Author: tirana

Goal.com ka përditësuar renditjen e favoritëve për Botërorin 2022 pas raundit të parë të fazës së grupeve. Brazili është ende në krye të listës, Spanja është e dyta dhe Franca është e treta. Top 20 favoritët për Kupën e Botës 2022 sipas Goal.com: 1. Brazili 2. Spanja 3. Franca 4. Anglia 5. Holanda 6. Portugalia 7. Belgjika 8. Argjentina 9. Zvicra 10. Danimarka 11. Kroacia 12. Uruguai 13. Polonia 14. Ekuador 15. Japonia 16. Gjermani 17. Uells 18. SHBA 19. Meksika 20. Serbia.

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s, Jens Stoltenberg ka folur në një konferencë për shtyp këtë mëngjes, përpara takimit të ministrave të jashtëm në Rumani javën e ardhshme, sipas The Guardian. Stoltenberg tha se NATO do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën dhe se do të rrisë ndihmën për të luftuar kundër forcave ruse. “NATO do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa do të jetë e nevojshme. Ne nuk do të tërhiqemi. Shumë luftëra përfundojnë në negociata, por ajo që ndodh në tryezën e bisedimeve varet nga ajo që ndodh në fushën e betejës,” tha ai. Ai shtoi se…

Read More

Azilkërkuesve pa familje nuk mund t’u shkurtohet asistenca sociale me një normë fikse prej dhjetë për qind, vetëm sepse ata jetojnë në strehimore kolektive. Këtë vendim e mori të enjten, 24.11.2022, Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë. Gjykatësit thanë se ndarja e dhomës me azilkërkues të tjerë, nuk çon domosdoshmërisht në kursimin e shpenzimeve. “Niveli i nevojave të veçanta” i prezantuar në 2019 është i papajtueshëm me “të drejtën themelore për të garantuar jetese dinjitoze”. Të prekur nga ky vendim i gjykatës janë të gjithë azilkërkuesit që jetojnë vetëm, pra, pa familje, nëpër strehimore refugjatësh, dhe që jetojnë në Gjermani prej së…

Read More

Ajo ishte një murgeshë e ”The voice of Italy” , e cila mori bujë pas fitores në këtë kompeticion muzikor në Itali. Sot gruaja që arriti të bëhej virale, si me përkushtimin ndaj Zotit, ashtu edhe me interpretimin e pjesës së famshme të Alicia Keys, “No One”, është sërish në lajme, për vendimin e saj për të ndryshuar jetën e saj, për të hedhur tutje jetën e monastike për tu bërë kameriere në Spanjë. Motra Kristina, siç e quanin në vitin 2014, tani thjesht mban emrin Kristina në daljen e saj të parë pas ndryshimit në një emision televiziv italian…

Read More

Gjykata Supreme i ka liruar nga paraburgimi tri infermieret e dyshuara për sulm fizik ndaj të moshuarës në Qendrën “Orenda” në Pejë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Uka-Lutfiu. “Lidhur me pyetjet tuaja, ju njoftojme se Kolegji gjyqesor i Gjykates Supreme, e ka pranuar si te bazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë te mbrojtësit të pandehurës A.R., avokatit Blerim Ademaj”, ka deklaruar Uka-Lutfiu për Express. “Me pranimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të të pandehurës A.R., e sipas detyrës zyrtare edhe për të pandehurat A.P. e R.K., ndryshohen aktvendimi i Gjykatës Themelore në Pejë…

Read More

Për laboratorin e kokainës në Fier, në pranga të Policisë së Shtetit ka rënë ish-kryekomunari i Frakullit, Viktor Çervenaku. Së bashku me të ka rënë në pranga edhe djali i tij Demilson Çervenaku së bashku me të fejuarën e tij, Enxhi Ferhati. Arrestimet pas operacionit anti-drogë nga SPAK, DEA amerikane dhe policia malazeze, ku u sekuestruan rreth 600 thasë të plehrave kimikë, ku brenda tyre kishte përmbajtje kokaine dhe fishekësh. Plehu kimik mësohet se ishte porositur nga kompania në emër të Zenel Çervenakut. Të arrestuar: Viktor CervenakuDemilson Cervenaku, i biriEnxhi Ferhati, e fejuara e DemilsonitZaimir Rodriguez i shpallur në kërkim

