Elektrifikimi i makinave do të ndryshojë industrinë e automobilëve. Edhe markat e mëdha do t’i nënshtrohen epokës së re që na pret të gjithëve, sidomos pas vitit 2030. Dhe një nga makinat e para që do të zhduket do të jetë e famshmja Ford Fiesta. Ford ka konfirmuar se do t’i japë fund prodhimit të atij që është padyshim modeli i tij më legjendar: Fiesta. Presidenti i Ford Europe, Martin Sander, zyrtarizoi lajmin se Ford Fiesta do të mbyllë një histori suksesi në vitin 2023. Ford Fiesta, që nuk do të prodhohet as si makinë elektrike në të ardhmen, filloi…
Author: tirana
Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e së enjtes, 27 tetor në rrugën Transballkanike në Vlorë. Një automjet tip BMW ka dalë në krahun tjetër të rrugës, ku është përplasur me shtyllën elektrike dhe më pas me një automjet tip Hyundai në krahun tjetër të rrugës. Nga aksidenti ka mbetur e dëmtuar drejtuesja e njërës prej makinave të përfshira në aksident. Në vendngjarje ka mbërritur policia për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Deputeti Belnd Këlliçi ka zyrtarizur kandidaturën e tij për të marrë pjesë në primaret brenda PD për të dalë më pas kandidat për kryetar Bashkie të Tiranës. Në një dalje publike, ai theksoi se futet në këtë garë për t’u rikthyer qytetarëve qytetin e tyre i cili tashmë është i vjedhur. “Kam vendosur në këto primare të PD, prej të cilave me votën e anëtarësisë do të zyrtarizohen kandidatët. Mbërritja në këtë vendim nuk ishte e menjëhershme, ka ardhur pas një konsulte dhe takimeve me banorët e Tiranës. Tirana ka nevojë dramatiek për ndryshim. Bashkia ëhst5ë shfrytëzuar nga Veliaj me…
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka mbërritur në Shqipëri. Ajo po pritet me ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama në aeroportin “Nënë Tereza”. Në orën 15:45 zyrtarja e lartë e BE do të zhvillohet një takim bilateral mes dy delegacioneve në Kryeministri, ndërsa në orën 16:30 do të ketë një konferencë për shtyp mes Kryeministrin Edi Rama. Gjatë vizitës tri ditore në Ballkanin Perendimor Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, qendroi të mërkurën në mbrëmje në Maqedoninë e Veriut.
Deputetët Flamur Noka dhe Petrit Vasili kanë ‘festuar’ nënshkrimin e marrëveshjes mes Partisë së Lirisë dhe PD-së së Sali Berishës. Në foto Noka dhe Vasili duken të gëzuar teksa i japin dorën njëri tjetrit, e nga ana tjetër deputeti Oerd Bylykbashi ‘xhelozon’ në anë të Nokës.
Shkencëtarët japonezë besojnë se puna e tyre mund të hapë rrugë të reja kërkimore për zhvillimin e strategjive të reja të trajtimit për çrregullimet e rënies së flokëve, duke përfshirë alopecinë, e cila prek femrat dhe meshkujt. Studiesit thonë se trajtime të reja për humbjen e flokëve mund të zhvillohen falë një zbulimi shkencor në Japoni. Ekipi i shkencëtarëve japonezë ka studiuar procesin e rritjes së folikulave të flokëve, duke shpresuar se puna e tyre mund të kontribuojë në prodhimin e ilaçeve rigjeneruese për flokët. Studimi i botuar në revistën “Science Advance” mund të hapë rrugë të reja kërkimore për…
Mediet italiane kanë zbardhur bisedat e përgjuara nga autoritetet italiane dhe shqiptare ndaj dy call centerave që kanë mashtruar mbi 1 mijë qytetarë duke u marrë shuma parash me premtimin se investimet e tyre do shumëfishoheshin. Operacioni i djeshëm “Dream Earnings” çmontoi një organizatë shqiptare që kishte aktivizuar një skemë mashtrimi financiar përmes call centarave ku klientët bindeshin për të investuar paratë e tyre në kriptovalutë. Gjatë hetimeve të gjata janë përgjuar rreth 42 mijë telefonata të kryera nga qendra e thirrjeve krahasuar me rreth 90 mijë kontakte telefonike të shtetasve italianë, për përdorim të operatorëve. “Dhe pikërisht nga këto përgjime del…
Arrestohet në Vorë biznesmeni Gentian Malindi, të cilin Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion e ka marrë të pandehur, pasi dyshohet si porositësi i 137 kg kokainë të kapur në Portin e Durrësit. Deri më sot ai ishte në arrati. Bashkë me Malindin, të pandehur janë marrë edhe peshkatari Altin Myslihaka dhe punonjësi i sigurisë në Portin e Durrësit, Adrian Bega, të cilët dyshohen si të implikuar në ngjarje. Kujtojmë që 137 kg kokainë u zbulua në Portin e Piereut dhe u zëvendësua me oriz nga uniformat blu. Këta të fundit mbajtën nën vëzhgim lëvizjet e kontejnerit, deri në Durrës, për të…
4 vite e 6 muaj burg ka kërkuar SPAK për ish-gjyqtaren Mimoza Margjeka me akuzën e korrupsionit, ndërkohë që kërkon 4 vite për bashkëshortin e saj, Arben Cara. Gjyqtarja Margjeka akuzohet për korrupsion dhe për marrjen e një rryshfeti 6 mijë euro për të liruar një të arrestuar për trafik klandestinësh. Bëhet fjalë për Orion Balin i cili u lirua nga qelia kundrejt “garancisë pasurore”. Sasinë e parave e mori bashkëshorti i saj.
Cisterna nga rrodhi gazi në Porto Romano, nuk e ka pasur një certifikatë për t’u përdorur për këtë qëllim. Lajmin e jep Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial, ku përmes një njoftimi thotë se cisternës nuk i janë bërë kontrollet e duhura dhe se ka mungesë dokumentacioni, madje nuk ka as certifikatë miratimi për transportin e mallrave të rrezikshëm. Situata mund të përsëritet përderisa nuk ka një njoftim zyrtar, as nga kompania se cilat janë masa që po merr për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e një tjetër incidenti. Njoftimi i Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial: Mbi avarinë e ndodhur më…
Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka ironizuar marrëveshjen e nënshkruar këtë të enjte nga Sali Berisha dhe Ilir Meta për zgjedhjet vendore të 2023. Postimi i plotë PO NDODH: Firmoset marrveshja historike për rrëzimin: – e qeverisë amerikane – e qeverisë britanike – e partive europiane – në fund edhe qeverinë Rama – Të dy së bashku kundër gjithë planetit!
Sa moral ka marrëveshja e sotme mes Berishës dhe Metës, kur bashkëpunimi mes krerëve të këtyre dy forcave politike është shoqëruar me akuza të ndërsjella në vite. Për gazetarët Meta u përgjigj se kjo marrëveshje është më e ndershme se ajo e 17 majit mes Ramës dhe Bashës. “Përmbajtja e marrëveshjes i intereson qytetarëve të Shqipërisë dhe dhënia fuqi përmes referendumit primareve dhe shndërrimit të këshillave bashkiakë në parlamente vendore për shqetësimet e tyre. I shërben rivendosjes së pluralizmit politik rikthimin në shtet të së drejtës dhe pavarësisht shqetësimeve që vijnë nga kjo marrëveshje në çdo rast është shumë e…