Author: tirana

Dy efektivë policie te komisariatit nr.1 me funksion agjentë krimesh janë shoqëruar në komisariatin nr.3 pasi një person i ka kallëzuar sepse pretendon që është kanosur dhe kërcënuar nga dy efektivët, të cilët kanë qenë jashtë orarit të punës. Personi që i ka denoncuar pretendon se ka qenë me makinë me familjarë të tij në zonën e Zogut të Zi dhe pretendon se dy agjentët e krimeve të komisariatit nr.1 kanë dalë nga automjeti i tyre privat dhe e kanë ofenduar dhe kërcënuar duke iu prezantuar se janë edhe efektivë policie. Personi në fjalë ka bërë kallëzim në komisariatin nr.3.…

Read More

Barack Obama po përpiqet të bëjë diçka që nuk mundi gjatë dy mandateve si president: të ndihmojë demokratët të fitojnë në zgjedhjet që mbahen kur ata kanë kontrollin e Shtëpisë së Bardhë. Obama është më popullor se sa ishte atëherë, dhe tani është presidenti Joe Biden, ish-zëvendësi i tij, i cili përballet me rrezikun e humbjes në nëntor. Ish-presidenti Obama do të nisë të premten me shtetin e Xhorxhias një udhëtim në shtetet ku garat janë vemdimtare dhe më pas në Miçigan dhe Uiskonsin, pasuar nga ndalesat javën e ardhshme në Nevada dhe Pensilvani. Itinerari, i cili përfshin tubime me…

Read More

Historitë me turistë të huaj që dyshohen për spiunazh po kthehen sa në qesharake, aq dhe shqetësuese për autoritetet ligjzbatuese. Pak ditë më parë perimetri i repartit ushtarak 6640 që shërben dhe si agjencia e sistemeve të ndërlidhjes dhe informacionit të forcave të armatosura, është cenuar nga një shtetas çek. Ai fluturoi me një parashutë mbi repartin ushtarak, duke alarmuar stafin e qendrës së ndërlidhjes në Tiranë, në zonën e njohur si “rrapi i treshit”. Çeku u ul thuajse në brendësi të infrastrukturës ushtarake dhe më pas u ndalua edhe nga policia që mbërriti me urgjencë në vendngjarje. Rasti u…

Read More

Xhani De Biazi, ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare, ka në admirim të veçantë për Armando Brojën. Edhe pse gjatë viteve të tij në Shqipëri ai ka drejtuar disa nga sulmuesit më të spikatur në historinë e përfaqësueses kuqezi, De Biazi pranon se Broja është i veçantë për cilësitë që ka. Duke folur për “tribalfootball”, tekniku i cili aktualisht drejton përfaqësuesen e Azerbajxhanit, ka shprehur admirimin e tij për sulmuesin shqiptar të Çelsit. “Unë nuk e njoh atë, por ai ka cilësi teknike dhe fizike që janë të jashtëzakonshme. Ai duhet të vazhdojë të punojë shumë dhe të japë 100% në çdo…

Read More

Frank-Walter Steinmeier paralajmëroi për “vite më të vështira” përpara Gjermanisë. Ai gjithashtu bëri thirrje për veprim kundër ndryshimit të klimës dhe u zotua për mbështetjen e tij për Ukrainën.Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier mbajti fjalimin e tij për gjendjen e kombit të premten në rezidencën e tij zyrtare, Pallatin Bellevue. Tema e fjalimit të tij ishte “Ajo që na lidh, na bën më të fortë”.Fjalimi erdhi në një kohë pasigurie për Gjermaninë dhe Presidenti Steinmeier preku shumë nga çështjet që rëndojnë në mendjet e shumë njerëzve në Gjermani. Ai përmendi veçanërisht krizën dhe koston e jetesës, inflacionin galopant dhe mungesën e…

Read More

Pedagogët kanë paralajmëruar grevë urie pasi kërkesat e tyre nuk janë plotësuar. Sindikata e punonjësve të universitetit ka njoftuar gjithashtu një tjetër protestë kombëtare të hënën. Pedagogia Enkeleda Olldashi deklaroi në ABC, se nuk është dakord me një masë kaq ekstreme. Sipas saj, pedagogët nuk kanë nevojë të arrijnë deri në grevë urie, pasi kërkesat e tyre janë të drejta. “Ajo që më shqetëson është kjo kërkesë që vjen jo nga sindikata, por nga pedagogët që është një formë reagimi shumë ekstreme. Nuk ka nevojë që vetë profesori të shkojë deri në këtë formë ekstreme që të tregojë se ka…

