Author: tirana

Emisioni Unikotrajtoi historinë e vrasjes së Florian Lamçja, ngjarje e ndodhur më 30 Korrik 2020 në një lokal në Elbasan. Të dënuar për këtë ngjarje janë shokët e tij Sokol Shanxhaktari dhe Adriano Hajdari, ky i fundit edhe kushëri i largët i viktimës. Nëna e Florian Lamçja, thotë se djali i saj përdorej si “ushtar” nga Sokol Sanxhaktari. Spartak Koka: Çfarë e lidh djalin tuaj me Sokol Sanxhaktarin? Dashuri Lamçja: Unë kam qenë te një shoqja ime që kishte dyqan, pija aty. Florit i thoshin qorr, faktikisht Flori e kishte çarë syrin që i vogël. Edhe u operua dhe nuk shihte…

Read More

Një qytetar ka humbur betejën me COVID gjatë 24 orëve të fundit në vend. Bëhet fjalë për një 71-vjeçar nga Tirana Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 741 testime të kryera kanë dalë pozitivë me COVID 40 qytetarë. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Janë shëruar 35 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të rikuperuarve në 327,831 që nga fillimi i epidemisë.

Read More

Për shkak të mungesës së energjisë dhe ngrohjes, Qeveria në Ukrainë u ka bërë thirrje banorëve të ikur nga lufta, që të mos kthehen deri në pranverën e vitit të ardhshëm. “Nëse keni mundësi, kalojeni dimrin jashtë shtetit!” ka thënë zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk të martën në televizionin kombëtar. Sistemet e energjisë janë jostabile për shkak të sulmeve ruse, ka thënë ai. “Ju e shihni çfarë është duke bërë Rusia, secili e sheh atë gjë. Ju, fëmijët tuaj, gjithë familjarët tuaj që janë të sëmurë, kanë pak mundësi për të lëvizur apo janë edhe në moshë”, ka thënë Vereshchuk. “Ne…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në llogarinë e tij në “Facebook” mesazhin e një qytetari, i cili denoncon se prej 15 ditësh, inspektorët e higjienës kanë dalë për të kryer kontrolle masive në farmacitë e vendit. Në mesazh nënvizohet se grupet e kontrollit kanë gjobitur farmacistët për materiale që i kanë me faturë të fiskalizuar. Sipas tij, ata gjithashtu bëjnë presion për gjoba që varijojnë nga 5-10 milionë lekë. Duke marrë shkas nga mesazhi, ish-kryeministri iu bën thirrje farmacistëve që të kalojnë në greva të përgjithshme. “Gjoba masive antiligjore farmacive në mbarë vendin!Dënoj me ashpërsinë më të madhe dhunën me…

Read More

Luis Hasa ishte protagonist kryesor në fitoren e Juventusit të të rinjve kundër Benfikës në “Youth League”, duke realizuar dy golat që i dhanë tre pikët bardhezinjve. Në minutën e 63’, mesfushori i talentuar shqiptar i cili luan për Italinë barazoi shifrat me anë të një penalltie. Më pas, në minutën e 79’, Hasa realizoi një gol fantastik për të kthyer çdo gjë në favor të Juventusit, që kështu arriti kualifikimin në fazën e 1/16. Në sfidën e radhës, bardhezinjtë do të presin PSG-në për vendin e parë, e cila nëse fitohet nga Juventusi, mund t’i çojë ata direkt në…

Read More

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar u ka bërë thirrje institucioneve shqiptare që ta shqyrtojnë ‘Non Gratën’ e Sali Berishës, pasi vendimi është i bazuar në fakte dhe prova. Në ndryshim nga sa Sali Berisha po përpiqet që ta paraqesë para demokratëve, se shpallja e tij ‘Non Grata’ ka ardhur si pasojë e ndikimit të George Soros, por edhe si faj i ambasadores Yuri Kim, Escobar e ka bërë të qartë se nuk është një vendim individual dhe as politik. Futja Berishës në listën e zezë, ka sqaruar Escobar, ka ardhur për shkak të korrupsionit që kanë zbuluar…

