Partia Demokratike vazhdon betejën brenda vetes në dyert e gjykatave. Anëtarja e kryesisë së PD, Edit Harxhi ka kërkuar sot nga Gjykata e Tiranës që emri i Lulzim Bashës të hiqet nga regjistri i partive politike si kryetar i PD.
Harxhi shfrytëzoi seancën gjyqësore për padinë që kishte bërë për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Demokratike në vitin 2021, për të kërkuar ndryshimin e objektit të padisë.
Sipas Harxhit, është fakt publik se Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen në muajin mars. Për këtë arsye ajo i ka kërkuar gjykatës që emri i tij të hiqet nga regjistri i partive politike si kryetar.
Partia Demokratike nuk ka çuar asnjë dokument në gjykatë për dorëheqjen e Lulzim Bashës, dhe sot ai figuron kryetar dhe është i vetmi që ka të drejtë të dorëzojë kandidatet e PD për zgjedhjet lokale.
Postime te ngjashme
Add A Comment
