Author: tirana

Regjisori i njohur, Eduard Grishaj ka rrëfyer shkurtimisht disa detaje që mesa duket të gjithë i presin, atë të nisjes së spektaklit Big Brother Vip2. Ndër të tjera, ai ka theksuar se reality show nis brenda këtij viti. “Big Brother Vip po bëhet gati dhe besoj se do fillojë shumë shpejt. Do të jetë brenda këtij viti, por nuk ka një datë të saktë. Është sipërmarrje e jashtëzakonshme dhe besoj që është emision që kalon të gjitha përmasat. Pas BBV e vë re teksa takon njerëz të ndryshëm që e kanë jetuar BBV dhe ndjekur vazhdimisht”, tha regjisori.

Read More

Gjatë shtatzënisë, trupi kalon nëpër shumë ndryshime fizike, mendore dhe emocionale. Ndryshimet hormonale që ndodhin brenda trupit mund të sjellin luhatje të humorit. Dr Payal Narang, konsulent obstetër dhe gjinekolog, thotë se mendimet dhe shqetësimet negative janë emocione të zakonshme që ndjehen gjatë shtatzënive të para ose të papritura. Sipas mjekut, një grua shtatzënë duhet të tregojë sa më shumë kujdes për hir të shëndetit të saj dhe të fëmijës. “Hani shëndetshëm, lëvizni, pushoni mjaftueshëm dhe merrni vitamina. Nëse ndiheni nervoz, i trishtuar ose i shqetësuar, flisni me dikë.” Trajtimi i çështjeve të shëndetit mendor është i një rëndësie të madhe gjatë shtatzënisë,…

Read More

Sapo Gjykata e Apelit të Shkodrës dha vendimin 3 vite burg, ish-kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj duhet t’i ishin vënë prangat në sallën e gjyqit, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Policia nuk ka vepruar duke lënë të lirë Fran Frrokaj ndonëse ai u dënua me burg. Fran Frrokaj e ka shfrytëzuar për t’u arratisur dhe që prej orës 13:00 nuk ka asnjë gjurmë prej tij.

Read More

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka dhënë vlerësimin për tre kandidaturat për vakancën në Gjykatën Kushtetuese. Sipas KED-së Gent Ibrahimi është renditur i pari për anëtar të Kushtetueses me 88.37 pikë. Arta Vorpsi është përzgjedhur e dyta nga KED për anëtare e Kushtetueses me 88.22 pikë, ndërsa Arta Marku përzgjidhet e treta nga KED për anëtare e Kushtetueses me 82.66 pikë Njoftimi i plotë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në vijim të procedurave të vlerësimit të kandidatëve të lejuar për kandidim, të cilët kanë kandiduar për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, në zbatim të dispozitave ligjore, pas shqyrtimit të…

Read More

Ka ndërruar jetë në spital vogëlushi 5 vjeçar nga Vlora, Artjon Gjonaj, për të cilin ishte kërkuar ndihma e qytetarëve. Lajmin e ndarjes nga jeta të të miturit e kanë bërë me dije vetë familjarët e Gjonajt, ku në një postim në rrjetet sociale shkruajnë: “Përshëndetje të gjithëve, ka një lajm të trishtë, nuk kam shumë fjalë në këtë moment, por djali ynë i vogël Artjon fatkeqësisht ka vdekur. Ju lutemi të gjithë të ndaloni së paguari. RIP ËNGELLI I VOGËL” Familjarët kanë mbyllur edhe “gofundme”, ku po mblidheshin para për ta dërguar vogëlushin jashtë Shqipërisë për kurim. Artjoni kishte…

Read More

Banorët e Burrelit do të kenë brenda majit 2023 furnizim 24 orë me ujë të pijshëm. Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga zv/kryeministrja dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe kryetari i bashkisë së Burrelit, Agron Malaj, panë nga afër punimet që po kryhen për ujësjellësin e ri. Rama tha se ujësjellësi i ri i Burrelit është një projekt madhor që do të sigurojë 24 orë ujë të pijshëm për banorët. Ministrja Balluku theksoi se “si në fushën energjetike dhe në furnizimin me ujë sfida jonë janë matësat e zgjuar, pasi çdo lloj investimi që ne bëjmë, në…

