Author: tirana

Primaret’ kanë nisur të shfaqen më dukshëm në Partisë Demokratike, ku pritët së shpejti të bëhen publikë emrat e kandidatëve potenciale për bashkitë në vend. Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, është përfolur si një nga kandidatët e mundshëm për bashkinë e Tiranës. Së fundmi Alimehmeti ka dhënë një mesazh lidhur me këto pritshmëri. Në njës status në rrjetet sociale Alimehmeti duke u bazuar tek Primaret në PD-së, fton anëtarët, simpatizantët dhe demokratët që të vendosin ata dhe jo kryetari. Alimehmeti flet si kandidat i PD për Tiranën, mesazh demokratëve: Vota juaj, jo e kryetarit…!Mjeku Ilir Alimehmeti…

Read More

Qeveria e re e Melonit ka marrë dritën jeshile nga Dhoma Ekzekutive. Meloni fitoi besimin e Dhomës së Deputetëve me 235 vota pro dhe 154 vota kundër. Në votim pati 5 vota abstenim. “Solemniteti i këtij vendi është i tillë që nuk kam mundur të ndërhyj kurrë pa emocion dhe respekt, pavarësisht sa e kam vizituar. Sot është edhe më e vërtetë”. Kështu nisi fjala e Giorgia Melonit në sallë, e cila foli për një moment të madh përgjegjësie për të gjithë dhe që falënderoi paraprakisht të gjithë të pranishmit, “pavarësisht zgjedhjes që do të bëjë secili prej deputetëve”. Ajo…

Read More

Gazetari dhe moderatori i njohur Blendi Fevziu dha pak ditë më parë lajmin se pranë Autoritetit të Dosjeve gjendej dosje për ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova. Nisur nga kërkesat e shumta, Fevziu ka publikuar një video nga leximi që u ka bërë materialeve. “Meqë shumë vetë më kanë pyetur. Kjo është dosja që Sigurimi i Shtetit ka mbajtur për Ibrahim Rugovën që në vitin 1970. Gjendet e deklasifikuar në Autoritetin e Dosjeve”, shkruan moderatori mbi videon e shpërndarë. Dosja e përgatitur nga spiunët e ish-Sigurimit famëkeq të Shtetit përmbante “informata” dhe një “raport survejimi” për presidentin e parë të Republikës…

Read More

Shërbimi norvegjez kundër spiunimit ka arrestuar një burrë që ka punuar në një projekt kërkimor universitar të Norvegjisë, nën dyshimet se është spiun rus. Burri është arrestuar në qytetin Tromsoe më 24 tetor, ka thënë transmetuesi publik NRK, duke cituar Policinë norvegjeze. Burri ka arritur në Novegji më 2021, duke u prezantuar si shtetas i Brazilit, mirëpo shërbimet norvegjeze të sigurisë besojnë se ai është rus. Ky burrë, që nuk është identifikuar, përbën “kërcënim për interesat thelbësore” të Norvegjisë, vend anëtar i NATO-s, andaj duhet të dëbohet, kanë thënë autoritetet. Shërbimet e sigurisë janë të shqetësuara “se ai mund të…

Read More

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja deklaroi sot në një prononcim për mediat se gjyqtarë dhe prokurorë të SPAK-ut janë kërcënuar dhe shantazhuar. Për këto deklarata, ish-deputeti i PS-së, Spartak Braho tha se SHBA duhet të veprojë, duke iu referuar ambasadores Yuri Kim. Në një intervistë për emisionin “Frontline”, Braho tha se Kim nuk duhet të bëjë më deklarata, por të veprojë dhe të publikojë emrat e atyre personave që kanë kërcënuar gjyqtarët dhe prokurorët. Sipas ish-deputetit, kryeministri Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë qenë dy figurat që kanë sulmuar më shumë SPAK-un.…

Read More

E mbani mend këngëtarin nga Fieri Erion Korini, i cili preferonte muzikën pop dhe ka bashkëpunuar edhe me Greta Koçin në baladën “Kush ka faj”. Në një dalje të rrallë televizive, në “Aldo Morning Shoë” ai tregoi eksperiencën e tij me zgjedhjen e njeriut të jetës dhe konsultimin me prindërit. Këngëtari kujton veten në moshën 20-vjeçare kur ai u dashurua me një vajzë dhe nuk e kuptonte arsyen pse duhej të fliste me prindërit për këtë. Megjithatë, sot ai tha se ka ndryshuar mendje. “Unë kujtova ca episode të miat kur isha i ri, e lidha me veten time 20…

