Author: tirana

Nga Tim Bartz & David Böcking “Der Spiegel” Nouriel Roubini, 64 vjeç, është një nga ekonomistët më të njohur në botë. Profesor i Shkollës së Biznesit në Universitetin e Nju Jorkut, parashikoi krizën financiare të vitit 2008 si dhe krizën e ekonomisë globale pas fillimit të pandemisë së koronavirusit. Ai u rrit në Turqi, Iran, Izrael dhe Itali, dhe sot është një shtetas amerikan. Juve nuk ju pëlqen pseudonimi që ju kanë vënë “Dr.Apokalipsi”, dhe do të dëshironit të quheshit “Dr.Realisti”. Por në librin tuaj të ri, ju flisni për 10 kërcënime madhore” që rrezikojnë të ardhmen tonë… Kërcënimet për…

Read More

Partia Bindja Demokratike ka vendosur që të garojë e vetme në zgjedhjet e 14 majit 2023, e ndërsa ka ndryshime edhe në strukturat drejtuese. Nga dita e djeshme, në krye të kësaj partie të themeluar nga Astrit Patozi, do të jetë Fabian Topollajn deri në përfundim të garës. Vendimi për të dalë të vetëm, sipas tyre ka ardhur si pasojë e luftës brenda PD-së, çka ka ndikuar në pamundësimin e krijimi i një fronti opozitar i përbashkët. “Bindja Demokratike nisi dje përgatitjet intensive për zgjedhjet vendore të 14 majit, duke pasur objektiv kryesor përfaqësimin në të 61 bashkitë e vendit.…

Read More

Pas vizitës në Burrel, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Dibrën për të kaluar natën, në një nga bujtinat e zonës. Ai ka zgjedhur për darkë gatimet tradicionale, fasule, bukë misri gjizë dhe lëng thane. Ndërkohë Rama ka dhënë edhe një mesazh për kundërshtarët, duke thënë se në Dibër po “shpërthen” bujqësia me ndihmën e qeverisë. “Kjo është dashuria. Është dashuri dhe quhet Dashuri. Këto janë groshët këtu. Bukë misri me gjizë. Dhe lëng thane e përpunuar të Dibrës. Në Dibër bujqësia është në shpërthim.” tha Rama. View this post on Instagram A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Read More

Nancy Pelosi ishte në anën tjetër të vendit në Washington DC kur një person hyri brenda banesës së saj dhe i sulmoi bashkëshortin me çekiç, duke i shkaktuar dëmtime në kafkë. Një zëdhënës i demokrates tha se Paul Pelosi është sulmuar në orët e para të mëngjesit të së premtes nga një person që hyri me force në banesë dhe e kërcëno me jetë, ndërsa kërkonte të shihte kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve. Shefi i policisë së San Francisco, William Scott tha se oficerët kishin marrë një telefonate rreth orës lokale 02:27 të së premtes. Ata e gjetën Paul Pelosin…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për akuzat e opozitës lidhur me udhëtimet e tij me charter. Në një postim në Twitter, Rama thotë se nxjen neveri “për rublaxhinjtë e opozitës”. Sipas Ramës, shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë në vitin 2012 ka qenë 226.893Lek të reja kurse në vitin 2020 ka qenë 193.331Lek të reja. “Udhëtimet e mia u kanë kushtuar taksapaguesve mesatarisht më pak se gjysma e shpifarakut më të ulët në historinë e Shqipërisë, kur fatkeqësisht ishte kryeministër!”, shkruan Rama. Reagimi i Ramës: Si të mos ndjesh neveri për rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e…

Read More

Ministria britanike e Mbrojtjes, ka publikuar raportin më të fundit sa i përket luftës në Ukrainë. Në të inteligjenca britanike rikujtojnë se gjatë 27 tetorit, guvernatori i rajonit të okupuar ukrainas Kherson, Vladimir Saldo, i emëruar nga ana e Rusisë, ka thënë se mbi 70 mijë persona tani janë larguar nga Khersoni. Më 26 tetor 2022, Saldo pretendoi gjithashtu se Rusia kishte hequr eshtrat e një burrështetasi të famshëm rus të shekullit të 18-të, Princit Grigory Potemkin, nga varri i tij në një katedrale në Kherson në lindje të Dnipro. Në identitetin kombëtar rus, Potemkin është i lidhur fort me…