Read More

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në pritjen e organizuar me njerëzit e suksesshëm në qarkun e Dibrës. Në fjalën e mbajtur në këtë ceremoni, Kryeministri Rama tha se “kjo ditë e gjatë mbyllet këtu me ju për të nderuar disa prej jush të cilët janë krenari të zonës tuaj, njerëz të punës, që japin kuptim jo vetëm jetës së tyre në familje, por edhe jetës në komunitet, jam mirënjohës dhe i privilegjuar për ta ndarë këtë moment me ta dhe bashkë me ju”. “Nuk është një moment i ndarë nga puna dhe përpjekjet e shumë të tjerëve, por…

Read More

Tunizia pritet të përjashtohet nga Botërori. Kjo gjë thuhet se mund të ndodhë për shkak të ndërhyrjeve të qeverisë në çështjet e futbollit. Siç raporton “BBC Sport”, FIFA është e shqetësuar nga komentet e ministrit të Rinisë dhe Sporteve të Tunizisë, Kamel Deguiçe, i cili ka folur për idenë e “shpërbërjes së byrove federale”. “Çdo mospërmbushje e këtyre detyrimeve mund të rezultojë në vendosjen e gjobave sipas ligjeve të FIFA-s, duke përfshirë pezullimin e shoqatës përkatëse”, shkruhej në letrën e dërguar nga drejtori i shoqatave anëtare të FIFA-së për sekretarin e Federatës së Futbollit të Tunizisë. Ai shton se të…

Read More

Einxhel Shkira tha dje se do të shkonte ne emisionin e binjakëve Veshaj vetëm nëse i ofroheshin para. Kjo deklaratë e moderatores nuk është pritur shumë mirë nga një pjesë e ndjekësve, duke shpërthyer në kritika. Einxhel ka reaguar nëpërmjet disa postimeve në Instastory duke u shprehur se njerëzve nuk u pëlqen e vërteta.”Bëj një “live” të vetëm dhe konstatoj që shoqëria jonë vazhdon të ngelet një shoqëri maskiliste. Edhe më e keqja e di kush është? Më maskiliste nga të gjithë janë vetë femrat. Dhe e keqja tjetër është se një mashkull mund të flasë lirisht për një vajzë,…

Read More

Public Square është nisma më e fundit e ish-Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati. Public Square është një hapësirë virtuale komunikimi dhe ndërveprimi për çështje me interes publik dhe që meritojnë vëmendje të posaçme. Kjo nismë do të zhvillohet përmes rrjeteve sociale në të cilën ish-ministri ka zgjedhur të komunikojë në lidhje me zhvillimet kryesore politike, që kanë nevojë për një shtjellim më të thelluar. Bushati ka zgjedhur të flasë për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE, i cili sipas tij, shënon një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt familjes europiane. “Sot do të…

Read More

Ish-presidenti Alfred Moisiu zgjodhi një anekdotë për të përshkruar opozitën sot. I ftuar në Euronews Albania ai tha: “Është si puna e asaj anekdotës që tregojnë për bariun për ujkun. I thoshte ujku, ujku dhe kënaqej kur ngrihej fshati, kur erdhi ujku me gjithë mend nuk u ngrit nga vendi fare”. Sipas Moisiut opozita i ka humbur vlerat. Në këndvështrimin e tij “të gjitha janë bërë lëmsh” e tani nuk kuptohet çfarë është e drejtë dhe e padrejtë. Ndërkaq, Moisiu tha se mbështet ‘Open Balkan’ dhe se fjalimi i kryeministrit Edi Rama në asamblenë e Këshillit të Europës në Strasburg…

Read More

Këngëtari amerikan me famë botërore, Jerry Lee Lewis ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga publicist i tij për CBS News. I ashtuquajtur “Vrasësi”, Lewis ishte i njohur për performancat energjike në skenë, duke përfshirë luajtjen e pianos me këmbë dhe ndezjen e instrumenteve me zjarr. Dy hitet më të famshme të Lewis janë “Whole Lotta Shakin Goin on” dhe “Great Balls of Fire”. Megjithatë, jeta e tij personale, sidomos martesa me kushërirën e tij, e bëri atë një figurë jo aq tw pëlqyer.

Read More