Blerja e klikimeve është kthyer në një çështje shumë të diskutuar për këngëtarët që marrin pjesë në festivalin Kënga Magjike. Drejtuesi i Acromax Aldor Nini, thotë se ky veprim është jo profesional dhe shkakton një çrregullim të tregut muzikor. Përsa i përket artistëve të Kënga Magjike, Nini sqaron se deri më tani janë 7 artistë. “Ka [artistë që kanë blerë klikime], jo vetëm për këtë edicion por edhe për shumë vite të tjera përpara këtij edicioni të Këngës Magjike. Unë kam telefonuar secilin artist që ka blerë klikime për festivalin. Janë shtatë artistë [këtë vit]. Jo për tu thënë që…
Author: tirana
Të shtënat me armë zjarri që u regjistruan një natë më parë në Shkodër dyshohet se kanë ndodhur pas një konflikti të çastit. Sipas Policisë, të shtënat kanë ardhur pas një sherri mes tre personave, dy prej tyre vëllezër. Kristian Fermosi qëlloi me armë zjarri drejt makinës së vëllezërve Ardian Kiri dhe David Kiri.
Kombëtarja shqiptare e Futbollit, do të luajë këtë të mërkurë miqësoren me Arabinë Saudite, në Abu Dabi. Miqësorja nuk do të transmetohet në asnjë televizion, shqiptar apo të huaj. Kjo për shkak të kërkesës që ka bërë Federata Arabe e Futbollit. Arabia Saudite është një ndër skuadrat e kualifikuara për në Botërorin e Katarit dhe është në një grup me Argjentinën, Meksikën dhe Poloninë. Për ta takimi me Shqipërinë është tepër i rëndësishëm dhe nuk duan që kjo ndeshje të jetë pikë referimi për rivalët e grupit. Me grupin u bashkuan edhe 5 lojtarët të cilët kanë qenë të impenjuar…
Zyrtarët që punojnë për administatën lokale të Moskës, dhe autoritetet federale në kryeqytet, janë duke i ikur mobilizimit të pjesshëm ushtarak, sipas disa raportimeve në media. “Në disa departamente të administratës lokale, numri i punëtorëve meshkuj që kanë ikur nga Rusia ka arritur në 20 deri në 30 për qind të të gjithë stafit”, ka raportuar faqja, Vyorstka. Specialistët e teknologjisë informative, në veçanti, kanë ikur në Kazakistan, Kirgizi, Taxhikistan dhe Uzbekistan, ka thënë kjo faqe. Kjo për faktin se shumë shërbyes civilë, sidomos në nivel administrativ, nuk kanë imunitet nga thirrjet e tilla, pasi nuk konsiderohen “staf i domosdoshëm”,…
Mëngjesin e kësaj të mërkure, kryeministri Edi Rama e ka nisur me pamje nga kantieri i Liqenit në Paskuqan. Teksa uron ndjekësit për një ditë të mbarë, Rama thekson se vijon puna për pedonalen e re, me zonën e gjelbër, pistën e vrapit dhe korsinë e biçikletave. ”MIRËMËNGJES dhe me kantierin e Liqenit të Paskuqanit, ku vijon puna për pedonalen e re, me zonën e gjelbër, pistën e vrapit dhe korsinë e biçikletave, ju uroj një ditë të bukur”,-shkruan Rama.
“Pakëz diell”, e kënduar nga 11 vjeçarja Kejtli Gjata, ka fituar “Junior Fest Albania 2022″. Poezia është krijim i vetë Kejtlit ndërsa muzika është e Endri Muçës. Kënga fituese është me thirrjen kumbuese për paqe dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 20-të të ”Junior Eurovision Song Contest 2022”, që do të zhvillohet në 11 dhjetor në Jerevan të Armenisë. “Sa herë të kesh nevojë për mua edhe frymën do ta jap”, është një nga vargjet tërheqëse të këngës së saj.
