Author: tirana

Nga: Alban Daci Dëgjoj shpesh dëshirën e shqiptarëve për të emigruar! Sigurisht, secili ka ëndrrat dhe dëshirat e tij, çdo kush mendon të bëj një ndryshim, por një gjë është e sigurt se jeta në emigracion nuk është “jetë me lule” dhe njëherë që e nisë ka vetëm pak raste të ketë kthim mbrapa! Nëse ju premtojnë parajsën apo jetën më të bukur në emigracion, mos e besoni! Jeta në emigracion është fillim e mbarim me shumë sakrifica e me një boshllëk të madh dashurie për njerëzit e afërt që nuk mbushet kurrë! Përpiquni të mos emigroni e të krijoni…

Read More

Shtrenjtimi i çmimit të vajit ushqimor që pas fillimit të luftës në Ukrainë ka rritur në Shqipëri interesin për vajin e ullirit. Në disa qarqe si në Fier dhe në Vlorë sapo ka nisur vjelja e ullinjve dhe prodhimi i vajit. Sektori përballet me vështirësi për shkak të mungesës së punëtorëve, rritjes së kostove për fabrikat e vajit dhe tregut. Në kodrat e buta të Panajasë në Vlorë të kultivuara gjerësisht me ullinj specialisti bujqësisë Adhurim Lazaj dhe kolegu i tij Ramo Merkohitaj po ndjekin procesin e vjeljes. Dy specialistët që punojnë në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore që…

Read More

Presidenti i Koresë së Jugut ka shpallur një periudhë 7-ditore zie kombëtare. Numri i viktimave ka shkruar në 151 dhe autoritetet e Koresë së Jugut kanë marrë të paktën 3,580 raportime për persona të zhdukur. Familjet e atyre që morën pjesë në ngjarjen e Halloween, por që nuk janë kthyer, janë në këtë qendër, ku presin lajmet e njerëzve të dashur. Në qendër të Seulit do të ngrihen altarë zie kushtuar atyre që vdiqën në përplasjen e së shtunës mbrëma. Më shumë se 90% e 151 personave që u vranë në një turmë në Seul të shtunën gjatë festimeve të…

Read More

Mëngjesin e kësaj të dielë, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një foto të vetes në Dibër, ku theskon se pas turit që zhvilloi duken frytet e punës mbi djerrinën që la pas e djathta e rublave. “MIRËMËNGJES dhe nga Dibra e mrekullueshme, ku pas përhumbjes në braktisjen e gjatë deri kur nisëm së bashku përpjekjen tonë, kanë nisur të duken frytet e një pune plot mund e durim mbi djerrinën që la pas e Djathta e Rublave, duke i falenderuar mijëra njerëzit që më pritën, më dëgjuan e më thanë gjëra me mend në dy ditët e kaluara…

Read More

Gjatë natës së kaluar akrepat e orës u kthyen pas në 60 minuta. Ndërrimi i orës ndodhi më 30 tetor në orën 2 të mëngjesit dhe sot të gjithë kemi fjetur një orë më shumë se zakonisht. Kthimi i orës pas na mundëson të kemi më shumë dritë në mëngjes, por do të errësohet më shpejt se më parë.

Read More

Dashi Të shtunën jeni ndjerë të humbur dhe pa forcë. Por kjo e Diel do të jetë një ditë pozitive, relaksuese dhe mbi të gjitha vendosmëri në dashuri. Beqaret inkurajohen të shikojnë ofertën e fundit që kanë pranuar. Demi E diela për ju do të jetë shumë stresuese por yjet favorizojnë ndryshimin dhe dashuria zgjohet pas një periudhe të gjatë. Beqarët duhet të shikojnë përreth. Binjakët Do të jetë ditë vërtet intensive dhe shumë pozitive. Kjo është koha e përsosur për të zgjuar një ambicie të humbur kohët e fundit. Nëse jeni të lodhur, nervoz, shmangni polemikat. Gaforrja Ju duhet…

Read More

Këtë të dielë, moti do të jetë i qëndrueshëm, mjegulla do të jetë e pranishme në mëngjes dhe mbrëmje përgjatë zonës verilindore, gjatë ditës me kthjellime dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale parashikohen 5-12 gradë, temperaturat maksimale do të luhaten 20-23°C në veri, ndërsa vlerat e ditës 24-28°C në zonën e ulët dhe bregdet.

Read More

Një këmbësor ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë. Mësohet se këmbësori ka qenë duke kaluar rrugën tek vizat e bardha në momentin që është përplasur nga një automjet. Ngjarja ndodhi në rrugën Ferit Xhajko, pranë zonës së njohur si ish-restorant Durrësi. I plagosuri është dërguar në spital, ndërsa drejtuesi i mjetit është arrestuar.

Read More

Curva Nord i Interit u zbraz gjatë intervalit të ndeshjes kundër Sampdorias në shenjë zie për vdekjen e një prej liderëve të saj historikë, Vittorio Boiocchi, 70 vjeç, i vrarë në një pritë me armë zjarri nën shtëpinë e tij një orë para ndeshjes mes Interit dhe Sampodrias. Boiocchi u godit nga të paktën tre të shtëna me armë zjarri që e goditën në qafë dhe gjoks: ai u transportua në spitalin e San Carlo në gjendje kritike, por vdiq pak më vonë. Me të dëgjuar lajmin për vdekjen e Boiocchi-t, Curva Nord kishte tërhequr menjëherë pankartat dhe pushoi së…

Read More

Andresa Ambrosio, një nga figurat pozitive të ekranit shqiptar, është në pritje për t’u bërë nënë për herë të parë. Lajmin e bëri të ditur vetë ajo para disa muajsh te e “E diela shqiptare”. Në një video të publikuar së fundmi, Andresa shfaqet e veshur me një fustan të ngushtë, ndërsa përpiqet të tregojë barkun e rrumbullakosur. View this post on Instagram A post shared by Andresa Ambrosio (@andresaambrosioofficial)

Read More

Sabiani ka treguar për herë të parë përse nuk shkoi në dasmën e Ilirit. Gjatë një interviste teksa ishte i ftuar në emisionin “S’e luan topi”, këngëtari shtoi se nëse balerini do të bëjë ndonjë festë tjetër do t’i shkojë. “Asgjë s’ka ndodhur me Ilirin. Nuk kam ndërmend të martohem kështu që e di që Iliri s’do vijë në dasmën time. Kështu që s’ka për t’i ngelur qejfi kurrë. Po në ndonjë festë tjetër do t’i shkoj nëse më fton. Unë gjithmonë e dua Ilirin pavarësisht se çfarë ka ndodhur. Unë kurrë nuk do ta bëja gjë kundër. Gjithmonë e…

Read More

Ministria ruse e Mbrojtjes tha të shtunën se Moska do të pezullojë zbatimin e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB për eksportin e grurit, në bazë të së cilës janë eksportuar më shumë se 9 milionë tonë drithë nga Ukraina, gjë që ka ulur çmimet globale të ushqimit. Ministria tha se arsye për pezullimin ishte bërë një sulm me dron nga Ukraina kundër anijeve të Flotës ruse të Detit të Zi të ankoruara në brigjet e Krimesë së pushtuar. Rusia thotë se sulmi ndodhi në fillim të së shtunës. Ukraina e ka mohuar sulmin. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro…

Read More