Nga shpërthimi ka pasur dëme të pjesshme dhe thyerje të xhamave edhe të disa apartamenteve pranë biznesit. Ngjarja është regjistruar rreth orës 03:00 të ditës së djeshme dhe nga verifikimi ka rezultuar se biznesi ku ndodhi shpërthimi i përket shtetasit Agim Kokonozi. Ndërkaq policia ka dokumentuar ngjarjen dhe ka rënë në gjurmë të autorëve të dyshuar të vendosjes së lëndës plasëse në këtë biznes.