Adele tërhiqet përkohësisht nga muzika, ja arsyeja pse artistja mori një vendim të tillë Këngëtarja Adele ka vendosur të largohet për pak kohë nga muzika, pasi po planifikon t’i përkushtohet arsimit. “Pas Vegasit, unë me të vërtetë dua të marr një diplomë në Letërsinë Angleze. Nëse nuk do të kisha bërë sukses me muzikë, mendoj se do të isha bërë patjetër mësuese. Mendoj se do të isha një mësuese anglishteje. Padyshim që ndihem sikur përdor pasionin tim për English Lit në atë që bëj. Por edhe pse nuk është se do të vazhdoja të gjeja një punë nga diploma ime,…
Author: tirana
Shkencëtarët kanë përcaktuar se grupi i gjakut mund të ndikojë në shëndetin e përgjithshëm të një personi. Sipas hulumtimeve, u zbulua se grupi i gjakut që dominon të tjerët është pikërisht grupi zero i gjakut. Është vërtetuar se njerëzit me grup gjaku zero kanë një rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare si goditje në tru dhe sulm në zemër, se ata kanë më pak gjasa se grupet e tjera të gjakut të kenë probleme me kujtesën dhe se ata kanë më pak gjasa të preken nga disa lloje të kancerit, të tilla si kanceri i pankreasit dhe kanceri i…
Einxhel Shkira është pyetur nga ndjekësit në rrjetet sociale nëse do të shkonte si e ftuar në emisionin “Më lër të flas”, i cili drejtohet nga Romeo dhe Donald Veshaj. Përmes një video-live, moderatorja u shpreh se do ta pranonte ftesën për të shkuar në emision si një person publik në këmbim të një pagese. “A do shkoja? Si një mikeshë? Jo. Si një kolege? Jo. Si një banore, ish-banore që kanë jetuar në të njëjtën shtëpi për shkak të rrethanave? Sigurisht që prapë jo, sepse nuk na lidh asnjë lloj gjëje. Pavarësisht se po të më pyesnit, si ka…
Vladimir Putin ka thënë në fjalimin e tij vjetor se doktrina ushtarake e Rusisë e lejonte vendin vetëm të përdorte armë bërthamore në mbrojtje, duke hedhur poshtë pretendimet se Rusia po shqyrtonte përdorimin e tyre në Ukrainë. Putin tha gjithashtu se Rusia ishte gati të rifillonte bisedimet me Shtetet e Bashkuara për kontrollin e armëve bërthamore, por nuk kishte asnjë përgjigje nga Uashingtoni për propozimet e Moskës për bisedime mbi stabilitetin strategjik. Putin tha se Rusia nuk kishte folur kurrë për përdorimin e armëve bërthamore dhe pohoi se Kievi ka teknologjinë për të krijuar dhe për të shpërthyer potencialisht një…
Për tre mujorin e tretë të vitit 2022, Samsung ka raportuar të ardhura prej 54 miliardë dollarësh, por pësoi rënie fitimi krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Kompania tha se disa divizione të saj kishte pasur kërkesë të ulët përballë pasigurisë ekonomike që ka kapluar sot botën. Gjiganti Korean i elektronikës kishe 7.6 miliardë dollarë fitim, një rënie me 23% krahasuar me vitin e kaluar. Kërkesa e ulët për produkte konsumatore bëri që biznesi i memories të tkurrej. Fitimet e këtij biznesi ranë për shkak të kërkesës së dobët për telefonë, TV por edhe çipe mobile 5G.…
Pas konferencës së përbashkët, Rama ka publikuar pamjet nga inspektimi i punimeve në hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku u shpreh se nga hekurudha që ka qenë do të shtohen dhe 5 kilometra të tjera që do të çojnë në Durrës. “Projekti është i integruar. Do të lidhë Tiranën dhe Durrës. Ne do bëjmë 5 kilomtera të reja për në Rinas. “ tha Balluku. Ursula von der Leyen: Deri në Durrës po kalon nëpër një peizazh përrallor. Balluku: Po e vërtetë. Në Durrës kemi projekte të shumta përfshirë edhe si një vend…
