Author: tirana

Pjesa poshtë syve është një prej zonave më delikate dhe një numër i konsiderueshëm i femrave e kanë shumë problem. Lëkura poshtë syve është shumë e hollë dhe shumë e brishtë. Veproni në këtë mënyrë për të evituar rrathët e zinj poshtë syve: – prisni pataten në dy feta të holla – në një enë shtoni një filxhan kafeje me çaj jeshil të nxehtë – brenda enës hidhni patatet në mënyrë që të thithin çajin – enën lëreni në frigorifer për rreth 15 minuta – dy fetat e patates vendosini në pjesën poshtë syrit dhe lëreni per rreth 15 minuta…

Read More

Duke filluar nga dita e nesërme mbi vendin tonë pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike. Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Sipas SHMU në relievet malore në lartësitë mbi 1000 metër këto reshje do të jenë në formën e dëborës. Duke nisur nga orët e mesditës moti parashikohet me kthjellime e vranësira kalimtare të cilat do të jenë më tepër prezente përgjatë relieveve malore në lindje. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa në…

Read More

Rocco Morabito mund të shihte nga buzë detit nga dhoma e tij e hotelit në João Pessoa, në Paraíba. Ai mund të ndjente erën e oqeanit Atlantik duke shijuar rërën e artë. Por kur autoritetet e gjurmuan në maj 2021, Morabito u bllokua brenda hotelit të tij. Si një anëtar i dalluar i klanit Morabito të Ndrangheta dhe njeriu i dytë më i kërkuar në Itali, nuk mund tw rrezikonte. Morabito kishte ndihmuar ‘Ndrangheta’ të forconte lidhjet e saj me furnizuesit e kokainës në Amerikën e Jugut, duke ndihmuar në ngritjen e grupit mafioz italian si një nga organizatat më…

Read More

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko shprehu rëndësinë dhe nevojën për ndaljen e gjakderdhjes në Ukrainë dhe fillin e bisedimeve për paqe. Gjatë një takimi të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive në Jerevan, Lukashenko krahasoi ngjarjet në Ukrainë me një vorbull që po forcohet, e cila po tërheq gjithnjë e më shumë vende dhe po krijon probleme të reja. “Ne duhet të ndalojmë këtë gjakderdhje dhe të fillojmë bisedimet e paqes. Pyetja është nëse Ukraina do të lejohet të ulet në tryezën e bisedimeve.” “Vendet perëndimore na kanë akuzuar dhe vazhdojnë të na akuzojnë për të gjitha mëkatet vdekjeprurëse. Ata…

Read More

Grabitësit në një muze në qytetin Manching të Bavarisë dhe u larguan me një thesar ari nga periudha kelte, me ​​vlerë disa milionë euro. Policia bavareze deklaroi se “hajdutët hynë në muzeun e Keltëve dhe Romakëve gjatë natës dhe vodhën arin”. Arka prej 450 monedhash ari u zbulua në vitin 1999 dhe ishte gjetja më e madhe e arit kelt në shekullin e kaluar. Ai është ekspozuar publikisht që nga viti 2006.

Read More

E ku ka më mirë se pas një dite të lodhshme pune të ktheheni në makinën tuaj dhe të ndizni muzikën që ju qetëson mendjen dhe shpirtin? Të këndoni është një gjë shumë e mirë për shëndetin tuaj. Muzika mund të rrisë numrin e antitrupave të cilët forcojnë sistemin e imunitetit dhe e mbrojnë trupin nga bakteret.Këndimi stimulon mendjen dhe lehtëson simptomat e stresit dhe depresionit. Duke dëgjuar muzikë, ju keni mundësinë t’i zëvendësoni mendimet negative me ato pozitive përmes ndihmës së përdorimit të ritmeve dhe muzikës. Muzika prodhon hormonet që ju bëjnë të ndiheni mirë, siç është oksitoksina. Dopamina…

