Author: tirana

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Arrameras të Fushë- Krujës. Një makinë tip smart, e cila drejtohej nga Haxhi Vraja 20 vjeç ka dalë nga rruga duke përfunduar në shtratin e lumit Zeze. Si pasoje e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri Mirjan Tema 20 vjeç banori i Larushkrut ndërsa shoferi është dërguar tek Trauma në gjendje shoku. Shkak i aksidentit, mësohet të jetë shpejtesia dhe një kthese e fortë në rrugë.

Read More

Shkrimtarja Erika L. James, e njohur për trilogjinë erotike “Fifty Shades of Grey”, “Fifty Shades Darker” dhe “Fifty Shades Freed”, po studion Kanunin e Lekë Dukagjinit. Shkrimtarja ka publikuar një fotografi të kanunit në Instagram duke nënkuptuar se po bën një punë kërkimore për të. “Kërkim TM 2”, ka shkruar ajo duke nënkuptuar se po punon për librin e ri The Mister 2. Në librin e parë, trajtohet historia e aristokratit Maxim Trevelyan, i cili bie në dashuri me shërbëtoren, Alesia Demaçi, e cila është një emigrante shqiptare pa letra në Angli. View this post on Instagram A post shared…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bashkë me drejtorin e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Rajonin Europian kanë mbajtur një konferencë për shtyp, në kuadër të Forumit Rajonal të OBSH për Shëndetin e të Rinjve që po zhvillon punimet në Tiranë. Në hyrje të konferencës për shtyp ministrja Manastirliu e ka cilësuar këtë Forum një mundësi për të bërë bashkë të rinjtë pasi synon rritjen e përfshirjes së të rinjve në vendimarrje për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e tyre.Duke dhënë lajmin e mirë se nga 1 nëntori do të fillojë aplikimi i vaksinës HPV, Manastirliu…

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pasi Sali Berisha njoftoi protestën në 12 nëntor. Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, kreu i PL-së shpreh mbështetjen për këtë protestë, duke thënë se koha e demokracisë direkte po vjen. “Mbështetje totale për protestën madhështore të 12 Nëntorit! Shqiptarët më të bashkuar se kurrë drejt Referendumit dhe Primareve! Koha e Demokracisë direkte po vjen!”, shkruan Meta.

Read More

Zëvendëskryeministri i Çekisë, Vit Rakusan, ka konfirmuar mbështetjen e shtetit të tij për Kosovën në rrugën drejt integrimeve evropiane, përfshirë këtu edhe liberalizimin e vizave. Rakusan, që është edhe ministër i Brendshëm i Çekisë, ka pritur në takim në Pragë ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla. “Ministri Rakusan përgëzoi institucionet e Kosovës për rezultatet e dukshme të arritura kohën e fundit në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe konfirmoi përkrahjen e pa rezervë të Qeverisë së Republikës Çeke në proceset integruese, përfshirë edhe procesin e liberalizimit të vizave”, thuhet në njoftim të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Read More

Pasaportat e arta janë kthyer në kthyer në mollë sherri mes Shqipërisë dhe BE-së, që konsideron se ky projekt duhet ndaluar pasi paraqet rreziqe te mëdha për ekonominë por edhe sigurinë. Në raportin e progresit 2022, Bashkimi Europian e shprehu qartazi qëndrimin kundër pasaportave të cilat i jepen një shtetasi të huaj që investon një shumë të caktuar parash në vend. Nisma nuk është finalizuar ende në vendin tonë, por ka ngjallur tashmë diskutime të mëdha. “Në lidhje me ‘pasaportat gold’ (të arta), mendoj se raporti është i qartë. Sigurisht që BE-ja e respekton sovranitetin e cilitdo shtet për të…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bën të ditur se qeveria ka miratuar buxhetin e vitit 2023, i cili do të mbështesë nënat e papuna me tre e më shumë fëmijë me të ardhura familjare mujore deri në 100 mijë lekë. Sipas VKM-se nënave të papuna që kanë të ardhura nën 100 mijë lekë në familje dhe rrisin më shumë se 3 fëmijë deri në 5 vjeç, do t’u njihen si vite pune. Kjo është politikë për nënat që synon të njohë si vite pune periudhën e kujdesit të fëmijës në 5 vitet e para. “Qëllimi i akteve që vijnë për…

