Në emisionin “Log” në ABC, pati një përplasje të fortë mes deputetit demokrat Dashnor Sula dhe Nënkryetarit të Partisë së Lirisë Agim Nesho.Debati nisi kur Nesho akuzoi PD se ka qenë e kompromentuar me mazhorancës. Kaq ka mjaftuar dhe deputeti Sula i ka kujtuar aleancën që LSI bëri me PS. Kujtojmë që Sula njihet si pjesë e grupit parlamentar të Alibeajt. DebatiAgim Nesho: Dua të them si LSI dhe Partia e Lirisë dihet që edhe pjesë të opozitës ishin të kompromentuar për ta goditur atëDashnor Sula: Lëre ambasador me gjithë respektin tim. Mos thoni gjëra që nuk i besoni as…
Author: tirana
Një 45-vjeçar është arrestuar nga Policia e Beratit, pasi qëlloi me armë drejt një automjeti ku po udhëtonin tre persona. Bëhet fjalë për shtetasin Bledar Qolja, 45 vjeç. Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk ka patur persona të lënduar. Policia ka sekuestruar armën e gjahut, dy gëzhoja, një shirit me fishek dhe një thikë. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat arrestuan shtetasin B. Q., 45 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se gjatë natës, teksa drejtonte automjetin e tij, në lagjen “Ish Kombinati”, ka qëlluar me armë gjahu (çifte), si pasojë e një…
Ish-deputetin 81-vjeçar Selami Jenisheri, duket se e ka harruar biçikleten e tij të famshme ngjyrë rozë, me të cilën lëvizte kudo dhe ka përqafuar trendin e scooterave. Siç shihet edhe në fotot e publikuara në rrjetet sociale, ai tashmë lëviz me një miniscooter të bardhë. Fotoja më poshtë, tregon Jenishehrin, të veshur me një kostum, me një posturë të drejtë, që kalon semaforin në Laprakë.
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me operatorët turistike, fermerë dhe blegtorë në Dibër nuk i kursyer batutat për Erion Braçen. Njëri prej qytetarëve mori fjalën për të treguar eksperiencën dhe mbështetjen qe ka marrë nga Drejtoria e Bujqësisë së zonës, por Rama e krahasoi me Erion Braçen për nga gjatësia. “Dil më këtej, dil se nuk të shohim. Je fiks si Erion Braçe. Dhe thonë pse bërtet Braçja. Po se është i shkurtër”, tha Rama.
Dy vëllezër janë arrestuar nga policia ditën e djeshme në Pogradec pasi rrahën nënën dhe vëllanë tjetër tyre. Burime zyrtare bëjnë me dije se njëri 34 vjeç dhe tjetri 30 vjeç, dy vëllezërit kanë shkuar në banesën e nënës së tyre duke rrahur atë si edhe vëllanë tjetër. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit L. Ç., 34 vjeç dhe E. Ç., 30 vjeç (vëllezër) banues në Pogradec, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj nënës dhe vëllait tjetër të tyre”, bën me dije policia, ndërsa materialet i kanë…
Një 65-vjeçar ka ndërruar jetë në Vlorë, pasi ka është rrëzuar nga pema teksa po mblidhte ullinj. Uniformat blu bëjnë me dije se viktima është shtetasi L.V banues në fshatin Bestrovë. Gjithashtu në lagjen “Pavarsia”, Vlorë duke krasitur pemët, është rrëzuar aksidentalisht nga pema, punonjësi i gjelbërimit, shtetasi E. H., 58 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Një qen ka terrorizuar të gjithë banorët në Meksikë, pasi është parë duke vrapuar në rrugë me një kokë njeriu të prerë. Qeni mendohet se e mori pjesën e gjymtuar pas një krimi makabër në Zacatecas, në veri të vendit, sipas Daily Mail. Zyrtarët thanë se koka e copëtuar ishte lënë në një kabinë të mërkurën vonë, me një shënim që paralajmëronte se “Koka tjetër do të jetë e jotja”. Mesazhi ishte shkruar nga Karteli i Gjeneratës së Re Jalisco, një nga kartelet më të frikshëm në botë, i kryesuar nga El Mencho, personi më i kërkuar në Meksikë.
Kryetari i PD së Librazhdit, Bujar Vreto thotë se marrëveshja mes PD dhe PL të drejtuar nga Ilir Meta është jashtë çdo morali politik. Në një intervistë për Euronews Albania, ai u shpreh se çdo demokrat e ka shumë të qartë se Meta me veprimet e tij politike në vite ka çimentuar pushtetin e Edi Ramës. “Ata që çfarë nuk kanë thënë për njëri tjetrin e gjejnë një gjuhë, por çfarë do t’i thonë popullit këta? A ju kujtohet viti 2000 kur do futeshim në Vlorë me Berishën, Meta ishte kryeministër. Jemi dhunuar dhe persekutuar nga policia e Ilir Metës,…
Në fjalën e tij më operatorët turistik, kreu i qeverisë Edi Rama nuk ka lënë pa përmendur edhe Sali Berishën, por ka preferuar që të mos ia përmend as emrin. “As emrin s’ia përmend se më vjen për të bërë dhe as juve që t’ju përzihet që në mëngjes”, tha Rama për Berishën. Duke komentuar opozitën, kryeministri Edi Rama tha se qeveria e tij do të vijojë të bëjë punën siç ka bërë deri më tani. “Ne do vazhdojmë punën, taksirati jonë është t’i mundim edhe një herë”, tha Rama.
Ilir Meta ka prezantuar modelin ekonomik që propozon Partia e Lirisë duke nisur nga rritja e pagave, ulja e barrave fiskale dhe sistemi fiskal për thithjen e investitorëve të huaj. “Modeli ynë ekonomik mbështetet tek nxitja e prodhimit, tek eksportet, tek ekonomia e dijes, tek liria dhe klima miqësore ndaj biznesit, si e vetmja mënyrë për thithjen e investimeve te huaja, tek ulja e barrës fiskale dhe formalizimi i ekonomisë, tek kualifikimi i burimeve njerëzore për paga të jetueshme, tek garantimi i të ardhurave jetike për shtresat në nevojë, tek zgjerimi dhe konsolidimi I shtresës së mesme të shoqërisë, si…
Policia ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e autorit të vrasjës së Safet Hyskollarit dy muaj më parë në fshatin Gështenjas të Pogradecit. Ngjarja e rëndë ndodhi në në fillim të shtatorit dhe autori, Fatmir Manellari u zhduk menjëherë duke qendruar gjatë gjithë kohës në pyll. Gjatë gjithë kësaj kohe ai mbante kontakte me familjen dhe herë pas here vinte flinte aty natën dhe më pas largohej në mëngjes, por dikush nga njerëzit që kishin dijeni njoftuan policinë për këtë duke bërë që blutë të ndërhyjnë. Menjëherë pas marrjes së informacionit, policia ndërhyri duke bërë të mundur arrestimin e…
Ilir Meta ka nisur fjalën e tij në Konventën Kombëtare të Partisë së Lirisë me thënien e Papa Franceskut. Më pas theksoi se ëstë e rëndësishme që të gjithë të punojnë dhe t’i japin shqiptarëve mundësitë e mohuara dhe lirinë që e cilëson të grabitur nga Rilindja. “Papa Françesku ka thenë “Liria nuk është e drejta për të bërë çfarë kemi dëshirë, por mundësia për të bërë gjënë e duhur”… Prandaj, sot më shumë se kurrë kemi nevojë të gjithë së bashku të bëjmë gjënë e duhur për të mbrojtur lirinë e çdo qytetari dhe të shoqërisë tonë nga ‘burgosja’…