Në drejtimin e Klotilda Bushka, ditën e sotme u mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për shqyrtimin e kërkesës së grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, të cilën pretenduan për sjellje joparlamentare të deputetit Petrit Vasili duke fyer deputetin Taulant Balla. “Në zbatim të nenit 63 pika ç dhe nenit 65/1 të Rregullores së Kuvendit, Sekretariati vendosi me 3 vota Pro, marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 5 (pesë) ditë” për deputetin z. Petrit Vasili”, thuhet në vendim.
Author: tirana
Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se ka dashur të organizojë bisedime mes palës evropiane dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, një vit para pushtimit të Ukrainës. Por, ajo tha se në fund e kishte parë se nuk kishte mjaftueshëm fuqi për të ndikuar te presidenti rus, pasi që ishte në fund të mandatit të saj. Merkel tha të enjten se ajo dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kishin plan të zhvillonin bisedime me Putinin në Këshillin Evropian, në vitin 2021, që për të ishte viti i fundit si kancelare e Gjermanisë. “Por, unë nuk kisha më fuqi t’i shtyjë përpara…
Bashkimi Evropian po punon për një paketë të nëntë sanksionesh ndaj Rusisë në përgjigje të sulmit të Moskës ndaj Ukrainës, tha shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë një vizite në Finlandë të enjten. “Ne po punojmë fort për të goditur Rusinë aty ku shkaktohet dhimbje për të zbutet edhe më tej kapacitetin e saj për të vazhduar luftën kundër Ukrainës. Mund të njoftoj sot se po punojmë me shpejtësi të plotë për një paketë të nëntë sanksionesh”, tha zonja von der Leyen në një konferencë shtypi. “Kam besim se shumë shpejt do të miratojmë një kufi global…
Dy nga katër personat e arrestuar në fshatin Tujan në dalje të Tiranës, në Rrugën e Arbrit, Bledar Matoshi dhe Klajdi Kodra, nuk janë aspak persona të panjohur për policinë. Të dy janë arrestuar po së bashku në 14 shtator 2016, për të njëjtën akuzë, atë të armëmbajtjes pa leje. Në atë kohë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga efektivët e Policisë së Tiranës iu gjet një pistoletë. Por, më shumë se sa për armën e gjetur pa leje, Bledar Matoshi, mbahet mend për kundërshtimin ndaj uniformave blu, njërin prej të cilëve e ka goditur me grushte dhe madje i…
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të konfirmojë në detyrë prokurorin Erion Pano, i cili shërben aktualisht si këshilltar ligjor pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK-së. Erion Pano e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2001 si oficer i policisë gjyqësore dhe është emëruar si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në vitin 2005. Nga viti 2013 deri në 2018-ën ai ka ushtruar funksionin e zëvendësdrejtuesit në këtë prokurori dhe që prej vitit 2020 është komanduar si këshilltar ligjor pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Moderatorja Armina Mevlani, në emisionin “Goca dhe Gra” mbrëmë, teksa po diskutohej tema “partneri im është çun mamaje”, nuk hezitoi t’iu japë një këshillë vajzave, duke sugjeruar që të qëndrojnë larg kësaj kategorie. “Ik nga çunat e mamit, sepse është skandal që burri të vazhdojë të jetë çun mami”, u shpreh Armina. Në mesazhin e ndjekëses që u ankua për partnerin se është “çun mamaje” thuhej gjithashtu se e ëma e tij vinte në shtëpinë e tyre për të bërë punët. Mevlani e konsideroi këtë veprim si një shkelje të privatësisë dhe mosrespekt ndaj vjehrrave. “Nuk është normale, se ideja…
Ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel deklaroi se vitin e kaluar ajo dhe presidenti Emmanuel Macron kishin planifikuar të zhvillonin bisedime me liderin rus, Vladimir Putin. Por, gjatë një intervistë me revistën e lajmeve Der Spiegel, ajo u shpreh se kuptoi që “nuk kishte më fuqi politike për t’i për të ndikuar te presidenti rus”. “Por unë nuk kisha më forcë për të vazhduar, sepse në fund të fundit, të gjithë e dinin se do të largohesha në vjeshtë”, tha ajo. “Për Putinin, vetëm fuqia ka rëndësi”, tha ish-politikania gjermane ndër të tjera.
