Author: tirana

12 nëntor është data që opozita do të mbajë protestën e parë kombëtare kundër keqqeverisjes. Në një deklaratë nga selia blu, Sali Berisha tha se PD, PL dhe partitë opozitare, nisin më 12 nëntor, aksionin drejt bashkimit për largimin e qeverisë ”Rama 3”. “Ka pasur dhe ka një interes të jashtëzakonshëm për protestat dhe përballjet me regjimin e partisë-shtet. Unë kam besimin më të madh se të rinjtë, të rejat e Shqipërisë, që ndodhen në vend dhe ata që janë larguar për shkak të pamundësisë së tyre për të përballuar jetën në Shqipëri, burrat dhe gratë e këtij vendi, do…

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka rritur tonet këtë të mërkurë gjatë konferencës me gazetarët, kur u pyet për mundësinë e largimit nga politika, kjo pas miratimit të ligjeve për verifikimin e politikanëve si spiunë. Ai ”kërcënon” kryeministrin Edi Rama dhe Lulzim Bashën, të cilin edhe i quajti ”Musolini dhe dashnorja e tij Klareta”. Ata u ekzekutuan gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Ligjet që bën djali i Kristaq Ramës dhe nipi i Kolëkës do t’ia fus atje ku i shijojnë më shumë atij. Të gjitha ata që besojnë se do të mund të ekzekutojnë pluralizmin Musolinit dhe Klaretës,…

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se i respekton primaret e Sali Berishës. Në një konferencë për mediat nga partia, tregoi edhe se Berisha i ka theksuar se mban përgjegjësinë për këtë proces dhe i ka bërë të qartë se kandidatët që do të përpiqen që të dëmtojnë kolegët, duhet të përjashtohen nga gara. “Unë kam lavdëruar gjithmonë primaret dhe kam theksuar se duhet të jemi të kujdesshëm në kushtet e një regjimi mafioz, ku vetë fakti që vulën e PD-së e mban në xhep Edi Rama dhe e përdor kundër opozitës është një rast shumë i…

Read More

Këtë të mërkurë, protesta e pedagogëve është organizuar në një forum të hapur me pedagogë e studentë, në vazhdim të bojkotit të tyre për kërkesat drejtuar qeverisë. Ata janë shprehur se do të prezantojnë një platforme universitetare për ndryshimin e universitetit, që kanë si qëllim përmirësimin e cilësisë së arsimit por jo vetëm. Mimoza Hafizi, pedagogia në Fakultetin e Shkencave të natyrës, ish-deputete socialiste shprehu shqetësimet e dukshme në sistemin e arsimit të lartë. “Të mos qëndrojnë më shumë se një mandate rektorët, dekanët, administratorët. Duhet të jenë poste kalimtare, jo si sot që po cënojnë cilësinë e arsimit”. Universiteti…

Read More

Deri më tani janë 9 nga 16 skuadrat që janë kualifikuar për në turin tjetër të Champions League, kur kanë mbetur edhe një ndeshje për disa ekipe dhe dy për disa të tjera që luajnë sonte. Mbrëmjen e djeshme siguruan kualifikimin Chelsea, Dortmund, PSG dhe Benfica, ndërkohë që më parë kishin siguruar kualifikimin edhe Manchester City e Real Madrid. Gjithashtu ka siguruar kualifikimin edhe Club Brugge në grupin B me dy ndeshje ende pa luajtur. Napoli ka pasur një ecuri perfekte në grupin e saj me 4 fitore në 4 ndeshje, ndërkohë që të njëjtën gjë ka bërë dhe Bayerni,…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka treguar historinë e Saimirit, i cili është kthyer nga emigrimi dhe ka investuar në sektorin e bujqësisë. ”Ky është Saimiri që pas vitesh të gjata emigrimi ka vendosur të kthehet në Shqipëri e të investojë në sektorin e bujqësisë në tokat e trashëguara nga gjyshërit. Falë edhe mbështetjes së qeverisë përmes programit IPARD, ai sot ka ngritur një serë ku prodhimin e tij por dhe të fermerëve të tjerë të zonës arrin ta magazinojë, standartizojë e ruajë në kushtet e duhura, për ta tregtuar brenda vendit si dhe në tregje të huaja”,-shkruan Rama.

Read More

Pas përplasjes në Komisionin e Ekonomisë, ku ministrja e Financave Delina Ibrahimaj po prezanton projekt buxhetin, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka paralajmëruar se do të çojnë në Gjykatë Kushtetuese buxhetin e shtetit për vitin 2023. Por Tabaku shprehet se nuk mund të prezantohet projket buxheti pa ligjet fiskale. Nga ana tjetër PS-ja këmbëngul se sot është vetëm prezantimi i projekt buxhetit, ndërsa nesër do prezantohet paketa fiskale. “Mbledhje antikushtetuese. Ministrja prezantoi projekt buxhetin pa prezantuar ligjet fiskale se sa dhe si do jenë taksat e shqiptarëve gjatë vitit të ardhshëm. Në një vit kur të gjithë duhet të…

Read More

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj këtë të mërkurë bëri publike dy emrat që PD do të çojë në Kuvend për Avokat të Popullit. Në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit, ai tha se janë Ledio Braho dhe Dorian Gjomarkaj, dhe njëri prej tyre do votohet në Kuvend për Avokat të Popullit. ”Një nga aftësitë që ne vlerësuam ishte pastërtia e figurës, por edhe aftësinë profesionale. Kemi vendosur që emrat të mos kenë lidhje me sigurimin e shtetit dhe periudhën komuniste. Të mos kenë as më të voglën hije dyshimi lidhje me të shkuarën. Në përzgjedhjen tonë i…

Read More

Një operacion nga autoritetet italiane dhe SPAK-u, ka vënë në pranga tre persona, ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim në Shqipëri, pasi kishin zhvatur miliona euro nga mashtrimet online përmes bursave dhe i investonin në kriptovaluta. Në pranga ra pronari i një Call Center në Tiranë dhe dy persona të tjerë. Autoritetet italiane zbuluan nga përgjimet e rreth 42,000 telefonatave të bëra në këto qendra “Call Center” në Tiranë, se vlera e parave të përfituara nga mashtrimi i italianëve arrin në 10 milionë euro. Në bashkëpunim me SPAK në Tiranë, u realizua operacioni ”Fitimi i Ëndrrave” në rajonin…

Read More

Labirinti i Migracionit, instalacioni i veçantë i ndërtuar nga GIZ Albania do të qendrojë nga data 25 deri më 31 Tetor 2022 në Sheshin Skënderbej. Ky instalacion është konceptuar në formën e një Muzeu Social që simbolizon migracionin e jetës së një emigranti. Në të gjitha panelet e instalacionit janë vendosur informacione të ndryshme të cilat i shërbejnë personave të kthyer nga emigracioni për t’u ri-integruar më lehtë pas kthimit në Shqipëri. Gjithashtu instalacioni përmban informacione edhe për personat e interesuar për mundësitë që ofrohen në Gjermani për të kryer studimet apo për punësim. Për më tepër, çdo ditë në…

Read More

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë do të nënshkruajnë nesër (e enjte) marrëveshjen e daljes bashkë në zgjedhjet e 14 majit 2023. Po ashtu edhe nesër do të përcaktohet data e protestës së ardhshme kombëtare. Gjatë mëngjesit të sotëm, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ai i Partisë Demokratike, Sali Berisha qëndruan për më shumë se 30 minuta në zyrën e këtij të fundit për të diskutuar lidhur me daljen me një kandidat në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Read More