Situata nga moti i keq është përkeqësuar në Lezhë. Edhe pse janë ndërprerë reshjet, janë 2350 ha tokë e përmbytur, 250 ha në zonën e Zadrimës, 800 ha në hidrovorin Balldre, 500 ha në fshatin Torovicë dhe 800 ha në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht. Në fshatin Kakarriq vazhdon të ketë prezencë uji në 4 banesa. Rruga që lidh fshatin Torovicë me fshatin Malecaj, njësia Administrative Balldren, është e pakalueshme për mjetet e vogla. Ura që lidh fshatin Gjadër me Zojs-Gramsh është e kalueshme dhe për mjetet e vogla. Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) ka rënie të nivelit të…
Author: tirana
Në Shkodër është përmirësuar situata pas përmbytjeve të fundit. Sipërfaqja totale e përmbytur është 1130 hektarë. Rruga e Obotit kalohet vetëm me mjetet e ushtrisë. Janë 7 familje të evakuuara, gjithsej 24 persona që akomodohen në konvikte. Po ashtu raportohet për gërryerje e tokave bujqësore në bregun e lumit Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, në një gjatësi prej 800 ml.
Rezoluta dhe rekomandimi i Parlamentit Evropian drejtuar Këshillit, Komisionit dhe gjithë instancave të tjera, ka dalë kundër nismës rajonale “Open Ballkan”. Kjo nismë është mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Shtetet si Kosova, Bosnia-Herzegovina dhe Mali i Zi janë kundër nismës. Eurodeputetët e Parlamentit Europian janë dakord me çdo nismë që merret në kuadër të Procesit të Berlinit, por shprehin rezerva të forta për çdo bashkëpunim ekonomik rajonal iniciativë që nuk i përfshin të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Siç edhe është nisma e “Ballkanit të Hapur”, edhe pse një qëndrim i tillë që është bërë me dije shpesh…
Kjo seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka fillim, por fundi nuk dihet. Në projektligjin e Kuvendit thuhet se shpenzimet për vitin e ardhshëm parashikohet të jenë 687 milionë lekë, ose 5.9 miliardë euro. Ajo që e bën seancën e sotme ndër më të “shtrenjtat” në historinë e parlamentarizmit shqiptar është projektligji për Portin e Durrësit. Projektligji “Për miratimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate. Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & jahtet e Durrësit”. Sipas marrëveshjes së…
Pas 6 orësh negociatash, dy kryenegociatorët e Serbisë dhe Kosovës ranë dakord për zbatimin e një marrëveshjeje, me ndihmë të shefit të diplomacisë së BE-së, Borrell. SHBA-ja ka mirëpritur marrëveshjen e arrirë mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të shmangies për përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve. Në një deklaratë të zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit Ned Price përgëzohet marrëveshja e të dy vendeve “për t’u përqendruar plotësisht dhe urgjentisht në normalizimin e marrëdhënieve nën kujdesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, të cilin Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë si “rrugën më e mirë për të çuar përpara të…
Dashi Më në fund një ditë në të cilën do të vendosni, sepse këtë të enjte mund të jetë rasti i duhur për një histori të re dashurie. Momenti është i favorshëm edhe në fushën profesionale. Demi Mund të fokusoheni në rikuperimin e një lidhjeje të rëndësishme, momenti është i duhuri. Hiqni dorë nga angazhime shumë të rënda gjatë punës, prisni edhe disa ditë. Binjakët Nuk është një kohë e mirë për marrëdhëniet në çift, ka shumë tensione. Gjendja juaj e tensionuar reflekton edhe në nivelin profesional, është koha të jeni më të kthjellët. Gaforrja Mund të ketë perspektiva të…
Kjo seancë në Kuvendin e Shqipërisë, do të jetë e gjatë dhe me debatë të forta. Pritet të miratohet buxheti dhe paketa fiskale 2023. Në rend dite është futur marrëveshja me Portin e Durrësit, e cila ka shkaktuar shumë debate mes opozitës dhe maxhorancës. Në rend dite është futur dhe interpelanca e kërkuar nga grupi i deputetëve të Enkelejd Alibeajt me kryeministrin Edi Rama për përmbytjet. ENDI I DITËS: Në mbështetje të Urdhrit nr. 88, datë 22.11.2022 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon: (Neni 44, pika 2 e Rregullores) (Neni 44,…
Këtë të enjte, moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu të pakta në zonën qendrore. Pasdite do të kemi më tepër kthjellime dhe vranësira. Kështu temperaturat minimale do të luhaten 4-10 gradë, temperaturat maksimale do të jenë 9-12°C në veri, 16-17°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 8-10 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4 ballë në det të hapur.
Jo vetëm kryetar i grupit parlamentar të PD-së, edhe kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, kështu e ka cilësuar veten Enkelejd Alibeaj, gjatë intervistës “A2”. Alibeaj foli për padinë e depozituar në Gjykatën e Tiranës, duke u shprehur se është në interes të Sali Berishës dhe të Edi Ramës, për të zvarritur procesin. “Unë kam kërkuar që gjykata ta përshpejtojë, nuk e di cilat janë arsyet dhe forcat, e imagjinoj, që e pengojnë daljen e asaj çështjeje në gjykatë”, deklaroi Alibeaj. Moderatorja: Mirëmbrëma zoti Alibeaj Alibeaj: Mirëmbrëma, edhe kryetari në detyrë i Partisë Demokratike. Aleksandër Çipa: Cili është sekretari i…
Blerësit që shpresojnë të bëjnë blerje fitimprurëse për dhuratat e festave shohin si ditët më me fat Black Friday, por nëse ata që presin deri muajin dhjetor mund të kenë edhe më fat. Kompanitë, të shqetësuara për një përsëritje të mungesave të vitit të kaluar, krijuan rezerva të pasura me rroba, lodra dhe furnizime të tjera përpara festave. Tani ata po ulin çmimet, të shqetësuar se mbivlerësuan kërkesën nga blerësit që përballen me ulje të shpenzimeve nga rritja e kostos së jetesës. Analistët thonë se zbritjet mund të thellohen me afrimin e ditës së Krishtlindjes dhe firmat përballen me presion…
Në rrugën Qafë Thorë-Theth po vijojnë me intensitet reshjet e dëborës. Këto janë pamjet e siguruara gjatë pasdites së sotme. Autoriteti Rrugor ndërkohë bën të ditur se po punohet pa ndërprerje për pastrimin dhe mbajtjen hapur të qarkullimit rrugor përgjatë gjithë sezonit dimëror. Autoriteti Rrugor njofton se gjatë natës pritet që temperaturat të ulen sidomos në vendet malore, duke iu kërkuar shoferëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit udhëtimeve dhe të vendosin gomat dimërore dhe zinxhirët.
Jeta e saj e re në Shqipëri, duhet të ishte një fillim tjetër. Shumë më e lumtur se Kenia e largët që kishte lënë pas. Të paktën kështu do të duhej të ishte, deri mëngjesin e 14 gushtit 2022. Mëngjesi, kur Joyce Achieng Aoko, një punonjëse e re kazinoje, vetëm 22 vjeç, u gjet pa ndjenja, me shenja të dukshme dëmtimesh, poshtë ballkonit të dhomës ku jetonte. Në rezidencën ‘Floëers’ në kryeqytet. E përçudnuar dhe e lënë aty në gjendje kritike për jetën. Gjendje, ku vazhdon edhe sot, të dergjet në një nga dhomat e spitalit të Traumës në Tiranë.…