Read More

Pavarësisht se deklarata e kryeministrit Rama në Bulqizë për çmimin e ri të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë dhe njoftimi zyrtari i ERE-s të bëjnë pak konfuz, një gjë duket e sigurt: vendosja e çmimit të ri gjatë nëntorit për kosumin mbi 800 kilovatë ende nuk ka marrë formë. Se sa do të jetë rritja e çmimit dhe a do të jetë kjo ngjarje e sigurt kjo do të varet nga ditët në vijim. Që ERE do të merrte një vendim për çmim më të lartë sesa ai aktuali mbi 800 kwh kjo ishte e pritshme. Institucioni e kishte paralajmëruar…

Read More

Kompania amerikane e energjisë bërthamore Westinghouse do të ndërtojë një termocentral bërthamor në Poloni. Reaktori i parë i termocentralit, ndërtimi i të cilit do të fillojë në vitin 2026, është planifikuar të funksionojë në vitin 2033. Kryeministri Polak Mateusz Morawiecki njoftoi se ata kanë zgjedhur kompaninë amerikane të energjisë bërthamore Westinghouse për ndërtimin e termocentralit të parë bërthamor të Polonisë. “Një aleancë e fortë Polako-SHBA garanton suksesin e sipërmarrjeve të përbashkëta,” tha kryeministri Mateusz Morawiecki në postimin e tij në llogarinë e tij në mediat sociale. raportoi miratimin e tyre. Morawiecki deklaroi se vendimi do të miratohet zyrtarisht nga Këshilli…

Read More

Ndonëse nuk ka asnjë dyshim për pozitën e tij në krye të Partisë së Lirisë, Ilir Meta pritet t’u drejtohet sot delegatëve të Partisë së Lirisë në Konventën Kombëtare për të marrë votëbesimin. Konventa do të zhvillohet sot në orën 11:00 në Sallën e Konferencave pranë Katedrales Ortodokse. ilir meta partia e lirise Përmes votimit online, sot do të zgjidhen edhe anëtarët e Komitetit Drejtues Kombëtar të PL-së. Ndërsa mësohet se do të ketë edhe disa fjalime nga pjesëmarrësit. Në takim do të ketë vetëm delegatë me të drejtë vote të kësaj force politike.

Read More

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko i bëri thirrje Perëndimit përmes gazetës Telegraph për të ndihmuar vendin e tij, i cili pritet të përballet me armikun më të vështirë, dimrin e ftohtë. Ish-kampioni botëror i boksit u kërkoi urgjentisht aleatëve të Ukrainës që të dërgojnë batanije dhe gjeneratorë për të mbajtur ngrohtë bashkatdhetarët e tij. “Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të shpëtuar jetën e njerëzve tanë dhe për t’i mbrojtur ata. Por ky dimër do të jetë një sfidë e madhe për ne”, tha kryebashkiaku 51-vjeçar i Kievit , duke theksuar se rritja e sulmeve ruse ndaj…

Read More

Vendi ynë, këtë të shtunë do të vijojë të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë territorin, ndërsa vranësira të lehta pritet të ketë në zonat malore. Ndërsa në orët në vijim parashikohet që të ketë kalime të pakta të vranësirave po ashtu dhe pjesërisht në zonë e ulët të Shqipërisë, por nuk do të mund të sjellin reshje. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 26°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në brigjet…

Read More

Emisioni “Stop” ishte këtë të premte në Tiranë, ku një zonjë tregoi se bashkëshorti i saj në momentin që është arrestuar i janë sekuestruar makina, 2 celularë dhe 1810 euro. Urdhri për kthimin e sendeve të tij ka dalë që në Maj 2021, por ka marrë vetëm makinën dhe i kanë ngelur celularët dhe shuma e Eurove. “Ndodhi një aksident, burri është dënuar dhe po vuan dënimin e tij. Sendet kanë më shumë se një vit që janë sekuestruar. Është dhënë vendimi për t’u rimarrë. Makinën e mora ndërsa paratë dhe dy telefonat nuk m’i kanë dhënë akoma. Kam shkuar…

Read More