Read More

Këtë të mërkurë, në mbledhjen e qeverisë ka kaluar akti për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve të regjimit komunist për 54 subjekte dhe projektligji për organizimin dhe funksionimin e shërbimit përmbarimor gjyqësor shtetëror. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha për mediat se i pari ka të bëjë me një domosdoshmëri ligjore dhe morale, kurse i dyti për të garantuar cilësi në shërbimin përmbarimor duke konkurruar edhe atë privat. “Dëmshpërblimi financiar për ish-të dënuarit e regjimit komunist. Dëmshpërblimi për 54 subjektet që përmbushin kriteret e përcaktuar në ligj që kanë vuajtur dënime kapitale kanë qenë të izoluar në hetuesi apo nën efektin…

Read More

Gjermania po planifikon që të legalizojë kanabisin në doza të vogla dhe të rriturit do të lejohen që të mbajnë deri në 30 gramë. Para se të miratohet plani, qeveria do të sigurohet që gjithçka është në përputhje me ligjet e Bashkimit Evropian. Legalizimi i kontrolluar i kanabisit ka qenë një nga qëllimet e qeverisë së Kancelarit Olaf Scholz, që pretendon se plani do të garantojë kontrollin e cilësisë dhe do të mbrojë të rinjtë. Më pas, “ndikimet sociale” të këtij legalizimi do të analizohen pas 4 vitesh. Planet e tjera liberalizuese të Gjermanisë përfshijnë heqjen nga Kodi Penal të…

Read More

Llojet e fortë ose “kërcënues” të personalitetit kanë një pikëpamje të veçantë në lidhje me botën. Shpesh, vështirësitë ose pengesat që na është dashur të kapërcejmë, kanë formuar personalitetin dhe karakterin. Ndonjëherë shfaqemi si të pasjellshëm ose të pagdhendur, por në të vërtetë është vetëm mendësia e tyre e pavarur që shpie njerëzit në rrugën e gabuar herë pas here. Shumë prej nesh nuk e kuptojmë se sa të fortë jemi saktësisht, deri sa ne jemi në një situatë që na lë pa zgjidhje tjetër, përveç se të jemi të fortë. Një lloj personaliteti i fortë, apo “kërcënues”, mund të…

Read More

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Instagram se ka komunikuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe me atë të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski me anë të një telefonate për hapat e përbashkët që sipas tij do garantojnë një dimër të sigurt për të gjithë qytetarët e vendeve dhe për çështjen e Procesit të Berlinit. Sipas tij një Ballkan i Hapur do të thotë paqe, prosperitet dhe një e ardhme më e sigurt për rajonin sepse duke u bashkuar vendet janë ë të fuqishme. “Fola me Edi Ramën dhe me Dimitar Kovçevski për…

Read More

Autoritetet turke kanë kërkuar dosjen hetimore të Ibrahim Licit, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, pas informacioneve që kanë marrë se Lici fshihet në Turqi. Pala shqiptare dhe ajo turke kanë shkëmbyer informacionet që kanë për të kërkuarin, përfshirë këtu dhe zonat ku dyshohet se mund të fshihet Ibrahim Lici. I biri i drejtuesit të fisit Lici, Ibrahimi akuzohet për vrasjen e Endri Mustafës, ngjarje e ndodhur në maj të vitit 2021, në lagjen Guerrile, Shkodër. Lici akuzohet edhe për vrasjen e vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilalin, ngjarje e ndodhur në mars të vitit 2019 në lagjen “Kiras”. Arsen…

Read More