Read More

Një prej pikave më të forta të debatit për projektin e Portit të Durrësit ishte fakti se 40% e aksioneve i takonin biznesmenit Mohamed Alabbar, ndërsa pjesa tjetër e 60% në dukje përfshin familjarët e tij. Kjo e dhënë paraprake e bënte projektin të dukej si një biznes strikt familjar i një biznesmeni dhe jo një angazhim i koorporatës Emaar, apo shtetit të Emirateve. Hashtag.al ka mundur të interesohet pranë dy burimeve diplomatike shqiptare dhe të huaja, të cilat janë të përfshira në procesin e verifikimit të përfituesve fundorë të projektit. Garante e këtij projekti është kompania NSHMI Development LLC.…

Read More

Aktori i famshëm, Chris Hemsworth do të tërhiqet përkohësisht nga aktrimi, pasi mësoi se ka një rrezik të shtuar për të zhvilluar sëmundjen e Alzheimerit. Ai u shpreh se po planifikon të ndërmarrë hapa parandalues për të mos e lejuar zhvillimin e sëmundjes. Ylli i “Thor” i mori këto të dhëna gjatë xhirimeve të serialit dokumentar, “Disney+ Limitless”, gjatë të cilit ai bëri disa teste të caktuara. Me këtë rast, mësoi se ka dy kopje të gjenit ApoE4, një nga nëna dhe një nga babai, gjë që e bën atë tetë deri në 10 herë më të rrezikuar për ta…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha foli në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike në selinë blu në lidhje me rëndësinë e procesit të primareve për zgjedhjen e kandidatëve për kryebashkiakë, duke e cilësuar atë një tregues të respektit ndaj votës. Berisha garantoi çdo kandidat që është futur në garë për ndershmërinë e procesit ndërsa shigjetoi kundërshtarët socialistë duke thënë se ata vijnë në këtë garë me emra që jetojnë si në shpellat e mafies të cilët publiku nuk ka mundësinë t’i njohë. “Do bëhet gjithçka për një proces të drejtë dhe të ndershëm. Këto janë primaret e para që zhvillohen në këtë…

Read More

Faqja zyrtare e Parlamentit Evropian u bë përkohësisht e padisponueshme pasi u hakerua të mërkurën pasdite, vetëm disa orë pasi eurodeputetët miratuan një rezolutë që e shpall Rusinë “shtet sponsor të terrorizmit”. “Parlamenti Evropian është nën një sulm të sofistikuar kibernetik. Një grup pro-Kremlinit ka marrë përgjegjësinë,” tha presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola. “Ekspertët tanë të IT-së…po mbrojnë sistemet tona. Kjo pasi ne e shpallëm Rusinë si shtet-sponsor të terrorizmit.”

Read More

Jennifer Lopez fshiu brenda pak minutash çdo postim dhe video nga profili i saj në Instagram, duke lënë gjithashtu në imazhin e saj të profilit një foto me sfond të zi. Menjëherë në Twitter nisën spekulimet me fansat e këngëtares dhe aktores që po përpiqeshin të kuptonin se çfarë fshihej pas këtij ndryshimi. Siç shpjeguan disa nga fansat e Jennifer Lopez-it, javët e fundit 53-vjeçarja ka kthyer në albumet e mëparshme me historitë e saj. Madje, së fundmi ajo ka shpjeguar se ka rreth 10 vite për të nxjerrë një album muzikor dhe dëshiron që së shpejti bota të dëgjojë…

Read More

Dzemaili Ilijazi dhe Agim Rexhepi janë arrestuar dje në një aksion policor në Nish pasi në zotërim të tyre janë zbuluar 80 kilogramë marijuanë, mëson “Blic”. Mësohet se dyshja e dyshuar është nga Presheva dhe më herët janë dënuar me disa vite burg për drogë. Gjashtë personat që u arrestuan si anëtarë të grupit të tyre janë nga Serbia dhe dyshohet se Ilijazi dhe Rexhepi kanë qenë udhëheqës të klanit. Kanë blerë marijuanë nga Shqipëria, disa qindra kilogramë në muaj dhe më pas e kanë kontrabanduar në rrugë të paligjshme në Serbi dhe më pas e kanë transferuar në Turqi…

Read More