Author: tirana

Lëkurë apo edhe xhins, të ngushta apo më të gjera, me bel të lartë apo edhe të shkurtër… Sido që të jetë pëlhura, linja dhe stili, pantallonat e zeza janë një nga pjesët më klasike të garderobës së një gruaje, ndaj nuk mërzitesh lehtë prej tyre. Me këto këshilla stilimi do t’i shihni me një sy tjetër… Pantallona lëkure me këmbë të gjera + crop top + pallto  Pantallona xhins të drejta + këmishë + xhaketë tweed + çizme  Pantallona prej pëlhure + këmishë + mokasë

Read More

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i kërkoi kreut të qeverisë, Edi Rama të japë dorëheqjen e të mos presë protestat e shqiptarëve, ku për të vendi po zien nga revolta e qytetarëve. “Shqipëria po zien nga zemërimi dhe revolta e qytetarëve të saj, e bizneseve të vogla, të cilët presin në ankth të madh të nesërmen, për shkak të lukunisë së taksidarëve po zien në cdo familje shqiptare, për shkak të çmimeve të produkteve bazë të jetesës. Zien te çdo i ri që sheh te Rama një shpresë vrasës, te cdo pensionist, që qan me lot mjerimi se nuk siguron…

Read More

Kryeministri Edi Rama komentoi sot nga Dibra, të dhënat që hakerat iranianë publikuan dje, ku u bënë publike edhe të gjitha hyrjet dhe daljet e kryeministrit nga Shqipëria që nga viti 2004 e deri në 2022. Në dokument janë të dhënat e 394 udhëtimeve të kryeministrit, shumica e të cilave me avionë por në disa raste ka dalë me makinë nga pikat kufitare me Greqinë apo Maqedoninë e Veriut. Në lidhje me këtë Rama tha sot se udhëtimet private i ka bërë me shpenzimet e tij, duke akuzuar opozitën për sulmet ndaj tij. “Sot kushtet në miniera janë shumë të mira.…

Read More

31-vjeçarit Emiliano Shegës nga Peqini, këtë të premte i është sekuestruar një pasuri me vlerë 3 milionë euro, pasi sipas policisë rezulton me precedentë kriminalë në Britani, Holandë dhe Shqipëri. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fasada 3”, kanë konfiskuar pasuri me vlerë rreth 3 milionë euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaria kriminale e shtetasit E.Sh,…

Read More

Enti Rregullator i Energjisë tha sot përmes një deklarate për mediat, se në muajin nëntor dhe dhjetor, do të aplikohet çmimi 42 lekë për kilovat mbi fashën 800 KW. Ende nuk është vendosur nëse fasha 800 kWh do të hyjë në fuqi më 1 nëntor. Kjo pasi do të jetë qeveria ajo që do të vendosë nëse do të aplikohet në muajin nëntor çmimi i ri mbi fashën. Lajmin e dha në Dibër, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku. “Shohim në media lajmin se se u vendos rritja e çmimit të energjisë. ERE miraton çmimet, aplikimi nëse do të rritet apo…

Read More

Kryetari i PD-së, Sali Berisha duke marrë shkas nga të dhënat që nxorrën hakerat nga Irani, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për udhëtimet. Në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët, Berisha tha se as ish-presidenti i SHBA nuk ka kryer kaq udhëtime në 8 vite sa Edi Rama. Duke e cilësuar si një superskandal, Berisha i kërkoi Ramës të japë dorëheqjen dhe të mos presë zemërimin qytetar. ”Rama ka humbur çdo ndjeshmëri e lidhje me këtë vend. Si asnjë kryeministër tjetër i Europës dhe botës, i ke lejuar vetes 137 udhëtime me avion taksi. Në 8 vitet mandat presidenti i SHBA,…