Read More

Presidenti amerikan Joe Biden ka bërë gafën e radhës dhe këtë herë ka të bëjë me kryeministrin e ri britanik, Rishi Sunak. Biden u përpoq të shqiptonte saktë emrin e Rishi Sunak gjatë fjalimit të tij në Shtëpinë e Bardhë në festivalin hindu të Diwali. “Rashi Sanuk është tani kryeministër”, tha Joe Biden entuziast teksa audienca kuptoi se ishte një gabim. Presidenti pati disa vështirësi me emrin e Sunak, duke bërë disa përpjekje të dështuara para se ta quante Rashi Sanuk.

Read More

Drejtuesi i Acromax Aldor Nini, ka treguar se si shqiptarët blejnë klikime. Ai shprehu se ky veprim nuk është thjesht jo etik, por mbi të gjitha jo profesional dhe shkakton një çrregullim të tregut muzikor. Përsa i përket artistëve të Kënga Magjike, Nini sqaroi: “Ka artistë që kanë blerë klikime, jo vetëm për këtë edicion por edhe për shumë vite të tjera përpara këtij edicioni të Këngës Magjike. Unë kam telefonuar secilin artist që ka blerë klikime për festivalin. Janë shtatë artistë [këtë vit]. Jo për t’u thënë që e di, por për t’u shpjeguar si mund të bëjnë marketing…

Read More

Në planin e masave që Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë për kursimin e energjisë elektrike është edhe ai që detyron çdo institucion publik në vend që të ulë me 15% konsumin e energjisë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për këtë çdo institucion ka ngarkuar me detyrën e administratorit të energjisë, një punonjës i cili është përgjegjës për zbatimin dhe arritjen e këtij objektivi. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka mbledhur në një takim të veçantë administratorët e energjisë, me të cilët ka diskutuar mbi masat e marra për zbatimin e aktit normativ…

Read More

Tashmë që 14 Maji është përcaktuar si data e votimit për të zgjedhur pushtetin vendor, topi kalon në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve i cili do duhet të nisë përgatitjet për hartimin e rregullave për këtë proces si dhe blerjen e bazës materiale. Ndërkohë, në kodin zgjedhor janë përcaktuar dhe afatet zgjedhore. Partitë politike apo koalicionet do duhet të bëjnë regjistrimin 60 ditë para zgjedhjeve, ndërsa kandidatët 50 ditë para. Kodi parashikon se partitë që formojnë koalicion të paraqesin një listë të veçuar me kandidatë dhe një listë tjetër të këshillave bashkiakë. Kjo pikë do të jetë një element i rëndësishëm…

Read More

Një 64-vjeçare me inicialet P.Q., ka humbur jetën këtë të martë në Babrru. Sipas të dhënave paraprake nga fqinjët, bëhet me dije se 64-vjeçarja ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të banesës, teksa ishte duke pastruar shtëpinë. Njoftimi: Më datë 25.10.2022, në Babrru, nga shërbimi i Urgjencës, është konstatuar pa shenja jete, në rrugë, shtetasja P. Q., 64 vjeçe. Sipas të dhënave paraprake nga fqinjët, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të banesës së saj, ku ishte duke kryer punë shtëpie. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave…

Read More

Zyrtarët e doganave dhe oficerët e policisë së Berlinit kanë arrestuar pesë shqiptarë, anëtarë të një bande droge. Ata akuzohen se kanë kontrabanduar 136 kilogramë marijuanë në Gjermani me vlerë rreth një milion euro. Sipas “Berliner Zeitung”, hetuesit e Grupit të Përbashkët të Hetimit për Narkotikët kanë ndërmarrë veprime pasditen e së premtes së kaluar. Sipas hetuesve, burrat shqiptarë të moshës 50, 40, 38, 27 dhe 22 vjeç donin të ngarkonin bimë kanabisi pranë një magazine në Velten në veri të Berlinit dhe t’i përgatisnin për rishitje.

Read More