Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi kërkon që të përmirësohet ligji për financimin e partive politike. Po ashtu ai thotë se për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, do të ketë një numër jo të vogël të kryebashkiakëve që do të rikandidojnë. “Zgjedhjet e ardhshme të 14 majit, do të kenë një numër jo të vogël të kryetarëve të bashkisë të cilët aktualisht janë në detyrë dhe do të garojnë në zgjedhje. Është shumë e rëndësishme që të kuptojnë se ku është kufiri ndërmjet përmbushjes së funksionit të tyre si kryetar bashkie dhe veprimet të cilat janë pjesë e fushatës…
Author: tirana
Jo vetëm në veri të vendit ka probleme nga moti i keq. Probleme ka edhe në fshatrat e njësive malore të juglindjes së vendit. Reshje të shumta shiu dhe erërat e forta kanë sjellë probleme të ndryshme, kryesisht me furnizimin me energji elektrike. Probleme ka pasur në disa fshatra të njësisë administrative Leskovik të bashkisë së Kolonjës, njësia administrative Lekas në bashkinë e Korçës dhe ajo Dardhas në Pogradec. Ka shkëputje të energjisë elektrike në një pjesë jo të vogël të fshatrave në zonat malore, por edhe në fushën e Korçës dhe atë të Maliqit. Për shkak të erës së…
Teksa Messi është i trishtuar nga humbja turpëruese nga Arabia në Katar 2022, një moment edhe më të keq po e kalon rivali i përjetshëm Cristiano Ronaldo. Kjo pasi që nga dita e djeshme është i papunë. Ronaldo ka si objektiv të përhershëm dhe minimal pjesëmarrjen në Champions League. Kjo nuk u mundësua në pjesën e parë të sezonit nga Manchester United, por nuk do të thotë që ai mos të marrë pjesë në fazën e dytë. Për këtë arsye, ka zëra për një mundësi te Chelsea, që kërkon golat që Aubameyang dhe kuqeziu Broja nuk po i sigurojnë, por…
Dje u dha lajmi i mirë që propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën i cili parasheh lëvizjen e lirë jo më larg se data 1 janar e vitit 2024, por që sot u hoq nga agjenda e takimit të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së. Arsyet për këtë janë politike dhe lidhen me situatën në veri të Kosovës. “Për shkak të zhvillimeve politike në veri të Kosovës, ta kemi këtë pikë në agjendën e Coreper-it [trupi i ambasadorëve] nuk është ideale”, tha Presidenca çeke e BE-së në njoftimin për shtyrje. Sipas saj, diskutimi për këtë çështje do të mbahet…
Një tërmet i fortë me magnitudë 5.9 të shkallës Rihter, ka goditur Turqinë, ndërsa epiqendra u regjistrua në Goljaka, rreth 210 km në lindje të qytetit më të madh të Turqisë, Stambollit. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Stamboll dhe Ankara. Të paktën 46 persona u plagosën.
Përveç tre qarqe Durrës, Shkodër dhe Lezhë, edhe në Gjirokastër ka një bilanc të rënduar nga moti i keq. Gjirokastra po përballet me reshjet me intensive të ditëve të fundit. Rruga Picar-Kolonjë është e pakalueshme si pasoje e rënies së inerteve. Pa energji mbeten më tepër se 25 fshatra në të gjithë qarkun.
Pasi shërbeu për pak kohë si drejtor i Policisë së Shtetit, Gledis Nano është një nga 40 fituesit e degës së Masterit Ekzekutiv në Kriminologji, pranë Fakultetit të Drejtësisë. Pas largimit si kryepolic, Nano i është rikthyer studimeve.
28 dhe 29 nëntori janë festa kombëtare të shqiptarëve, por një numër i konsiderueshëm qytetarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë jashtë vendit, një kërkesë që rritet çdo vit. Kërkesat për të udhëtuar këtë vit i janë bashkëngjitur dëshirës së shqiptarëve që vitet e fundit kanë qenë më të kufizuar prej rregullave të pandemisë dhe kryesisht kanë lëvizur brenda vendit. Agjencitë e udhëtimeve pohojnë se këtë vit shqiptarët kanë zgjedhur të shkojnë kryesisht në disa prej vendeve të rajonit, që kanë pasur oferta të kënaqshme, sidomos ato si resorte me ski. Stambolli vijon të jetë i preferuar, por edhe qytete si Vjena,…
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç do të zhvillojnë sot një takim në Bruksel me të dërguarin e BE, Mirosllav Lajçak, ku në foksus do të jenë diskutimet për ta arritur një kompromis mes palëve s ai takon reciprocitetit të targave. Takimi zhvillohet dy ditë pasi në Bruksel u takuan edhe kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Serb Aleksandër Vuçiç, por që nuk arritën dot një marrëveshje. Kurti nuk ka pranuar propozimin e kryediplomatit të BE-së, Josep Borrell për të pezulluar zbatimin e vendimit për të riregjistrimin e automjeteve me targa serbe. Nga ana tjetër, Borrell i…
Mediat këto ditë kanë raportuar për një bashkëpunim mes portalit E-albania dhe sektorit bankar në Shqipëri, por Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), bën me dije dhe garanton qytetarët shqiptarë se ky proces që AKSHI ka nisur me bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, ka për qëllim veç përmirësimin e digjitalizimit të pagesave për shërbimet publike të ofruara nga e-Albania. Eksperti i IT, Said Duleviç thotë se nuk ka rrezik që të na vjedhin paratë nëse bankat e nivelit të dytë do të kalojnë në platformën e-Albania. Për të numrat blihen online, ndërsa shtoi se është e pamundur…
Ukrainasit mund të përballen me ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike nga tani deri në mars, në mot të ftohtë dhe me borë, sepse sulmet ajrore ruse kanë shkaktuar dëme “kolosale” në rrjetin elektrik. Për të përballuar situatën, autoritetet po u bëjnë thirrje njerëzve që të grumbullojnë furnizime dhe të largohen nga zonat e goditura rëndë. Sergey Kovalenko, drejtor ekzekutiv i ofruesit privat të energjisë DTEK Yasno, tha se kompania është nën udhëzimet nga operatori shtetëror i rrjetit të Ukrainës për të rifilluar ndërprerjet emergjente në zonat që mbulon, duke përfshirë kryeqytetin, Kievin dhe rajonin lindor të Dnipropetrovsk. “Ne duhet…
Bashkitë Shkodër dhe Lezhë kanë treguar bilancin e fundit të situatës në terren, ku në territorin e qarkut Lezhë gjatë mbrëmjes deri sot në mëngjes, ka pasur reshje shiu me intensitet të mesëm deri të lartë. Niveli i reshjeve ka qenë rreth 40 mm reshje. Edhe Bashkia Shkodër ka bërë bilancin e orëve të fundit, ku ka një përmirësim të situatës në krahasim me një ditë më parë. Sipërfaqja totale e tokës së përmbytur është 1435 Ha ndërsa ujësjellësi Oblika 1 dhe 2, është jashtë funksionit. Sipas njoftimit, janë 16 familje të evakuuara ndërsa 1 banesë nën ujë. Situata në…