Author: tirana

Pas marrëveshjes me kryetarin e PD-së për zgjedhjet lokale të 14 majit, gjatë konferencës me gazetarët, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mohuar lajmin se i ka propozuar Berishës, emrin e tij si kandidat për kryetarin e Këshillit Bashkiak. “Seç del nga korridoret e fugës nuk është përgjegjësi e jona, por koha e bunker bashkive ka perënduar njëherë e përgjithmonë”.

Read More

Pas firmosjes së marrëveshjes për bashkëpunim në zgjedhjet lokale me Partinë e Lirisë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se të gjitha marrëveshjet e nënshkruara prej tij kanë çuar në fitore. “Marrëveshjet, kur ishte Basha, kanë pasur vetëm humbje. Me Berishën kanë qenë vetëm fitore. Realiteti dhe dëshmia më flagrante është “incidenti” Basha”, u shpreh Berisha. Ilir Meta theksoi se ka përfunduar koha kur rezultati i ndeshjes trukohej nga Edi Rama para se ajo të fillonte. “Kjo është një ndeshje e vërtetë, e pakompromis. Është ndeshje ekzistenciale për vendin tonë, duke parë pasojat e rënda të shpopullimit. Është ndeshje…

Read More

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi deklaroi pas daljes nga SPAK-u se dorëzoi prova të reja sa i takon çështjes së inceneratorit të Elbasanit. Ajo tha se u thirr si një nga kallëzueset kryesore për të verifikuar të gjitha dokumentet dhe për të shtuar të rejat. Për Kryemadhin, nuk është çështja e një individi, por çështja e sistemit që ka funksionuar në grabitjen e qytetarëve shqiptarë. Kryemadhi bëri me përgjegjësi dhe Ëngjëll Agaçin, sekretarin e përgjithshëm të kryeministrisë.

Read More

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se për shkak të punimeve për projektin e rehabilitimit të segmentit rrugor mbikalimi i Pallatit me Shigjeta te rrethrrotullimi Shqiponja Loti 3 në Tiranë, do të devijohet trafiku në këtë aks. Punimet do të kryhen në dy faza. “Automjetet që kanë destinacion Durrësin dhe aeroportin, pas daljes nga rrethrrotullimi i Mbikalimit të Pallatit me Shigjeta në drejtim të rrugës “Teodor Keko”, do të devijojnë djathtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës dytësore të Lot-it 3 dhe do të kenë akses në autostradë konkretisht në km 1+744, 200m para nënkalimit të “O-Zone”. Për automjetet që vijnë…

Read More

Kreu i PD-së, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë nënshkuar marrëveshjen për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Marrëveshja është nënshkruar në një hotel në Tiranë dhe jo në selinë e një prej partive politike. Pasi nënshkruan marrëveshjen, Sali Berisha është shprehur se mbështet fuqimisht nismën e referendumit të propozuar nga Ilir Meta duke thënë se do të kthejë demokracinë në vend. ”Jam i bindur që qytetarët e Tiranës do të flasin për të gjitha dhe do ta godasin Edi Ramën. Por nuk mund të lë pa thënë dy fjalë për parlamentin inekzistent të Tiranës…

Read More

Deputeti Belind Këlliçi do të dorëzojë mesditën e së enjtes formularin për të garuar në procesin e primareve të PD-së. Këlliçi u shpreh për ABC se është gati të lërë mandatin e deputetit dhe të garojë përballë kryebashkiakut Erion Veliaj. Kandidimi i Këlliçit në primare vjen 24 orë pasi PD hapi zyrtarisht garën në procesin e primareve për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin. Procesi i primareve për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin do të përmbyllet brenda muajit nëntor, në mënyrë që të evidentojnë kandidatët më shpejt. Ndërsa për bashkitë e tjera, primaret do të mbahen në 4 dhjetor.

