Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko, i cili është pro Prishtinës, ak thënë se njohja e Kosovës nga ana e Ukrainës mund të ndodhë pas përfundimit të luftës. “Besoj që do të ndodhë menjëherë pasi lufta të përfundojë”. Për të ky vendim do të merrej në kohë paqeje duke hequr një paralele me luftën e Kosovës për liri. “Le ta përfundojmë së pari luftën, sepse është gjëja më e rëndësishme, pasi që ju e keni shpallur pavarësinë 14 vjet më parë dhe mund të pritet edhe disa muaj për të marrë këtë vendim në kohë paqeje”. Jjanë edhe pesë shtete europiane si…
Author: tirana
Autoritetet në Havai kanë paralajmëruar banorët e ishullit se vullkani më i madh aktiv në botë Mauna Loa mund të shpërthejë. Shkencëtarët kanë thënë se gjatë kohëve të fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të lëkundjeve të tokës, të cilat shihen si sinjale paralajmëruese se vullkani mund të shpërthejë. Në rast të riaktivizimit të vullkanit, autoritetet kanë thënë se do të duheshin vetëm pak orë që llava të mbërrinte në shtëpitë më të afërta në zonë. Për herë të fundit, vullkani ka shpërthyer në vitin e largët 1984. Ishulli ku ndodhet vullkani është i banuar nga rreth 200 mijë…
Autobiografia e shumëpritur e Princit Harry, që pritet të jetë libri më “shpërthyes” i dekadës, ka një datë publikimi. Më 10 janar 2023. Autobiografia është pjesë e një projekti më të madh nga princi dhe Meghan Markle me shtëpinë botuese Penguin Random House. Që kur u larguan nga familja mbretërore, ata kanë filluar të ndërtojnë markën e tyre si manjatë mediatikë. Për çfarë do të flasë autobiografia e Harrit? Libri do të përfshijë të gjithë jetën e princit, nga fëmijëria e Harrit nën sytë e paparacëve deri te detyra e tij ushtarake në Afganistan, te martesa me Meghan Markle dhe…
Kina mbetet sfida kryesore për interesat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ndërsa Rusia mbetet një kërcënim “akut” me luftën e saj brutale në Ukrainë. Kjo thuhet në dokumentin e publikuar së fundmi nga Pentagoni mbi Strategjinë e Mbrojtjes Kombëtare, të publikuar nga Zëri i Amerikës. “Republika Popullore e Kinës është konkurrenti i vetëm në botë me qëllimin për të ndryshuar rendin ndërkombëtar dhe, gjithnjë e më shumë, me fuqinë për ta bërë këtë”, u tha gazetarëve të enjten në Pentagon Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin. Duke folur me gazetarët për strategjinë e re të mbrojtjes një zyrtar i…
SPAK-u ka përfunduar hetimet për Rezart Taçin dhe dërgon për gjykim atë, kunatin e tij dhe shoferin. Gjatë hetimeve paraprake të kryera lidhur me këtë procedim penal është vendosur masa e sekuestrimit për shumën monetare prej 18,399,941 euro, të bllokuara në një llogari bankare në një bankë të nivelit dytë në Shqipëri. Njoftimi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka përfunduar hetimet paraprake për proçedimin penal nr.211 viti 2021, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga…
Një nga artistët më ndryshe në vend, është padyshim edhe Robert Aliaj, i cili së fundmi është shprehur se ka marrë propozime për të drejtuar institucione por ka refuzuar. Edhe pse nuk e tha konkretisht me emër, Aliaj nuk mohoi se ka marrë propozime për drejtues dhe nga kryeministri Edi Rama. “Mua më është propozuar një pozicion për drejtues institucional, por kam refuzuar. Më kanë propozuar njerëz që kam bindje të përbashkëta me ta. Mund të jetë dhe Rama. Një artist është shumë i fokusuar te jeta e vet. Nuk është mirë që një artist të bëhet drejtor”.
