Pas shumë vipave, në SPAK këtë të enjte do të shkojë edhe deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, kjo në lidhje me aferën e incerenatorëve. Denoncimet e bujshme dhe kallëzimi në SPAK për incerenatorin e Elbasanit, bëjnë që Kryemadhi të paraqesë provat para prokurorëve.
Author: tirana
“World Justice Projetc”, zbulon se Shqipëria ka rënë me tre vende në Indeksin e Sundimit të Ligjit për vitin 2022. Renditja përcaktohet nga faktorë të rëndësishëm, të lidhura ngushtë me ligjin dhe të drejtën. Faktor i rëndësishëm “Mungesa e kompetencave të qeverisë”, ku përfshihet edhe liria e shtypit, vendi ynë renditet e 105 mes 140 vendeve. Sa i përket mungesës së korrupsionit, Shqipëria renditet në vendin e 107, ndërkohë që një vit më parë renditej e 105-ta. Në transparencën e qeverisë, Shqipëria ka bërë dy hapa para, duke u renditur e 84 ndërkohë që një vit më parë ishte vendin…
”Inflacioni arriti në 8%, më i larti nga vitit 1998”, kështu shprehet guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një konferencë për mediat, ku tha se situata është krijuar nga lufta në Ukrainë. “8% gjatë tremujorit niveli më i lartë që nga viti 1998. Paraqitet i ulët si në kontekstin rajonal dhe europian, baza e inflacionit ka ardhur në rritje dhe zgjerim. Tashmë pjesa më e madhe e artikujve shfaqin normë inflacioni ndjeshëm mbi objektivin tonë 3%”, tha Sejko.
Në prangat e Policisë së Vlorës ka rënë Adriatik Budani, 52-vjeç, me qëllim ekstradimi drejt shtetit italian pasi është i dënuar atje me 15 vite burg. Budani është dënuar për disa vepra penale të kryera në Itali, lokalizohet në fshatin Poro dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 52-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Njoftimi i Policisë Vlorë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Poro”. I dënuar me 15 vjet burgim, për disa vepra penale të kryera në Itali, lokalizohet në fshatin Poro dhe arrestohet me qëllim…
Tani e vërtetuar edhe me raporte. Shqiptarët janë më të stresuarit në Ballkan për vitin 2021. Këto rezultate dalin në pah nga raporti i kompanisë amerikane Gallup. Matjet e realizuara nga Indeksi i Emocioneve për vitet 2021/2022, tregojnë se 59% e shqiptarëve kanë pohuar se stresi ka mbizotëruar mbi ndjesitë e mira apo pozitive, një shifër kjo goxha shqetësuese. Rreth 41 për qind e të rriturve në të gjithë botën, pranuan se në 2021 përjetuan më shumë stres se më parë. Një tjetër pandemi është në prag. Vetmia, një fenomen i heshtur, ka një tendencë në rritje. Një e pesta…
Sekretari i Shtetit, Antony Blinken ka takuar ministren e Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka. Përmes një postimi në Twitter, Blinken tregon se diskutuan për prioritetet e përbashkëta ndërsa festojnë Dialog Strategjik të suksesshëm SHBA-Shqipëri. “Kënaqësi që takohem me miken time, Olta Xhacka dhe të festojmë një Dialog Strategjik të suksesshëm SHBA-Shqipëri. Ne diskutuam për prioritetet e përbashkëta në reformën demokratike, mbrojtjen, duke përfshirë mbrojtjen kibernetike, ndryshimet klimatike dhe tregtinë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me Shqipërinë, një aleate prej kohësh”, shkroi Blinken.
Gjatë një operacioni ditën e hënë në zonën e Ilias pranë lumit Ladanos, policia greke vuri në pranga 6 persona të cilët u kanë për një parcelë kanabisi ku kishte më shumë se 500 fidanë, mes të arrestuarve ishin edhe dy shqiptarë. Operacioni ka vijuar edhe përgjatë ditës së djeshme, ku kanë rënë në pranga 5 persona të tjerë, mes tyre dhe një shqiptar. Prej disa muajsh autoritetet helene kanë dhënë alarmin se mafia shqiptare po përdor malet greke për kultivimin e lëndëve narkotike. Vetëm një muaj më parë u gjet një plantacion i madh kanabisi në malin e Olimpit,…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se komandantët rusë janë në një “çmenduri” në përpjekje për të kapur qytetin lindor të Bakhmut. Për të ata po i çojnë njerëzit drejt vdekjes me goditjet përmes artilerive të rënda. “Këtu është më e dukshme çmenduria e komandës ruse. Ditë pas dite, për muaj të tërë, ata po i çojnë njerëzit drejt vdekjes atje, duke përqendruar nivelin më të lartë të goditjeve të artilerisë”. Qyteti, i cili ndodhet në rajonin e Donetskut dhe kishte para luftës një popullsi prej 70,000 banorësh, ka qenë qendra e sulmeve ruse për muaj të tërë. Pavarësisht një përparimi…
Trofeu i Kupës së Botës vazhdoi turneun e tij në vendin e yjeve të futbollit Diego Maradona dhe Lionel Messi, ku argjentinasit prisnin në radhë të gjata për të pozuar. Tifozët e futbollit ndoqën eventin të veshur me fanellën e ekipit kombëtar të futbollit të Argjentinës dhe ngjyrat e flamurit të pikturuara në fytyrat e tyre. Ata u shprehën për Reuters se të qenit pranë trofeut ishte gjëja më e bukur në botë, pasi “do të thotë shumë më tepër se një trofe për argjentinasit dhe njerëzit që e duan sportin”. Argjentina ka dy fitore në Kupën e Botës, një…
Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me pamjet e punës së vijon për ndërtimin e Lungomares së re të Durrësit. Teksa uron ndjekësit për një ditë të mbarë, kreu i qeverisë nënvizon edhe se ky projekt do të ketë një investim me impakt të lartë ekonomik, i cili do t’i japë edhe më shumë vlerë të shtuar turizmit në qytetin bregdetar. ”MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga nisja e punimeve për ndërtimin e Lungomares së re të Durrësit, një investim me impakt të lartë ekonomik, i cili do t’i japë edhe më shumë vlerë të shtuar turizmit…
Dashi Pasditen e kësaj të enjte krijohet një situatë më e mirë për ndjenjat. Nëse duhet të hidhni një hap të rëndësishëm, kjo duket të jetë koha më e mirë. Demi Mëngjesi i të enjtes duket paksa lakonik, por ju mund të rikuperoni gjerat në fund të muajit. Mund të keni të drejtë kur shpreheni për disa gjëra, por këtë të enjte duket se dikush në punë do të jetë kundër jush. Binjakët E nisni mirë të enjten, por nuk duhet të mendoni kaq shumë për të kaluarën në dashuri, shikoni përpara. Në punë mund të bëni kërkesa për të…
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ditën e sotme do të vizitojë Shqipërinë. Sipas axhendës, Ursula von der Leyen do të mbërrijë në orën 14:30, ku do të pritet me një ceremoni mikpritje në aeroportin “Nënë Tereza”. Më pas presidentja e KE-së do takohet me kryeministrin Edi Rama. Takimi do të mbyllet me një konferencë të përbashkët të presidentes së KE me kryeministrin. AXHENDA: 14.30-Ceremonia e mikpritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”15.45-Takim bilateral mes dy delegacioneve në Kryeministri16.30-Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian në sallën COD, Kryeministri.