Read More

Pas humbjes ndaj Brazilit në Botërorin ”Katar 2022”, Serbia zgjodhi që të provokojë dhe ka thyer rregullat e FIFA-s, që ndalojnë shfaqjet politikisht jo korrekte në tribuna dhe në fushën e gjelbër. Mbi hartën e Kosovës, republikës së pavarur e sovrane kosovare, ata vendosën flamurin serb duke shkruar mbi një mbishkrim provokues e skandaloz. “Nuk ka dorëzim”,-ishte shkrimi që kombëtarja serbe zgjodhi të vendoste mbi Kosovën e “lyer” me ngjyrat e flamurit serb. Ende nuk ka reagim nga zyrtarët e lartë shtetëror dhe as nga FIFA. Serbia është në grup me Zvicrën, ku luajnë edhe disa futbollistë shqiptarë përfshirë dy…

Read More

Pas përmirësimit të situatës në qarkun e Lezhës, dhe në qarkun e Shkodrës situata me përmbytjet është e njëjtë, pasi nuk ka patur prezencë të reshjeve të shiut gjatë mëngjesit të sotëm. Bashkia e Shkodrës, në bilancin e kësaj të premteje, thotë se aktualisht sipërfaqja e përmbytur është 570 hektarë nga 1070 që ishte një ditë më parë. Në fshatrat Obot, Muriqan dhe Oblikë sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 450 hektarë, nga 700 që ishte ditën e djeshme. Po ashtu thuhet edhe se janë evakuuar dhe po marrin trajtim në konvikte, 5 familje me 20 persona. Njoftimi…

Read More

Pas votoi kundër marrëveshjes për Portin e Durrësit në seancën maratonë në Kuvend, deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, thotë se kryeministri Edi Rama i cili nuk ishte në sallë kur u votua, “grabit” dhe përgjegjësinë ua lë deputetëve të tij të cilët votojnë si bagëti. Vasili nënvizon se roli i kryeministrit në Kuvend ishte të mbante një fjalim drogaxhiu, të djerësiste si lope, të lehte e të mjaullinte e në fund t’ua linte deputëtëve të votonin hajdutërinë e tij 6 miliardë euro të Portit të Durrësit. Postimi i plotë Ky Edi Rama as firmosi, as votoi vetë fare…

Read More

E papritur, por jo e pazakontë. Lajmi që vjen nga mediat franceze është që Presidenti Emmanuel Macron është nën hetim, në një hetim gjyqësor, me akuzën e favorizimit dhe financimit të paligjshëm të fushatës zgjedhore 2017 nga Prokurori Kombëtar Financiar (PNF). Lajmi është publikuar në gazetën franceze Le Parisien dhe bën fjalë për hetimet që kanë të bëjnë me lidhjet midis Emmanuel Macron dhe firmës konsulente McKinsey. Sipas “Le Parisien”, hetimi ka të bëjë me lidhjet midis Macron dhe firmave private të konsulencës, të jashtme me administratën publike. Gjatë fushatës presidenciale 2022, kritikat kundër Macron ishin shumëfishuar, veçanërisht në lidhje…

Read More

Pas ditëve të vështira, me përmirësimin e kushteve të motit, edhe në Lezhë duket më e qetë situata e shkaktuar nga reshjet e ditëve të fundit. Janë 880 ha tokë bujqësore të përmbytura, 80 ha në njësinë administrative Dajc, Blinisht dhe 800 ha në fshatin Torovicë. Sipas njoftimit nga Bashia, nuk ka më shtëpi të përmbytura, por ka prezencë uji në oborret e 4 banesave në fshatin Kakarriq. “Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) është bërë e kalueshme plotësisht. Rruga që lidh fshatin Malecaj me Torovicën të kësaj njësie është e kalueshme me vështirësi. Hidrovoret po punojnë me kapacitet të…

Read More