Pas gati një vit shkëputjeje nga televizioni, Luana Vjollca do të rikthehet në ekran me një emision dedikuar lojërave, por kësaj here jo nën logon e “Top Channel”, por të “TV Klan”. Programi i ri titullohet “Zemër Luana”, promoja e të cilit u publikua ditën e djeshme, ku u zbulua edhe data kur ky program argëtimi nis transmetimin, që është 6 nëntori. Por, në këtë spot tërheq menjëherë vëmendje imitimi i skenave ikonike të filmit “Legally Blonde”, të risjella pak vite më parë edhe nga Kim Kardashian. Përveç skenave të njëjta, Luana shihet gjithashtu e veshur kokë e këmbë si…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama është shprehur se ndihma prej 80 mln euro nga KE për energjinë elektrike, mbulon 1/6 e nevojave që ka vendi ynë. “80 mln euro nuk janë pak, janë një shifër e konsiderueshme, ndërkohë që nëse i referohemi këtij viti ne na është dashur në total, 460 mln euro, e kombinuar mes buxhetit të shtetit dhe operatorit të energjisë, pra 1/6, është një shumë marramendëse për buxhetin tonë, por që ka ndihmuar edhe për inflacionin. Nuk do rrisim energjinë, vendosja e fashës 800 kWh, është vendosja e një tavani nën të cilin çdo familje mund të kryejë nevojat…
Megi Pojani ka publikuar së fundmi një video në llogarinë e saj në Instagram ku pretendon se një nga konkurrentet e DWST e ka lidhur në dhomat e ndrrimit. Atë e gjen balerini i saj ku dhe fati i tij nuk dihet si shkon në fund të videos. Patjetër që ky është një “mini film”, i inskenuar nga Megi dhe Jurgen për të përcjellë mesazhin se janë më të mirët dhe konkurrentët e tjerë mund ta mposhtin vetëm duke i bërë keq. “Skandaloze çfarë ndodh ne prapaskenat e DWST . Dhe me duhet te vendos buzeqeshjen time fallco ne skene…
Në konferencën e përbashkët me Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian, kryeministri Rama u shpreh se në pranverën e vitit 2024 do të jetë gati hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas. “Jemi të vetëdijshëm që edhe në këtë situatë kaq të vështirë për të gjithë, përsëri falë qasjes së Komisionit ndaj Ballkanit dhe qasjes tuaj përsëri ne nuk jemi vetëm. Kështu që dua ta falënderoj presidenten për këtë ndalesë në Tiranë, kemi qenë bashkë për të parë punimet e hekurudhës së re. Më në fund, në këtë rast jo për shkak të burokracisë së Komisionit por të BERZH, projekti ka nisur më…
Futbollisti spanjoll, Iniesta, ka treguar gjatë një episodi të “The Wild Project” se ka vuajtur për një kohë të gjatë nga depresioni. Ish-mesfushori i Barceloën rrëfen se si kishte humbur vullnetin për çdo gjë. “Koha më e mirë e ditës ishte kur merrja pilulat dhe shkoja në shtrat. Përqafoja gruan time, por ishte si të përqafoja një jastëk: Nuk ndjeja asgjë.” Iniesta , siç ka thënë edhe vetë në raste të tjera, filloi të mos ndihej mirë pas vdekjes së papritur të mikut të tij Dani Jarque , i cili vdiq nga një atak në zemër në vitin 2009. Ndonëse kanë kaluar rreth…
Vitin që vjen kufiri i patatueshëm i pagave do të bëhet 50 mijë lekë nga 40 mijë lekë që është aktualisht. Kjo do të thotë se personat që kanë paga bruto 50 mijë lekë në muaj do të paguajnë 0 tatim. Ky kufi është 40 mijë lekë aktualisht. Ministria e Financave përllogarit se, rritja e kufirit të patatueshën të pagës nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë do reduktojë të ardhurat në buxhet për rreth 1 miliardë lekë në vit, por ndërkohë do rrisë të ardhurat e punëmarrësve me paga deri në 50 mijë lekë në muaj. Nga kjo…