Pronari i ri rrjetit social “Twitter” është Elon Musk. Njeriu më i pasur i botës ka përfunduar marrëveshjen, duke blerë platformën e medieve sociale për 44 miliardë dollarë, sipas medieve amerikane dhe një aksioneri të kompanisë. “Zogu është i lirë“, është tweet-i që Musk shpërndau, duke konfirmuar blerjen. Biznesmeni ka bërë menjëherë ndryshimet e para, duke pushuar nga puna disa nga drejtuesit e lartë, përfshirë drejtorin Parag Agrawal.
26 këngë do performojnë në Festivalin e 61-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, ku njëra do të përfaqësojë edhe Shqipërinë në ”Eurovision 2023”. Në mesin e 26 artistëve janë emra si Elsa Lila e cila rikthehet pas shumë vitesh në Shqipëri dhe Fifi, një nga artistet më të pëlqyera dhe popullore në vend. E njohur për baladat e bukura, Fifi synon që të përfaqësojë Shqipërinë në ”Eurovision 2023”. Fifi do të marrë pjesë për herë të parë në FiK 61, me këngën ”Stop”. E njohur si artiste që i këndon dashurisë, ndarjes dhe dhimbjes, padyshim që edhe kënga ”Stop”…
Kanë kaluar 247 ditë që Rusia vijon luftën në Ukrainë. “Bota përballet me dekadën më të rrezikshme që nga Lufta e Dytë Botërore, ndërsa elitat perëndimore përpiqen të parandalojnë shkatërrimin e pashmangshëm të dominimit global të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj”, tha presidenti rus Vladimir Putin. Nga ana tjetër, Putin akuzoi SHBA-në të enjten për nxitjen e konfliktit në Ukrainë , duke shtuar se Perëndimi po luan atë që ai e quajti një lojë gjeopolitike “të rrezikshme, të përgjakshme dhe të pistë” që po mbjell kaos në të gjithë botën .
Pedagogia Mimoza Haxhari, ndryshe nga kolegët, thotë se paga nuk mund të jetë shqetësimi kryesor i pedagogëve, të cilët prej disa ditësh kanë dalë në protestë dhe kanë bojkotuar mësimin. Ajo thotë se e mbështet protestën dhe nënvizon edhe se arsimi është në gjendjen më kritike që ka qenë ndonjëherë. “Unë kam shprehur reagimin tim personal dhe mënyrën se si personalisht e konceptoj rolin që ka arsimi në jetën shoqërore. Nuk është në jetën individuale të atyre personave që frekuentojnë dhe ndjekin bankat e shkollës, por është obligim për të gjithë shoqërinë. Unë nuk jam organizatore e protestës, por e…
Një 82-vjeçar ka humbur jetën pas mesnate në Kukës. Shkak i humbjes së jetës dyshohet se është bërë asfiksia, pasi banesa në të cilën jetonte 82-vjeçari është përshirë nga flakët. Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:40, në afërsi të liqenit të Kukësit, ku flakët përpinë shtëpinë e për pasojë 82-vjeçari Shefik Krasniqi nuk mundi të dalë nga shtëpia. 82-vjeçari jetonte i vetëm.
Këtë të premte, kryeministri Edi Rama ditën e ka nisur me foto të ujësjellësit të ri të Dibrës. Teksa uron ndjekësit për një ditë të mbarë, kreu i qeverisë thekson se tashmë banorët do të kenë 24 orë ujë të pijshëm që buron nga e Bjeshkët e Gramës, Mali i Korabit. ”MIRËMËNGJES dhe me këto foto nga ujësjellësi i ri i Dibrës që siguron tanimë 24 ORË ujë të pijshëm që buron nga e Bjeshkët e Gramës, Mali i Korabit, në çezmat e 36 mijë banorëve të Peshkopisë e fshatrave përreth, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama në facebook.