Presidenti i SHBA-së Joe Biden e ka quajtur “të neveritshëm” sulmin ndaj bashkëshortit të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi. Paul Pelosi u sulmua në shtëpinë e çiftit në San Francisko më 28 tetor. Pelosi, 82 vjeç, pësoi një traumë të fortë në kokë dhe në trup, por pritet të shërohet plotësisht pas operacionit. Duke folur në një tubim gjatë fushatës në Filadelfia, Biden tha se dhuna politike “nuk ka vend” në Shtetet e Bashkuara, duke shtuar “Mjaft është mjaft”. “Çdo person me ndërgjegje të mirë duhet të ngrihet qartë kundër dhunës në politikën tonë, pavarësisht se cila është…
Author: tirana
Ronela Hajati, fituesja e Festivalit të Këngës në RTSH vitin e kaluar, ka postuar një video nga performanca për të cilën është shprehur e emocionuar dhe ka theksuar se kënga e saj mbetet një nga hitet më të padiskutueshme në historinë e festivalit. “Që kur nisi sezoni i Festivalit të Këngës u bëra shumë nostalgjike duke e parë këtë. Pas gjithçkaje që u tha e që ndodhi, por për këto nuk e di nëse do të flasë ndonjëherë, ‘Sekret’ është një nga hitet më të padiskutueshme në historinë e festivalit. Nëse do ta rikëndoj ndonjëherë me këtë këngë në skenë do…
Aktori i famshëm me origjinë shqiptare, Jim Belushi, ndodhet prej disa ditësh në Shqipëri, pasi po punon për realizimin e një dokumentar, i cili do të transmetohet së në median amerikane. Së fundmi, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka ndarë një video ku shfaqet krah aktorin, teksa i mëson të thotë në shqip “unë jam shqiptar”. “BLUES BROTHERS Me shqiptaro-amerikanin e madh Jim Belushi, i cili realizoi për ditë me radhë dokumentarin amerikan mbi Shqipërinë, në serialin e Discovery Channel”, shkruan Balla në postimin e tij.
Kryeministri Rama ishte këtë të shtunë në Peshkopi, ku vizitoi edhe një bujtinë në zonë. Kreu i qeverisë i tërhoqi vëmendjen pronarit që të fikte dritat, pasi duhet kursyer energji elektrike. I vendosur në siklet nga kryeministri Rama, i zoti i bujtinës, para se t’ia plotësonte kërkesën, iu drejtuan duke i thënë se “i kemi ndezur për ju”. Edi Rama: Vetëm një vërejtje kam unë, këto dritat ndez ditën me gjithë këtë diell Pronari i bujtinës: Për ju i kemi ndezur, sepse ne nuk i mbajmë Edi Rama: Fiki ato dritat se duhet me kursy energjinë. Ja njësoj nuk ka asnjë ndryshim.…
Ndeshja Besëlidhja-Burreli është shoqëruar me skandale të shumta. Protagonistë të tyre ishin xhaketat e zeza të FSHF, kryesori Olti Çela dhe delegati Benik Çela. Në fillim të lojës anësori ngre flamurin për pozicion jashtë loje, ndërsa Çela e lë Burrelin me 10 lojtarë. Kur ndeshja ishte në barazim 1-1, kryesori ndëshkon matjanët me penallti, duke shkaktuar indinjatë te lojtarët burrelas dhe tifozët e shumtë të Burrelit. Vendasit gjuajnë jashtë kuadratit të portës mike. Ishte minuta e 97’ kur vendasit godasin fizikisht lojtarin Endri Kastrati duke e lënë pa ndjenja në fushë. Ishte goditja e radhës ndaj lojtarëve të Burrelit dhe…
Folësen e lajmeve të “Tv Klan”, Brikena Prifti pritet ta shohim në një televizion tjetër. Kryefjala.com ka mësuar se ajo do të zhvendoset në “Vizion Plus”, ku do të drejtojë programin e pasdites, duke zëvendësuar kështu Evi Reçin. Sakaq, mësohet se pasditja e vizionit do të jetë këtë herë me tema sociale më të forta. Kjo është eksperienca e saj e parë si moderatore e një emisioni, pasi e kemi parë gjithnjë si spikere lajmesh në Fax Tv dhe Tv Klan.
Një banesë në Sarandë është përfshirë nga flakët për shkak të shpërthimit të një bombole gazi. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të shtunë në lagjen numër 4 të qytetit bregdetar. Nga zjarri janë shënuar vetëm dëme materiale. Nuk ka njerëz të lënduar. Arritja në kohë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur shuarjen e flakëve pa marrë përmasa të rrezikshme.
Lirohet nga qelia ish-drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Mirditë, Altin Nikolli, i cili u arrestua në qershor për plagosje. Gjykata e Lezhës vendosi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Me ndryshimin e akuzës nga “Plagosje e rëndë me dashje” në “plagosje ne kufijtë e vetëmbrojtjes”, ndryshoi edhe masa e sigurisë. Kjo pasi sipas organit të akuzës nga hetimet ka rezultuar ai ka qëlluar me sende të forta për vetëmbrojtje. Nikolli u arrestua me 16 qershor pasi u përfshi në konflikt me një bashkëfshatar të tij në zonën e Fanit në Mirditë. Konflikti mes tyre…
Këngëtarja Orinda Huta është pyetur nga një ndjekës nëse është pro apo kundër jetesës në një shtëpi me prindërit e bashkëshortit. Në përgjigjen e saj, Huta foli shumë hapur, duke thënë se nuk është dakord, pasi nuk ka rehati për askënd. “Xhan shume. Jam kunder. Edhe vjehrra ime eshte kunder, nuk ka rehati per askend nese s’eshte ne shtepine e vete. Ndihmen me te madhe e marr nga ajo por e di qe s’ka si qetesia e shtepise vete”, ka shkruar Orinda përmbi një foto të ëmbël, ku shfaqet me mamin e Turit dhe të bijën.
Kombet e Bashkuara kanë kërkuar që e marrëveshja për eksportin e grurit mes Ukrainës dhe Rusisë, e cila ishte ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia, të vazhdohet, në mënyrë që të rifillojë eksporti i drithërave. Sipas OKB-së, kjo është e nevojshëm për të kontribuar në sigurinë globale ushqimore. Marrëveshja fillestare ishte caktuar të zgjaste 120 ditë, me opsionin për ripërtirje më 19 nëntor “nëse asnjë palë nuk kundërshton”, tha zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric në një deklaratë më 28 tetor. “Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të bëjnë çdo përpjekje për të rinovuar Iniciativën e Kokrrave të Detit të…
Gëzim Redhi është 62-vjeçari që humbi jetën këtë të shtunë në Ksamil teksa ishte duke mbledhur ullinj. Redhi ishte pedagog i Gjuhë-Letërsisë në universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, me titullin profesor doktor. Ngjarja ndodhi në lagjen nr.1, Ksamil. Dyshohet se ai u rrëzua aksidentalisht nga pema dhe ndërroi jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Policia e Lezhës ka arrestuar këtë të shtunë një 32-vjeçar, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Bëhet fjalë për të riun Alred Paci, banues në Spiten. Ky shtetas qëlloi në ajër me armët e zjarrit të cilat i kishte pa leje, duke shkaktuar panik tek banorët. “Vihet në pranga një 32-vjeçar që posedonte pa leje, 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë), të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve që posedojnë armë, në mënyrë të kundërligjshme, shërbimet e Policisë, mbështetur me inteligjencë…