Grida Duma është politikania që fiton vëmendje jo vetëm me deklarata e saj, por edhe me pamjen. Deputetja e Partisë Demokratike ka treguar se në çdo dalje të sajën ka një stil të vetin që i shkon për shtat. Nuk ndodh shpesh që ta shohim në të njëjtën veshje, por ajo bën përjashtim për këto taka. Siç e shihni nga fotot, Grida i ka veshur në më shumë se një dalje të saj.
Author: tirana
Filmi “ Kthetrat e Shqiponjës” pati premierën mbrëmjen e 27 tetorit. Nën regjinë e Alex Visanit, premiera e shumëpritur solli në Tiranë edhe aktoren e mirënjohur Manuela Arcuri. Ajo ka rol protagonist në film, duke u rikthyer në ekranin e madh per admiruesit e saj pas një periudhe mungese. “Jam ndjerë shumë mirë të xhiroj filmin tim të parë në Shqipëri. E kemi xhirur brenda një bunkeri këtë film. Të zhanrit thriler/ horror. Ishte shumë bukur. Jam emocionuar dhe mezi shoh ta shoh në ekranin e madh këtë mbrëmje”, tha aktorja. Ngjarjet vendosen në periudhën pas rënies së komunizmit. Në…
Shtëpia e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi, është sulmuar nga një agresor. Autori hyri në rezidencën e çiftit në San Francisco dhe plagosi bashkëshortin e Pelosi, i cili ndodhej në shtëpi në atë moment. Autori është arrestuar nga policia, raportojnë mediat ndërkombëtare. Shkaqet e sulmit janë të paqarta. Ndërsa bashkëshorti i Pelosit u dërgua në spital për të marrë mjekim. Policia amerikane po heton rastin.
Një 63-vjeçar i identifikuar si Kosta.Xh ka mbetur i plagosur rëndë pasi është qëlluar me leva në kokë dhe pjesën e shpinës. Ngjarja ka ndodhur 100 metra larg komisariatit të Policisë. 63-vjecari u konfliktua me një tjetër ndërsa motivet e sherrit mbeten mister. Si pasojë e plagëve të rënda, personi i plagosur është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës ndërkohë që pritet transporti me helikopter drejt kryeqytetit pasi është në gjendje kritike.
Katy Perry ka sqaruar për herë të parë se çfarë ndodhi me syrin e saj. Ylli i muzikës po mbante një koncert në Las Vegas, ku papritmas, nuk mund të kontrollonte syrin e djathtë dhe e lëvizte në mënyrën të pakontrolluar. Videoja u vë menjëherë virale dhe nisën lloj lloj konspiracionesh në internet. Shumë pretenduan se problemi mund të ishte shkaktuar nga ngjitësi i qerpikëve, të tjerë menduan se kishte ndonjë problem me syrin. Nëpërmjet llogarisë së saj në Instagram, Perry ka postuar një video me momentin viral duke sqaruar se në fakt ka qenë thjesht një marifet për performancën…
Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili e akuzonte se shpenzonte miliona euro për udhëtimet jashtë Shqipërisë. Përmes një postimi në Facebook, Rama ka postuar edhe kuotën e shpenzimeve të tij gjatë vitit të kaluar dhe ato të ish-kryeministrit Berisha gjatë vitit 2010-të, kur ishte në krye të qeverisë shqiptare. Postimi i Ramës: Shpifja monumentale e miliona € për tregon jo veç degjenerimin e rublaxhinjve të opozitës e gjobaxhinjve të ekraneve,po dhe përçmimin e tyre për shqiptarët: Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë 2010 251.365Lek të reja 2021 64.972Lek të reja
Pikë e bujshme kthese në gjyqin e Neymar, i akuzuar për mashtrim dhe korrupsion së bashku me tetë persona të tjerë, përfshirë edhe babain e tij. Prokuroria Publike e Barcelonës tërhoqi sot të gjitha akuzat ndaj sulmuesit brazilian në gjyqin e hapur në mes të tetorit për parregullsitë e supozuara të kryera në transferimin e tij nga Santos te Barcelona në vitin 2013. Prokuroria tërhoqi edhe akuzat ndaj të pandehurve të tjerë. Më parë, prokuroria kërkoi dy vjet burg dhe 10 milionë euro gjobë për Neymar, por gjykata e rrëzoi këtë kërkesë.
