Author: tirana

 Ministri i Punëve dhe Çështjeve Sociale në Greqi, Kostis Hatzidakis , ka paraqitur sot në Këshillin e Ministrave një projektligj që u vjen në ndihmë çifteve të reja. Bëhet fjalë për një buxhet prej 1.74 miliardë eurosh, nga e cila do të përfitojnë mbi 137 mijë qytetarë. Gjithashtu, projektligji përfshin masa që synojnë çlirimin e pronës publike me qëllim përdorimin e saj për qëllime banimi, përshpejtimin e procedurave përkatëse dhe kujdesin e veçantë për viktimat e zjarrit të Atikës Lindore. Programi i kredisë në këtë rast ka të bëjë me dhënien e një kredie me interes të ulët për të…

Read More

Pas lënies së Presidencës, Ilir Meta u rikthye menjëherë në krye të ish-partisë së tij Lëvizja Socialiste për Integrim duke “e pagëzuar” në Partia e Lirisë. Nëse i hedhin një sy profilit të Instagramit të Ilir Met, vërejmë se ai e ka bllokuar opsionin e komenteve në postimet e tij.

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka përjashtuar nga radhët e policisë, Pashk Syziu, me detyrë Shef i Krimeve i Komisariatit të Policisë Devoll, pas denoncimit të një qytetari se ishte dhunuar prej tij në ambientet e komisariatit. Gjithashtu janë pezulluar nga detyra katër inspektorë të tjerë në disa qarqe të vendit për shkelje të ndryshme. Ky vendim ka ardhur për shkak se këta punonjës të policisë kanë abuzuar me detyrën. NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT: Policia e Shtetit / Reagim në përputhje të plotë me ligjin, ndaj atyre punonjësve të Policisë që abuzojnë me detyrën, kryejnë…

Read More

Zv.kryeministrja Belinda Balluku thotë se përmendja e familjarëve është një nga sportet më të ndyra në parlament. Në një intervistë për Euronews Albania, tha se çdo vepër e gjyshit të saj, që vazhdimisht përmendet nga deputetët e PD-së, do të gjykohet nga historia. “Një fakt që nuk mohon dot askush për familjen time, për familjen Balluku dhe nuk flas këtu për farefisin, po flas këtu për gjyshin tim, gjyshen, mamanë, babain, xhaxhallarët dhe dy hallat e mia, pra për familjen e ngushtë, familja ime ka në kurriz 135 vjet burg dhe internim dhe nuk e di kush nga deputetët e…

Read More

Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet. Policia bën me dije se pas një konflikti për motive banale një 27-vjeçar ka qëlluar me thikë një 42-vjeçar me iniciale R.Sh. Ky i fundit është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Njoftimi: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit S. N., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin R. Sh., 42 vjeç, i cili ndodhet në spital,…

Read More

Familjarët e një 27-vjeçari kanë denoncuar në polici zhdukjen e të riut. Bëhet fjalë për K. N., i cili është larguar nga banesa prej më shumë se 24 orësh dhe nuk është kthyer më, duke shkëputur kontaktet me familjen. Babai i tij, i shqetësuar për gjendjen e të birit, ka kërkuar ndihmën e bluve të kryeqytetit. “Më datë 25.10.2022, shtetasi S. N. ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më djali i tij, shtetasi K. N., 27 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”, thuhet në njoftim.

Read More

Pandemia e COVID ka futur shumë terma shkencorë dhe mjekësorë në gjuhën tonë të përditshme. Shumë prej nesh tani flasin rrjedhshëm në bisedat rreth llojeve virale, testeve PCR dhe shkallës së vdekshmërisë. “Mjegulla e trurit” i është bashkuar këtyre radhëve për të përshkruar një simptomë tashmë të njohur të COVID. Por çfarë është saktësisht mjegulla e trurit? Mjegulla e trurit nuk është një diagnozë mjekësore, por përkundrazi përshkrimi që pacientët priren të përdorin për simptomat e tyre. Mjegulla e trurit është ajo që mjekët e quajnë “mosfunksionim konjitiv”. Kjo përshkruan problemet me detyra të lidhura ngushtë si përqendrimi, përpunimi i informacionit, kujtesa, të menduarit dhe…

