Partia e Lirisë ka publikuar rezultatin e zgjedhjeve që ka zhvilluar këtë të shtunë për kryetarin dhe Komitetin Drejtues Kombëtar. Kryetar i PL-së është zgjedhur me 719 vota Ilir Meta, kandidati i vetëm për këtë post. Rezultatet i ka prezantuar gjatë një deklarate për mediat sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun e Partisë së Lirisë, Silva Caka. Ndërkohë, janë zgjedhur edhe 236 anëtarë të Komitetit Drejtues Kombëtar. Lista e plotë emërore e anëtarëve: Agim Nesho Edmond Haxhinasto Edmond Panariti Tedi Blushi Endrit Braimllari Majlind Lazimi Edmond Hoxha Petraq Milo Ylli Dylgjeri Ardit Çela Bruno Liço Dhimitraq Lapa Erjon Mane Luan Kërtusha…
Author: tirana
Aktori i mirënjohur Enver Hyseni është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur Teatri Migjeni Shkodër. Kanë qenë miqtë e tij të cilët kanë njoftuar ndarjen nga jeta të artistit të mirënjohur. “Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur të teatrit “Migjeni”, Enver Hyseni !Ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për familjen dhe komunitetin e artistëve !𝗨 𝗣𝗥𝗘𝗛𝗦𝗛 𝗡𝗘 𝗣𝗔𝗤𝗘, ENVER HYSENI!Homazhet zhvillohen nesër, me datë 30 Tetor nga ora 10-12, në hollin e teatrit “Migjeni””, thuhet në njoftim. Hyseni lindi në Shkodër më 1 gusht 1951 dhe studioi në Institutin…
Rreth 59 persona kanë vdekur në Seul të Koresë së Jugut pasi u shtypën nga një turmë e madhe që po shtynte përpara në një rrugë të ngushtë gjatë festimeve të Halloween. Agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar shërbimet e urgjencës, raportoi se 150 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol ka thirrur një takim urgjent. Më shumë se 400 punonjës të urgjencës janë angazhuar dhe vendosur në rrugë për të trajtuar të lënduarit. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë njerëzit e shtrirë në rrugë, teksa ekipet e urgjencës japin ndihmën e parë.
Autoritetet greke ka vënë në pranga 11 persona, anëtarë të një bande greko-shqiptare, e cila merrej me prodhimin dhe trafikun e drogës. Mediat helene raportojnë se ky grup është një nga kartelet më të mëdha të drogës që vepronte pothuajse në të gjithë territorin grek. U gjetën pothuajse një ton hashash me vlerë katër milionë euro, si dhe u sekuestruan disa mijëra euro cash. SEKUESTRIMET 941- kilogramë dhe -322- gram kanabis, -670- fidane -2 makina -3,400 euro, 15,400 lekë shqiptare, 110 rubla ruse, 100 dollarë amerikanë, -21 paund britanik, -40- kuna kroate, -500- krona suedeze -21 celularë, – materialet dhe…
Avokati i Ilir Metës, Genc Gjokutaj, ka folur për kallëzimin penal që i është bërë autoritetit të Dosjeve si dhe prokurorisë për çështjen ndaj Ilir Metës dhe daljes së inicialeve I.M. në dosje. Sipas tij, Prokuroria është urdhëruar të mos nisë hetimet ndaj Autoritetit të Dosjeve. “Është precedent i rrezikshëm , ku prokuroria që duhet të hetojë, nuk pyes as kallëzuesin në lidhje me rrethanat, flas në fazë fillestare. Në këtë rast prokuroria detyrohet të regjistrojë procedim penal kur ekziston fakti, pra që është marrë një e-mail, dhe që ka dalë emri i Ilir Metës ne i jemi drejtuar gjykatës…
Bashkimi Evropian ka ngrirë asete ruse me vlerë rreth 17 miliardë euro, që kur Moska pushtoi Kievin në shkurt, tha Komisionari i BE-së për Drejtësi, Didier Reynders, më 29 tetor. “Deri më tani, pasuritë e 90 personave janë ngrirë, më shumë se 17 miliardë euro në shtatë shtete anëtare, duke përfshirë 2.2 miliardë euro në Gjermani”, tha ai. Zyrtarët ukrainas kanë bërë thirrje që këto asete të përdoren për të rindërtuar vendin e tyre pas luftës. “Nëse këto janë para kriminale të konfiskuara nga BE-ja është e mundur që ato të transferohen në një fond për Ukrainën”, tha Reynders në…
