Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Qeveria merr vendimin/ “Grada honorifike për sportistët elitarë”

15:09 / November 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
luiza gega 1573027129 696x498 1 696x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për sportistët elitarë do të ketë grada honorifike. Ky është vendimi që është marrë gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministriave.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bëri me dije se në mbledhjen e sotme, qeveria miratoi projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin 59 të vitit 2014 për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

Sipas tij, ky projektligj është i shumëpritur nga komuniteti i sportistëve.
Peleshi u shpreh se, bëhet fjalë për vendosjen në ligj të gradave honorifike për sportistët elitarë.

“Ka një renditje dhe nivele të ndryshme gradash, nga grada kolonel, nënkolonel dhe deri në nivelin e poshtëm grada major që në varësi të rezultateve në kompeticione ndërkombëtare, olimpiada, kampionate botërore, kampionate evropiane, apo lojëra mesdhetare, e përfitojnë këtë gradë.
Sportistët e mbajnë gradën honorifike dhe natyrisht edhe të gjitha përfitimet financiare që lidhen me të, do të thotë paga për gradë, njëlloj, ekuivalente, me ushtarakët aktivë deri sa të dalin në lirim sipas moshës të daljes në lirim, sipas gradës për të gjithë ushtarakët.

Sapo ligjit të miratohet dhe në parlament do të kemi ceremonitë përkatëse për të nderuar dhe vlerësuar sportistët tanë elitarë që vitet e fundit po shtohen. Sporti shqiptar po arrin rezultate të larta në kompeticione ndërkombëtare. Kemi një kampione evropiane në atletikë, Luiza Gega, por edhe kampionë të tjerë të cilët do të vlerësohen dhe në mënyrë honorifike do të vishen me gradën përkatëse”, u shpreh Peleshi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Atletico dhe Barcelona, duel për kreun e La Liga

12:17 / November 7, 2026

Matjanët kampionë të Shqipërisë në Radio-Amatorizëm, RS Burreli fiton kupën për të katërtin vit radhazi

22:57 / November 5, 2026

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it/ Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën

21:18 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.