Read More

Banka Botërore ka paralajmëruar se qeverive u kushton shumë shtrenjtë që t’i ndihmojnë secilit, për shkak të rritjes së faturave të energjisë. Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass, ka thënë se skemat për mbështetje në kohën e pandemisë së koronavirusit nuk kanë shënjestruar më të cenueshmit dhe se shlyerja e borxhit do të marrë kohë me dekada. Sipas tij, politika të ngjashme janë duke u miratuar për t’iu ndihmuar njerëzve me rritjen e çmimeve të energjisë. “Qeveritë janë duke thënë se do të kujdesemi për secilin, diçka që do të jetë shumë e shtrenjtë”, ka thënë ai. Instituti për Financa…

Read More

“Çelësi për ta bërë një maskë për fytyrën të funksionojë është qëndrueshmëria. Nëse përdoren rregullisht dhe vazhdimisht, këto maska ​​​​për fytyrën mund të tregojnë rezultate,” tha Dr Manasi Shirolikar, një dermatologe konsulente. Sidoqoftë, me tregun e përmbytur me kaq shumë lloje dhe kategori maskash për fytyrën, si mund të zgjedhësh më të mirën? Gjithashtu, a janë vërtet efektive maskat për fytyrën? “Me sinqeritet, kjo varet nga lloji i maskës dhe si dhe nga përbërësit e saj,” tha Dr Manasi Shirolikar, dermatologe konsulente. Për shembull, aplikimi i një maske me lëng limoni mund të shkaktojë fitofotodermatit (shpërthim inflamator) kur lëkura e zhveshur ekspozohet…

Read More

Regjisori Eduart Grishaj i njohur fillimisht si regjisor i Top Channel dhe partner i Arbana Osmanit. Ajo ç’ka na habiti është fakti se promovimin e filmit të ri “Sofia”, ai ka vendosur ta bëjë në Euronews dhe jo në Top Channel. Gjithashtu u vu re mungesa e çiftit në festën e Top Channel, apo munguan urimet e tyre në ditën e lindjes të trashëgimtares Lori Hoxha. Ndonse nuk dihet nëse ka krisje të marrëdhënieve apo janë rastësi.

Read More

Spartak Ngjela ka bërë një paralajmërim për ish-presidentin Ilir Meta teksa fliste për ligjin e hapjes së dosjeve. I ftuar në “Report Tv”, avokati u shpreh se nëse vërtetohet që politikani I.M. është Ilir Meta dhe nëse ky i fundit ka vënë firmën për bashkëpunim, sipas tij, është i djegur. “Shenjat janë që do dalë. Ka diçka që do dalë. Po ka vënë firmën, është i djegur, të bëjë çfarë të dojë. Nëse thotë më kanë falsifikuar firmën, duhet ta dini që jurisprudence është e sigurt. Analizën grafike e bën ku të duash, nga Cyrihu në Washington. Nëse e ka…

Read More

Vëllazërimi dhe Trepça, zhvilluan një ndeshje spektakolare basketbolli në palestrën e stërmbushur “Shani Nushi” të Gjakovës. Tifozët gjakovarë në derbin e Superligës shpalosën një parullë nacionaliste: “Të gatshëm për veri, Mitrovica është Shqipëri”, ndërkohë që dogjën edhe një flamur serb. Por, një skenë e habitshme që u pa dhe u dëgjua në këtë palestër, ishte ajo që ndodhi në momentin kur u këndohej himnit të Republikës së Kosovës. Tifozët gjakovarë në kor e vërshëllyen dhe e kontestuan himnin e kosovar dhe më pas, ata filluan ta këndonin në sallë himnin kombëtar shqiptar.

Read More