Përballë Parlamentit po mbahet një protestë kombëtare nga pedagogët, të cilët nuk janë tërhequr nga qëndrimi i tyre për rritje të pagës. Lëvizja universitare, Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë kanë thirrur këtë protestë.
“Ne i kemi kërkuar që më 24 tetor komisionit të edukimit që të ishim pjesë e diskutimeve në komision për buxhetin. Meqenëse ky komision nuk na thirri dhe pse ishim grup interesi dhe kërkonim rritjen e buxhetit për arsimin dhe shkencën ne sot kemi dalë të protestojmë”,- thanë pedagogët.
Protesta mbahet në të njëjtën ditë kur parlamenti do të debatojë dhe miratojë buxhetin 2023. Deri në fillim të nëntorit pedagogët protestuan duke kërkuar paga më të larta dhe rritje të buxhetit nga qeveria për kërkimin shkencor.