Read More

Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja, është shprehur i kënaqur për paraqitjen e kuqezinjve në miqësoren ndaj Arabisë Saudite, që përfundoi në barazim 1-1 dhe u luajt dje në Abu Dabi. Në prononcim e tij për Fshf.org pas ndeshjes, tekniku vlerëson provën e përfaqësueses shqiptare ndaj një skuadre që do të marrë pjesë në finalet e Botërorit “Katar 2022”, teka thekson se ka marrë përgjigjet e duhura dhe ka mbajtur shënim disa nga emrat e rinj, të cilët mund të jenë të pjesë e kuqezinjve edhe në të ardhmen. Prova e Abu Dabit “Me Arabinë Saudite ka qenë një ndeshje mjaft…

Read More

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi gjatë prezantimit të buxhetit në Komisionin e Sigurisë Kombëtare në Kuvend, tha se pas sulmeve kibernetike, do të ketë 7.6 herë më shumë investime në teknologji sesa në vitin 2022, janë parashikuar në buxhetin e vitit 2023 të Ministrisë së Brendshme. Sipas tij me fonde të vetë ministrisë janë 547 milionë lekë, ndërsa me fonde të AKSHIT janë 278 milionë lekë. “Buxheti i vitit 2023 për Ministrinë e Brendshme të jetë më i lartë se i vitit që po mbyllet. Ne kemi alokuar pjesën më të madhe të buxhetit për Policinë e Shtetit, plot 19.5…

Read More

Belind Këlliçi është gati të shpalosë kandidaturën për kreun e Bashkisë së Tiranës. Ish-kreu i Forumit Rinor të PD-së, deputeti pritet të dorëzojë kandidaturën pasdite e sotme. Pas kësaj, ai do t’i nënshtrohet procesit të primareve. Procesi i primareve për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin do të përmbyllet brenda muajit nëntor, në mënyrë që të evidentojnë kandidatët më shpejt. Sot kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të firmosin marrëveshjen për bashkëpunim mes dy forcave politike për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Read More

Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiç, njëherësh ministër për Komunitete dhe Kthim në qeverinë e Kosovës, ka paralajmëruar bllokimin e rrugëve në 1 nëntor, pasi të përfundojë afati për regjistrimin e targave serbe në RKS. “Nëse Prishtina fillon një aksion të dhunshëm me qëllim të konfiskimit të automjeteve me targa KM, ne do të bllokojmë të gjitha kalimet dhe hyrjet nga veriu në Kosovën qendrore në jug”, tha Rakiç nga Beogradi pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç. Qytetarët serbë të Kosovës që përdorin këto targa, duhet t’i konvertojnë ato në targa të Republikës së Kosovës, në të kundërtën,…

Read More

Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ka dalë kundër projektligjit të qeverisë për rritjen e akcizës së birrës. Në Komisionin e Ekonomisë ai deklaroi se biznesi i birrës është i vetmi që lëshon pullë fiskale, përveç akcizës, duke thënë se kjo e bën të pamundur që të bëjë fshehje të ardhurash. “Akciza e birrës do të rritet për 5 vjet, keni parashikuar që në 2027 ajo të shkojë në shifrat 710 leke për hektolitër. Në relacionin e sotëm unë nuk shikoj asnjë gjë të tille të parashikuar sesi do të përshkallëzohet rritja e akcizës së birrës. Çfarë ka menduar MF…

Read More

Më 14 maj 2023, do të mbahen zgjedhjet lokale. Opozita është ende në ujëra jo të qetë, ku kushtet nga aleatët ndaj kreut të PD-së, po tregohen sheshit. Pas Ilir Metës që kërkon kreun e Këshillit Bashkiak të Tiranës, kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka treguar se i ka kërkuar Sali Berishës tre bashki. “Të tjerët duhet që të na japin zona të lira, pra që të mos kandidojnë në zonat ku jemi forcë e parë, apo e dytë politike. E kam fjalën për Bashkinë e Himarës, Dropullit dhe Finiqit. Me përjashtim të këtyre…

Read More