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dërguar këtë të enjte një shkresë zyrtare Ministrisë së Brendshme ku i kërkon që të rishikohen listat e votimit për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Sipas KQZ-së persona që banojnë në të njëjtën shtëpi, si për shembull burrë e grua, votojnë në qendra të ndryshme votimi. “Numri i zgjedhësve që duhet të lëvizin nga njëra QV në një tjetër QV, për shkak të këtij ndryshimi, në rang vendi është rreth 15% e të gjithë zgjedhësve. Në qytete të mëdha përqindja është më e lartë, p.sh në 11 njësitë bashkiake/administrative të Tiranës, kjo shifër…
Lacio po përgatit kontratën e re për drejtorin sportiv Igli Taren. Edhe pse u përfol për një ndarje pas 15 vitesh gjërat duken se kanë marrë rrjedhë tjetër. Presidenti i klubit, Klaudio Lotito ka folur gjatë në një intervistë për median “Il Messaggero”, ku ndër të tjera ka zbuluar dhe të ardhmen e drejtorit sportiv. Ai është shprehur se roli i tij nuk është vënë asnjëherë në pikëpyetje. “Roli i Tares si drejtor sportiv nuk është vënë kurrë në dyshim, as për tani dhe as për të ardhmen”, u shpreh Lotito për “Il Messaggero”. Edhe pse kontrata e Tares përfundon…
Kripa, një mineral i përbërë nga natriumi dhe kloruri, jo vetëm që ndihmon në përmirësimin e shijeve të ushqimit, por gjithashtu i sjell përfitime trupit në shumë mënyra. “Kripa ndihmon në balancimin e elektrolitit në trup përveç rregullimit të niveleve të ujit”, tha Jinel Patel, dietologe. Dr. Dimple Jangda shtoi se kripa gjithashtu “pastron trupin, shpërndan kongjestionin , ndihmon tretjen, stimulon pështymë, rrit përthithjen e lëndëve ushqyese nga ushqimi ynë dhe ushqen sistemin nervor”. Dr Dimple tha se: “Po, ne duhet të ndjekim një dietë pa kripë, por vetëm herë pas here për të pastruar trupin.” Megjithatë, sipas Jinel Patel, “një dietë pa kripë nuk…
Me një mesazh audio të shpërndarë nga familjarët e tij, që pretendohet se është zëri i Ibrahim Licit, ky i fundit hedh poshtë lajmin për arrestimin e tij në Turqi. Përmes një deklarate zanore, Lici thotë se jeton i lirë në Turqi, dhe pret të zbardhet ngjarja e vrasjes së Endri Mustafës për të cilën dhe akuzohet nga policia dhe Prokuroria e Shkodrës. “Shumë e çuditshme të kërkohet ekstradimi im në një kohë që nuk jam arrestuar dhe i bej thirrje policisë të dalin në deklaratë se ku dhe kur më ka arrestuar sepse unë jam i lirë dhe në…
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” festoi 65 vjetorin e krijimit. Me këtë rast u organizua një ceremoni e posaçme ku morën pjesë pedagogë me kontribut ndër vite dhe përfaqësues të universiteteve nga Ballkani. Dy prej tyre, akademiku Vehbi Hoti u vlerësua me titullin “Doctor Honoris Causa” ndërsa profesori Dhimitër Dhora me titullin “Professor Emeritus”. Sipas Rektores Suzana Golemi në universitetin e Shkodrës janë diplomuar me shumë se 40 mijë studentë. Në kuadër të 65- vjetorit të krijimit të tij u zhvillua dhe një konferencë ndërkombëtare me temë; “Prespektivat e reja në zhvillimin global, kërkim dhe inovacion”.
Policia e Durrësit tha se ka arrestuar një 37-vjeçar, të akuzuar se ka kryer disa grabitje në qytet. Në pranga u vu Xh.K., i cili u kap në flagrancë duke vjedhur në banesën e një shtetasi. Pas arrestimit policia tha u bë gjithashtu zbardhja e 3 vjedhjeve të tjera dhe i 1 tentative për vjedhje, autori i të cilave dyshohet të jetë shtetasi Xh. K. Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga ky shtetas.