Read More

Më shumë se 29.000 njerëz kanë vdekur teksa kanë tentuar të migrojnë në Evropë prej vitit 2014, ka thënë Organizata Ndërkombëtare për Migrim në raportin e saj të fundit. Mbi 5.000 viktima janë regjistruar vetëm në dy vjetët e fundit. Projekti i agjencisë së OKB-së për migrantët e zhdukur, ka paralajmëruar për “rritje të numrit të vdekjeve në Mesdhe, në kufijtë tokësorë të Evropës dhe brenda kontinentit”. Sipas raportit, rruga më vdekjeprurëse vazhdon të jetë në qendër të Mesdheut, ku 2.836 migrantë dhe refugjatë kanë vdekur prej janarit të vitit 2021, teksa kanë tentuar të arrijnë në Itali apo Maltë…

Read More

Ish-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane Wess Mitchell, tha të martën se nuk është koha për provokime nga asnjë palë në Ballkan që mund të çojë në një konflikt, ndërsa bëri thirrje për shtimin e veprimeve diplomatike për zgjidhjen e problemeve në rajon. Ai i bëri këto komente në Prishtinë në kuadër të takimit të nivelit të lartë Ballkani Perëndimor 2022 i organizuar nga “The economist”, ku diplomatë amerikanë e evropianë, udhëheqës vendas e analistë diskutuan për Ballkanin Perëndimor dhe pasojat e ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë. Zoti Mitchel, i cili ka shërbyer si Ndihmës Sekretar amerikan i…

Read More

Shqipëria do të luajë një tjetër miqësore dhe këtë herë bëhet fjalë për vendin që organizon Botërorin 2022. Në FSHF se është arritur marrëveshja me Federatën e Katarit për zhvillimin e një ndeshjeje miqësore në datën 9 nëntor në Spanjë. Mbetet për t’u fiksuar tashmë ora e zhvillimit të ndeshjes dhe stadiumi në vendin iberik ku dhe është caktuar si miqësore. Kujtojmë që nesër (ora 16:45), Shqipëria do të luajë kundër Arabisë Saudite. Ky takim nuk do të ketë spektatorë dhe as nuk do të transmetohet nga ndonjë televizion për shkak të vendimit të marrë nga federata arabe. Gjithashtu kuqezinjtë…

Read More

Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja për vrasjen e një 53-vjeçari nga dy vëllezër shqiptarë në Halkidiki të Greqisë. Sipas informacioneve dhe asaj që raportojnë dëshmitarët okularë, gjithçka ka ndodhur rreth orës 23:00 të së enjtes, kur dy vëllezërit, një 27-vjeçar dhe një 47-vjeçar, kanë shkuar në shtëpinë ku jetonte viktima me familjen e tij. 27-vjeçari, i cili ishte në një lidhje romantike me vajzën e viktimës, ka plagosur me thikë djalin 24-vjeçar të viktimës, ndërsa ka shtyrë edhe partneren e tij 18-vjeçare. Më pas, vëllai i shqiptarit ka goditur viktimën në shpinë me sëpatë. Pjesa më e madhe…

Read More

Videoja ku një qytetar i ankohet kancelarit gjerman Olaf Scholz për rritjen e çmimit të donerit është bërë virale. Gjatë vizitës së kancelarit gjerman në qytetin jugor të Mynihut, Scholz është përballur me një qytetar, teksa vendoste në dukje krizën e çmimeve. “Paguaj tetë euro për një doner. Ju lutem flisni me Vladimir Putin, unë do doja të paguaja katër euro për sufllaqen, jo 8”, dëgjohet të thotë burri. Gjithashtu, ai i kërkoi kancelarit gjermane të bisedonte me presidentin rus për të siguruar furnizimin me gaz natyror. Scholz i buzëqeshi burrit, por nuk bëri asnjë koment me tej.

Read More

Shkrimtari dhe diplomati Pëllumb Kulla thotë se ligji i dosjeve i miratuar pak ditë më parë nga Kuvendi është tepër i vonuar në raport me shtete të tjera që kanë qenë në të njëjtat kushte para 30 vjetësh dhe e kanë bërë me kohë ligjin. Në një intervistë për Euronews Albana Kulla u shpreh se dosjet nuk janë hapur qëllimisht prej atyre që kanë qenë në pushtet pasi u duheshin për të qeverisur. Sipas Kullës, PD duhet ta kishte me kohë ligjin e dosjeve ndërsa të majtët edhe pse me vonesë duhen përgëzuar që e miratuan një ligj të tillë.…

Read More