Edi Paloka, teksa fliste për protestën që do të mbahet më 12 nëntor, iu drejtua kryeministrit Edi Rama që të qëndrojë në zyrë e të përballet me protestën, siç bëri Sali Berisha më 21 janar. Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike tha me bindje se 12 nëntori do të jetë protesta më e madhe e organizuar në Shqipëri vitet e fundi. “Do jetë protesta më e madhe e bërë në Shqipëri këto vite pavarësisht pengesave që do nxjerrë qeveria. Ka diskutime ide se si duhet të vijohet me protestat, se një protestë nuk i jep fund gjithçkaje, kjo duhet…
Kur Rusia sulmoi Ukrainën, gazetarët rusë që vazhduan të punonin në mënyrë të pavarur në vend, u vunë nën presion të madh – aq sa shumë prej tyre u detyruan të largoheshin. Korrespondentja e shërbimit rus të Zërit të Amerikës Anush Avetisyan bisedoi me disa gazetarë të cilët po bëjnë punën e tyre tani jashtë Rusisë. Mikhail Rubin, zëvendës kryeredaktor i gazetës investigative “Proekt”, vazhdon të bëjë punën e tij nga jashtë Rusisë, si qindra gazetarë të tjerë rusë që u larguan nga vendi pas pushtimit rus të Ukrainës. Në vitin 2021, “Proekt” u përfshi në një listë të organizatave…
Ish-konkurrentja e “Përputhen” Ina Kollçaku ishte në kërkim prej dy ditësh të një polici që e kishte ndaluar në Fier. Fiksimin e ndau edhe me ndjekësit e saj në “Instagram”, të cilët e ndihmuan në rrugën drejt zbulimit të identitetit të efektivit. Ina ka përditësuar ndjekësit me lajmin se polici është gjetur dhe se tashmë shpreson që të jetë beqar dhe i interesuar për të.
Demi Demi është shumë i kujdesshëm që të shpenzojë paratë e tij. Për të bërë një blerje shikon me detaje disavantazhet, avantazhet, ndërsa pyet edhe disa persona të afërt derisa të marrë vendimin për të blerë diçka. Gjithashtu, demi është gjithmonë në kërkim të ofertave dhe nuk i pëlqen ata që kanë para. Kështu që bëni kujdes, nëse dilni me demin ta dini se ka shumë mundësi që ai të mos ju trajtojë. Binjakët Binjakët e kanë problem kursimin ndaj kur do të shpenzojë para mund të arrijë kufijtë e koprracisë. Ata janë nga ata që nuk lënë bakshish, pasi besojnë…
Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka komentuar marrëveshjen Meta-Berisha. I ftuar në emisionin “Kjo javë”, ai u shpreh se çdo herë që ilir Meta dhe Sali Berisha kanë bashkëpunuar, e kanë dërguar koalicionin në fitore, ndërsa shtoi se e sheh si absurd faktin që ka brenda PD deputetë që nuk duan fitoren e kësaj partie. “Kemi qenë në aleancë me LSI edhe në zgjedhjet e fundit por marrëveshje të nënshkruar dhe bashkëpunimi Meta-Berisha, sa herë kanë bashkëpunuar e kanë çuar koalicionin në fitore. Ky është qëllimi i marrëveshjes. Pjesa më e madhe e shohin si rrezik…
Ndërsa në Partinë e Lirisë po zhvillohet procesi për zgjedhjen e kreut të saj dhe komitetin drejtues të partisë, Ilir Meta iu ka përcjellë një mesazh qytetarëve shqiptarë. Ai u shpreh se qeveria ka blerë të gjithë pushtetin, por që opozita kontrollon pushtetin e lirisë. “Mbaj mend shpesh pensionistët dhe të moshuarit që më thoshin, ti flet vetëm për të rinjtë jo për ne. Unë iu thosha kur flas për ta, flas për të gjithë. Shqetësimet e mia kanë rezultuar të vërteta jo vetëm kur flas për shpopullimin. Është rritur numri i qytetarëve që jetojnë të vetmuar. Kjo është një…