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis u shpreh i gatshëm që t’i shtrijë dorën e miqësisë Turqisë. Pas një takimi me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, zhvilluar në Athinë, kreu i qeverisë greke akuzoi presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan për inkurajimin e ndjenjave antigreke në Turqi. Mitsotakis tha se nuk ka vend për burime të tjera të panevojshme tensioni dhe se mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore. “Kjo është ajo që dëshiron populli ynë, kjo është ajo që do populli grek, kjo është ajo që populli turk, kjo është ajo që dëshiron e gjithë Evropa,” tha Mitsotakis. Greqia dhe Turqia janë në…
Janë publikuar pamjet e sherrit që u pasua me vrasjen e marokenit Abderrahimi Elkharmoudi. Ky i fundit u qëllua nga një shqiptar. 22-vjeçari shqiptar pasi kreu vrasjen kishte ikur në Francë ku qëndroi i fshehur për disa ditë. Por ishte partnerja e tij që e bindi të kthehej dhe të dorëzohej.Shqiptari është marrë në pyetje nga prokurori Pasquale Ora dhe nga hetuesit por ka shfrytëzuar të drejtën për të mos u përgjigjur. Në fund ai u arrestua me akuzën e vrasjes me dashje. Sipas asaj që u rindërtua nga hetimet dhe kamerat e sigurisë, marokeni zihet dhe shtyn disa herë…
Gazetarja Vanessa Robles u përball me një situatë aspak të këndshme gjatë një lidhjeje direkte nga kryeqyteti i Ekuador, Guayaquil. Teksa raportonte për finalen e Kupës Libertadores që luhet të hënë në stadiumin “Monumental”, dy të rinj të maskuar tentuan t’i vidhnin celularin. “Po raportonim, kur erdhën dy të dyshuar me motoçikletë për të vjedhur celularin. Thamë që ishim live, u shfaq një polic dhe ata ikën”, shpjegoi Vanessa. Sipas gazetares, një nga burrat madje ishte i armatosur dhe tentoi ta frikësonte duke e kërcënuar me armë. “Falë zotit që ishim live, kjo gjë i ndaloi pak. Ata mbuluan fytyrat…
Presidenti Bajram Begaj ka pritur këtë të enjte në një takim presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Kreu i shtetit siguroi se Shqipëria është e vendosur për të vijuar me agjendën evropiane dhe se objektivi i saj për integrimin në BE është i pandryshueshëm. “Niveli i ri i marrëdhënieve të Shqipërisë me BE-në pas çeljes së negociatave dhe vendosmëria e vendit tim për të përshpejtuar ritmet e integrimit evropian, e bëjnë vizitën tuaj në Tiranë të veçantë dhe të rëndësishme”, tha Begaj. Nga ana tjetër, Ursula von der Leyen vlerësoi rolin e Shqipërisë si një faktor i rëndësishëm…
Hakerat iranianë që rrëzuan sistemet qeveritare në korrik dhe më vonë në shtator ato të Policisë së Shtetit, kanë publikuar pasditen e kësaj të enjteje të dhënat personale të kryeministrit Edi Rama. “Zoti kryeministër A u keni thënë njerëzve tuaj se taksat që paguajnë shpenzohen për strehimin e terroristëve të MEK në Durrës? A u jepet njëlloj shqiptarëve tokë, strehim, ushqim dhe karburant falas?”-, shkruhet në mesazhin e hakerave, publikuar në llogarinë e tyre në Telegram. Siç shihet dhe në foton që ne e kemi censuruar për shkak të të dhënave personale, ashtu siç ka ndodhur më parë me ish-drejtorin…
Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët që mbajti pak më parë me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, iu drejtua gazetarvëe se në Samitin e 6 dhjetorit, bashkë me delegacionet do të vijnë edhe shumë gazetarë të huaj. Kreu i qeverisë u shpreh se shumica prej tyre mendojnë se Shqipëria është një vend i rrezikshëm, por, sipas tij, ata do të ndryshojnë mendim kur të kthehen. “Bashkë me delegacionet që do të vijnë në Tiranë për Samitin e 6 dhjetorit, do të vijnë edhe shumë gazetarë politikë dhe pjesa më e madhe e tyre rregullisht kanë menduar…