Read More

Sipas statistikave të fundit të Ministrisë greke për Emigracionin dhe Azilin numri i emigranëtve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë ligjërisht në Greqi vijon të ulet. Të dhënat zyrtare të publikuara nga qeveria greke për shtatorin e këtij viti tregojnë se në Greqi ndodhen 291 mijë e 868 emigrantë shqiptarë me leje të vlefshme qëndrimi, të cilët përbëjnë rreth 61.4 për qind të të huajve të ligjshëm. Të dhënat e shtatorit të këtij viti mbi numrin e shqiptarëve me leje qëndrimi tregojnë një numër dukshëm më të ulët krahasuar me shtatorin e një viti më parë, kur 425 mijë e 740…

Read More

I shoqëruar dhe nga ministrja Belinda Balluku dhe kryebashkiaku Agron Malaj, kryeministri Edi Rama inspektoi sot landfillin e ri të Matit. Rama, i cili po zhvillon një vizitë në Mat, deklaroi se po bëhet një transformim historik me pastrimin dhe sistemimin e mbetjeve. “Është bërë një punë e jashtëzakonshme. Ky transformim i madh me sistemimin e mbetjeve është historik, sepse kjo zonë ka qenë e mbytur nga plehrat. Por duhet të vijohet me kulturën e re të pastrimit, që të mos fashitet”, tha ai. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila po shoqëron kryeministrin Rama në…

Read More

Princesha e Uellsit, Kate Middleton u votua si gruaja më frymëzuese e vitit në Britaninë e Madhe. Në një sondazh kombëtar për fushatën “Girls Out Loud”, lista u kryesua nga Kate, e cila siguroi 35% të votave. Mesa duket, ajo “sundon” zemrat e britanikëve, duke lënë pas Mbretëreshën Consort dhe Meghan Markle Mes kandidatëve ishin edhe ish-kryeministrja britanike Liz Truss, Rochelle Humes dhe Emma Ëatson. Përveç kësaj, Camilla mori 18% të votave, ndërsa Dukesha e Sussex-it mori 17% të votave. Humes mori mbështetjen e 25% të atyre që votuan në sondazh, duke zënë vendin e dytë në listë ndërsa Truss…

Read More

Autoritetet policore në Korçë njoftuan pasditen e kësaj të premteje arrestimin e 23 personave dhe shpalljen në kërkim të 9 të tjerëve. Bëhet fjalë për fazën e dytë të operacionit të koduar Knock Down, kundrejt një grupi të strukturuar kriminal që merrej me shpërndarjen e drogës në këtë qytet. Më herët, në fazën e parë të këtij operacioni të realizuar në muajin Prill të këtij viti në pranga përfunduan 25 persona. Në kuadër të të dy fazave të operacionit, janë proceduar penalisht 197 persona, nga të cilët 54 janë arrestuar, 16 janë shpallur në kërkim dhe vijon hetimi për 127…

Read More

Mijëra njerëz u mblodhën në qendër të Pragës të premten për të protestuar kundër qeverisë së qendrës së djathtë, duke e fajësuar atë për rritjen e çmimeve në vend dhe mbi “një fokus të tepruar ndaj luftës në Ukrainë.” Protesta u organizua nga partia Lëvizja e Parë, e cila ka lidhje me të djathtën ekstreme, dhe përkonte me festën kombëtare të 28 tetorit që përkujton themelimin e Çekosllovakisë së pavarur në vitin 1918. Protestuesit në sheshin e “Wenceslas” të Pragës kërkuan dorëheqjen e qeverisë dhe ngritën pankarta që i quanin ministrat “diletantë”. “Qeveria që kemi është më e keqja në…

Read More

Futbollisti spanjoll Pablo Mari ishte një nga pesë të plagosurit në sulmin që ndodhi në një supermarket Carrefour nga italiani Andrea Tombolini, ku mbeti i vrarë një person. Mari ka reaguar nga spitali. Mbrojtësi i huazuar te klubi italian Monza, iu nënshtrua një operacioni sot për të rikuperuar dy muskuj të dëmtuar në shpinë dhe do të qëndrojë në spital për tre ditë. Në një postim në “Instagram”, futbollisti shkroi: “Pas momentit të vështirë që përjetuam dje, si familja ime dhe unë duam të komunikojmë se për fat të mirë jemi të gjithë mirë dhe duam të falënderojmë të gjithë…

Read More