Pas fitores së Zvicrës ndaj Kamerunit me shifrat 1-0, përballje e vlefshme për Grupin G, Granit Xhaka foli pas ndeshjes para një numri të madh gazetarësh. Kapiteni i Zvicrës përmendi Serbinë, kundërshtarin e ardhshëm në grup, sipas mesfushorit, ndeshja ndaj Serbisë mund të mos jetë vendimtare, siç ishte rasti në Rusi katër vjet më parë. “Gjithçka varet nga ne. Nëse mposhtim Serbinë, gjithçka zgjidhet. Gjithçka është e mundur, edhe nëse fitojmë ndaj Brazilit”, tha Xhaka duke buzëqeshur. Xhaka pranoi se Serbia ka një skuadër shumë cilësore, me lojtarë të kualitetit të lartë. “Serbia është një skuadër e mirë, ka lojtarë…
Nuk ka fitues në Uruguai-Koreja e Jugut, takimi i parë i grupit H në Botërorin Katar 2022. Dy skuadrat luftuan, duelet e forta dhe rastet për gol nuk munguan, teksa në fund pati “paqe”. Uruguai u ndal dy herë nga shtylla në “limitet” e çdo pjese me anë të kapitenit Diego Godin dhe Federico Valverdes, mesfushorit të Realit, i cili ishte afër realizimit të një eurogoli. Heung-Min Son ishte rrezik konstant për Uruguain, kapiteni u rikuperua dhe zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, teksa rastin më të pastër për aziatikët e pati Ui-Jo Hëang (34’), i cili humbi një penallit…
Çmimi i naftës së papërpunuar në bursat botërore arriti këtë të enjte, në kuotat më të ulëta që pas nisjes së sulmit rus në Ukrainë. Një fuçi naftë arriti në rreth 77.8 Dollarë për fuçi në bursën e Teksasit dhe në 84.9 në atë të Londrës, çmim shitjeje me të cilin ofrohet për kontratat e blerjes për muajin Dhjetor. Rënia e çmimit erdhi pasi administrata amerikane njoftoi se nga 18 Nëntori, e deri më sot ka ulur sasinë e naftës javore që magazinon për rezervat kombëtare në 3.8 milionë fuçi. Javën pararendëse, administrata shtoi në rezerva 5.4 milionë fuçi nafte…
26-vjeçari shqiptar i arrestuar në Greqi pasi përplasi me makinë 21-vjeçaren greke, ka dhënë dëshminë e tij para autoriteteve. Duke u përpjekur që të justifikohej rreth ngjarjes , i riu shqiptar ka thënë se “nëse 21-vjeçarja greke nëse do të kishte kaluar të vizat e bardha asnjë gjë nuk do të kishte ndodhur”. “Jam i shkatërruar dhe gjendja shëndetësore e viktimës është në radhë të parë. Në lidhje me fajin e aksidentit, dua të them se nëse do të kishte tentuar të kalonte rrugën Egnatia në një pikë ku nuk kishte vendkalim për këmbësorët, asgjë e pakëndshme nuk do të…
Deputetët e Partisë Socialiste kanë dorëzuar kërkesë për përjashtimin e Petrit Vasilit për 10 ditë nga punimet e Kuvendit për shkak të debatit që zhvilloi në fillim të seancës së sotme me Taulant Ballën. Kërkesa është firmosur nga 7 deputetët e PS-së, Etjen Xhafaj, Antoneta Dhima, Petro Koçi, Gerta Bardeli, Ilir Metaj, Jurgis Çyrbja dhe Milva Ikonomi. DEBATI “Molla e sherrit” mes Ballës dhe Vasilit u bë rregullorja për përcaktimin e kohës për deputetët jashtë grupeve parlamentare. Teksa fliste Vasili, Taulant Balla i ndërhyri në fjalën e tij, gjë që solli reagimin e deputetit të PL-së i cili iu drejtua…