Author: tirana

Presidenti rus, Vladimir Putin është i fiksuar pas akullores, një produkt që e gjen pothuajse në çdo vakt të tij. “Rusia nga kuzhina”, një libër i Witold Szablowski për historinë gastronomike të vendit, tregon se në të gjitha ëmbëlsirat që mbërrijnë në tryezën e Putinit ka “të paktën një lugë akullore”. Në të njëjtin libër, tregohet momenti në të cilin Vladimir Putin i shërbeu Presidentit të Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko. Atë ditë, ata gatuan sallatë kungulli me domate dhe djathë, fileto kallamari me pure karotash, supë bizele dhe quinoa. Për pjatën kryesore, Putin zgjodhi një fileto viçi të bardhë me presh…

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta këtë të mërkurë ishte në selinë e Partisë Demokratike, ku është pritur nga kryetari Sali Berisha, dhe nesër mësohet se do të nënshkruhet marrëveshja për zgjedhjet lokale. Pas takimit, për mediat Ilir Meta tha se i propozoi Berishës një super emër politik për ”Parlamentin” e Tiranës, kjo për kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Ai theksoi se respektojnë primaret e Sali Berishës dhe se në disa zona do të fusë edhe Partia e Lirisë kandidatët e tyre në primare. “Jemi në një sintoni të plotë. Kryetari i ardhshëm i bashkisë së opozitës që…

Read More

Në fushatën zgjedhore, kryeministrja e re e Italisë, Giorgia Meloni, që vjen nga skeptri i djathtë ekstrem premtoi që të ndërpresë pak a shumë rrymat e migracionit që vijnë në Itali nga Afrika e Veriut, nëpërmjet detit. “Ne propozojmë krijimin e një bllokade detare, sepse siç e kemi shpjeguar me mijëra herë, kemi të bëjmë me një mision të përbashkët europian me shtetet e Afrikës Veriore, për të ndaluar së bashku tregtinë e mishit të bardhë dhe për të krijuar në territorin afrikan qendra që të vihen nën administrimin e përbashkët. Atje duhet të bëhet kontrolli i kërkesave për azil…

Read More

U kallëzua për aksin Kardhiq-Delvinë, SPAK-u i komunikon këtë të mërkurë akuzën ish-drejtoreshës së ARRSH-së, Sonila Qatos. Kjo është hera e dytë që Qato është paraqitur në SPAK. Arsyeja e parë që Qato u thirr në SPAK lidhet me një kallëzim që ka bërë Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe e dyta për tenderin Kardhiq-Delvinë. Në janar të vitit 2020 Kontrolli i Lartë i Shtetit bëri kallëzim në prokurori për ish-Drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Sonila Qato dhe 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Sipas KLSH-së, ata shkelën procedurat e tenderimit për tunelin e rrugës Kardhiq-Delvinë me vlerë 19…

Read More

Regjisori Eduart Grishaj, thotë se të kesh moderatoren Arbana Osmani në film si aktore është shumë e vështirë, sepse bën shumë dubla. I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians”, Grishaj i cili është dhe bashkëshorti i moderatores me të cilën ka dy fëmijë, thotë edhe se ajo është kritikja më e madhe e tij. “Është e vështirë të kesh Arbanën aktore, sepse bën shumë dubla. Arbanës çfarë nuk i thosha dhe çfarë nuk më thoshte. Njeriu më i afërt që kam është Arbana, e cila më ka kritikuar më shumë. Ato që më ka thënë i kam rregulluar. Ndërkohë që…

Read More

Pronat me vlerë 400 mijë euro të Daniele (Oklid) Çela, 34 vjeç, janë sekuestruar këtë të mërkurë nga Policia e Elbasanit. Në njoftimin për shtyp, theksohet se është bërë sekuestrimi i pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme që kanë si burim veprimtari të ndryshme kriminale. Njoftimi i plotë Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, si rezultat i punës gjurmuese dhe hetimore të kryer për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme që kanë si burim veprimtari të ndryshme kriminale, finalizuan operacionin policor…

Read More

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se bujqësia sot po vuan jo vetëm nga lufta, por mbi të gjitha nga arroganca edhe mungesa e vizionit. Teksa me ironi shkruan në një postim në facebook se ”janë bërë xhuftë juristët”, thekson edhe se të rinjtë që kanë braktisur fshatin, me nxitim po lënë Shqipërinë, ndërsa tokën nuk ka kush ta punojë. Postimi i plotë Janë bërë xhufkë juristët! Bujqësia sot po vuan jo vetëm nga lufta por mbi të gjitha nga arroganca edhe mungesa e vizionit! Rritja e çmimit të karburantit, rritja e çmimit të inputeve bujqësore (fertilizuesit) në 3 vitet…

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mëngjesin e kësaj të mërkure ka shkuar herët në selinë e partisë, ku edhe ka shkrepur një foto së bashku me një nga punonjëset. Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruar se janë të përgatitur për pastrim me sanitaren Mara.

Read More

Tetori është muaji Rozë, një muaj me fushata sensibilizuese mbarëbotërore për kancerin e gjirit. Punonjëset e Policisë Rrugore të Tiranës kanë qëndruar në krye të kësaj fushate ndërgjegjësuese dhe gjatë këtyre ditëve, ku kanë dhuruar për gratë dhe vajzat e kryeqytetit, paketa shëndetësore për mbulimin e plotë të vizitave/analizave diagnostikuese për problemet e kancerit të gjirit. Postimi i plotë “Tetori Rozë”, në spektrin human të Policisë së Shtetit. Gratë dhe vajzat janë arkitektet e vërteta të shoqërisë dhe një aset i çmuar, gjithmonë e më i pranishëm, i Policisë së Shtetit. Në kuadër të fushatës sensibilizuese mbarëbotërore “Tetori Rozë”, punonjëset…

Read More

Si kurrë më parë, këngëtarja shqiptare Rita Ora dhe partneri i saj, regjisori i njohur Taika Waititi do të prezantojnë “MTV European Music Awards 2022”, që do të zhvillohet më 13 nëntor në Dusseldorf të Gjermanisë. “Jemi të entuziazmuar të jemi prezantues në MTV EMA të këtij viti dhe të festojmë me muzikantët dhe performancat më të mira nga e gjithë bota. Mezi presim ta ndajmë mbrëmjen me të gjithë këta artistë të talentuar”, njoftoi çifti përmes një postimi në Instagaram. ”MTV EMA 2022” do të jetë hera e parë që dyshja kanë punuar së bashku në një ngjarje publike.…

Read More

SPAK ka përfunduar hetimet për korrupsionin në pikën kufitare të Morinës dhe kërkon gjykim nga GJKKO për 34 persona, mes tyre 32 policë. Ata akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Kontrabandë me mallra, për të cilat paguhet akcizë”, si dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, etj. Personat për të cilët është kërkuar gjykim janë: Fran Kacorri, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Atli Jashari, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”…

Read More

Ekspertët që janë në pritje të një prove bërthamore nga Koreja e Veriut thonë se në atë aktivitet duket se do të përfshihen edhe mbushje bërthamore në miniaturë, të projektuara për t’u vendosur brenda raketave që kanë kapacitetin të godasin Korenë e Jugut. Fuqia e shpërthimit do të ishte e ngjashme me atë të bombave bërthamore që Shtetet e Bashkuara hodhën mbi qytetet japoneze Hiroshima dhe Nagasaki, në gusht të vitit 1945, për t’i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore, thonë ekspertët. Të martën, Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, duke folur në parlament tha se Koreja e…

Read More