Dashi Këtë të mërkurë dhe të enjte, pak maturi nuk është gjë e keqe. Me Akrepin mund të lindin probleme në dashuri. Situata në spektrin e punës sjell diçka të mirë. Demi Ka konfuzion në ajër, për një deklaratë të thënë keq ndaj ka rrezik për një sherr të kotë. Jeta ju shtyn të krijoni përvoja të reja edhe në nivel pune. Binjakët Ditët në vijim janë interesante, ka edhe një ngarkesë të mirë sensualiteti. Në nivel biznesi, është më mirë nëse e shqyrtoni mirë situatën. Gaforrja Këtë të mërkurë jeni më energjikë. Përfitoni nga ky moment në dashuri. Investimet…
Këtë të mërkurë, temperaturat minimale parashikohen 8-14 gradë , gjatë ditës do të luhaten 20-22°C në veri deri në 25-27°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim veri-perëndim me shpejtësi 8-10 m/sek dhe dallgëzim të forcës 2- ballë në det të hapur. Në mëngjes mjegulla ka qenë e pranishme në verilindje, gjatë ditës moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta zonën verilindore.
Operatori i energjisë bërthamore të Ukrainës tha të martën se forcat ruse po kryenin punë sekrete në centralin më të madh bërthamor në Europë, aktivitet që mund të hedhë dritë mbi pretendimet e Rusisë se ushtria ukrainase po përgatit një “provokim” që përfshin një pajisje radioaktive. Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu bëri një pretendim të pabazuar në fakte se Ukraina po përgatitej të lëshonte një të ashtuquajtur bombë me elementë radioaktivë. Shoigu e bëri akuzën gjatë fundjavës në telefonatat me homologët e tij britanikë, francezë, turq dhe amerikanë. Britania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara e hodhën poshtë këtë pretendim…
Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’. Ditën e sotme moderatorja ka zhvilluar një ‘Ask’ me ndjekësit e saj një Instastory, ku u është përgjigjur disa pyetjeve e padyshim që kureshtja e ndjekësve në lidhje me raportin e saj me moderatoren Xhemi Shehu është e madhe. Kjo ndodh pasi këtë sezon të dyja bukuroshet moderojnë programin e humorit, “Portokalli”, por kjo nuk është hera e parë që ato bashkëpunojnë. Si ndihesh tani që po bashkëpunon me Xhemin? Jemi…
Ndërsa policia vijon me aksionet kundër krimit të organizuar në qytetin e Elbasanit, nënkomisarja Policisë, Anisa Kostani, vijon e rrethuar nga gjarpërinjtë, një pasion që tashmë e ka bërë të ditur. Teksa policia ishte në aksion, ku arrestoi Luis Gaxhin dhe Rigers Spahiun, që dyshohet se po përgatisnin një vrasje, policja ‘hot’ vijonte ‘aksionin’ e saj nëpër Evropë. Anisa Kostani ka pozuar edhe brenda një ‘gjarpëri’ gjigand. Kostani u pezullua disa javë më parë nga Gledis Nano për gjuhë jo etike dhe sjellje jo normale, por komisarja e rikthye në detyrë, ndërsa Nano u shkarkua si drejtor i Përgjithshëm i…
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ironizoi përmes një statusi në rrjete sociale deklaratat e Gabriel Escobar, i cili foli për shpalljen non grata të Sali Berishës, deklaratën e Ramës për ambasadorët dhe për shqetësimet për amnistinë fiskale. Paloka thotë se deklaratat e Escobar janë të çuditshme pasi nga njëra anë dënon amnistinë e Ramës, korrupsionin, por edhe e falenderojnë këtë të fundit dhe qeverinë. POSTIMI: E kam pak të vështirë ta përkthej këtë…Domethënë: “Shqipëria është një vend ku ka pllakosur korrupsioni kohët e fundit “ qeveria po fut dhe amnistinë e kundërshtuar nga FMN, BB dhe…