Jo të gjithë janë të mirë në joshje dhe nuk ka asgjë të tmerrshme me këtë, por nëse nuk doni të humbisni mundësinë për të bërë për vete dikë që pëlqeni, duhet të dini se cilat tema nuk duhet të hapni kurrë. Përshtypja e parë është e rëndësishme, dhe kjo është veçanërisht e vërtetë kur ju pëlqen një person. “Ish-i im…” Takimi i parë nuk është momenti ku duhet të rrëfeni përvoja nga një lidhje e mëparshme apo të ofendoni ish-ët tuaj. Nëse vazhdojnë takimet, mund të ndani disa eksperienca nga një lidhje e mëparshme, por derisa ta njihni mirë…
Kancelari Olaf Scholz do të udhëtojë drejt Kinës të premten, më 4 nëntor, i shoqëruar nga një delegacion biznesmenësh gjermanë. Gjatë vizitës së tij të një ditore në Pekin, Scholtz do të takohet me Presidentin Xi Jinping dhe Kryeministrin Li Keqiang. Në qendër të bisedimeve, sipas zëdhënësit të qeverisë, Steffen Hebstreit do të jenë marrëdhëniet dypalëshe, çështjet ndërkombëtare, lufta kundër ndryshimeve klimatike, sulmi rus kundër Ukrainës dhe situata në Azinë Juglindore. Duke iu përgjigjur pyetjeve lidhur me këtë, Hebstreit sqaroi se kancelari, për shkak të kufizimeve të veçanta për pandeminë e koronavirusit, nuk do ta kalojë natën në Pekin, ndërsa…
Vijon operacioni për kontrollin dhe ndalimin e lojërave të paligjshme të fatit në Shqipëri. Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të paligjshmërisë së lojërave të fatit në Tiranë, duke vënë në pranga dy persona, ndërsa një i tretë po ndiqet penalisht për shkak se nuk pranoi t’i ushtrohej kontrolli fizik. Njoftimi i policisë: Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, një rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”. Vihen në pranga 2 shtetas që vinin baste sportive, nëpërmjet aparateve celulare. Sekuestrohen 2 aparatet celulare që përdornin…
Gjatë një takimi me qytetarët e qarkut Dibër, kryeministri Edi Rama ndër të tjera preku dhe çështjen e parave që jepen për koncesionet. “Sa i përket PPP-ve të famshme. Në paguajmë rreth 60 mln euro në vit. Për çfarë i paguajmë ne? Për sterilizimin! Po të shikosh infeksionet kanë rënë fare sepse nuk ka më gërshërë nga ato që kishim. Janë para për dializa, janë për analiza falas. Të gjitha këto janë në funksion të njerëzve. Këta thonë 450 mln. Ku janë 450 milionë? Është rrenë e madhe. Është tjetër gjë që prokuroria ka pasur arsye për të dyshuar për…
Enti Rregullator i Energjisë, tha sot përmes një deklarate për mediat, se në muajin nëntor dhe dhjetor, do të aplikohet çmimi 42 lekë për kilovat mbi fashën 800 KW. Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi në Bulqizë në praninë e dhjetra vajzave dhe grave, foli edhe për implementimin e fashës 800 KW për energjinë elektrike. Edhe pse ERE doli me këtë rritje të energjisë, vendimin final do ta marrë qeveria. “Ne kemi vendosur një mburojë financiare që gjithë diferencën e paguan shteti, për familjet dhe biznesin e vogël. Pashë sot që ERE kishte nxjerrë çmimin e ri, por ne do…