Read More

Çdo vit orët ndryshojnë dy herë në vit në botë, duke shkuar përpara në pranverë dhe më pas përsëri në vjeshtë. Ndryshimet janë krijuar për të maksimizuar orët tona të ditës për të pasqyruar kalimin e stinëve, por disa njerëz argumentojnë se ne duhet të kemi një zonë kohore të standardizuar gjatë gjithë vitit. Kur ndryshon ora? Ora do të ndryshojë të dielën më 30 Tetor, një ditë më herët se vitin e kaluar – ndryshimi ndodh gjithmonë të dielën e fundit të tetorit. Kjo do të thotë se do të kemi një orë shtesë në shtrat. Do të kemi…

Read More

Kreu i Partisë Demokratikë Sali Berisha, ka folur si çdo të premte para gazetarëve. I pyetur nëse e përkeqëson situatën brenda PD-së marrëveshja me Ilir Metën, duke patur parasysh marrëdhëniet e kreut të PL-së me grupin e Alibeajt, Berisha e cilësoi edhe njëherë si marrëveshje historike. Ai tha se në PD nuk ka palë, por deputetë që mendojnë ndryshe të cilët në bazë të statutit kanë të dreejtë të propozojnë kandidatët e tyre. Pyetje: A e përkeqëson situatën brenda PD marrëveshja me PL-n? Berisha: Mendoj se marrëveshja e djeshme është historike. Është absolutisht marrëveshja që do t’i japë fund monizmit në Shqipëri.…

Read More

Pas sfidës me Arabinë Saudite, ku dolën me barazim, Shqipëria do të luajë një miqësore të tretë në muajin nëntor, përveç atyre ndaj Italisë (16 nëntor) dhe Armenisë (19 nëntor) të zyrtarizuara tashmë prej disa ditësh. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Kombëtarja shqiptare do të përballet me Katarin në ndeshjen që do të luhet më datë 9 nëntor në Marbella të Spanjës e që do të nisë në ora 18:30. Të dyja Federatat kanë arritur marrëveshjen për këtë miqësore dhe kanë zyrtarizuar akordin për atë që do të jetë përballja e tretë në histori mes dy…

Read More

Për festës kombëtare greke, këtë të premte në Këlcyrë u mbajt një ceremoni përkujtimore, ku e pranishme ishte ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Sofi Filipidhu si dhe konsulli i Përgjithshëm grek, Sekretar i Përgjithshëm i Diasporës dhe diplomacisë publike në ministrinë e Jashtme helene, Janis Krisullaqis. Ata vizituan objektet fetare, por edhe varrezat ku sipas autoriteteve helene prehen eshtrat e rreth 950 ushtarëve grekë, që humbën jetën gjatë luftimeve me forcat fashiste italiane. Kurse në ceremoninë e Bularatit, morën pjesë edhe familjarë të Konstandin Kacifas, i cili mbeti i vrarë më 28 tetor të vitit 2018 gjatë një përplasje me…

Read More

Premtimi i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas mbledhjes urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe takimit me drejtuesit e Listës Serbe, është se “nuk dorëzohemi, dhe se targat KM do të mbesin”. Po ashtu Vuçiç konfirmoi paralajmërimin e Listës Serbe se zbatimi i vendimit të qeverisë së Albin Kurtit për sekuestrimin e targave do të hasë në bllokimin e të gjithë veriut të Kosovës. “Plani i tyre është që targat KM të largohen nga territori i Kosovës për në atë të Serbisë qendrore dhe më pas të mos lejohet hyrja e tyre në territorin e krahinës autonome serbe nga…

Read More

Prezenca e Ardi Veliut në Komsionin e Sigurisë Kombëtare, ku kreu i AMP prezantoi projektbuxhetin 2023, shkaktoi një debat të fortë dhe momente tensioni. PD-ja ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes për një ditë tjetër, duke e cilësuar Ardi Veliun si ”kriminel me uniformë që manipuloi vrasjen e Leart Kurtit”. Kërkesa e opozitës nuk u pranua nga kryetari i Komisionit, Nasip Naxhon me argumentin se kjo mbledhje parashikohet nga rendi i ditës. Deputetët demokratë, Ervin Salianji dhe Flamur Noka ishin ata që kundërshtuan fort seancën, duke thënë se Veliu duhet të përgjigjet për vdekjen e Lear Kurtit.

Read More